Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Valon Prebreza, ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratën për realizimin e projektit të rrugës së Uglarit.

Përmes një postimi në Facebook, Prebreza ka njoftuar se vlera e kontratës për këtë projekt infrastrukturore është 1.3 milionë euro.
Ai nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me afatin e fillimit apo kohëzgjatjen e punimeve.
“Vazhdojmë me punë konkrete në shërbim të qytetarëve!”, ka shkruar Prebreza.





