Ekspozuan armë në rrjete sociale, policia ua sekuestron një pushkë automatike dhe një snajper

Ekspozuan armë në rrjete sociale, policia ua sekuestron një pushkë automatike dhe një snajper

Ekspozuan armë në rrjete sociale, policia ua sekuestron një pushkë automatike dhe një snajper

Policia e Kosovës ka sekuestruar një pushkë të gjatë automatike, një pushkë snajper dhe 25 fishekë të kalibrave të ndryshëm, pas identifikimit të personave që kishin ekspozuar armë në rrjetet sociale.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në Rahovec, ku zyrtarët policorë, përmes rrugëve operative dhe hetimore, kanë identifikuar personat e dyshuar.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, policia ka kryer kontrolle në objektet e banimit të tyre, ku edhe janë gjetur dhe sekuestruar armët dhe municioni.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit penal për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Rasti është iniciuar nga organet kompetente, ndërsa Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me personat e dyshuar.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Julian Alvarez zbulon porosinë e babait që e ndjek edhe sot: Pa tatuazhe, cigare e alkool

Julian Alvarez zbulon porosinë e babait që e ndjek edhe sot: Pa tatuazhe, cigare e alkool

Real Madridi cakton çmimin për Vinicius Juniorin

Real Madridi cakton çmimin për Vinicius Juniorin

​OVL UÇK paralajmëron protesta nëse Ligji për Specialen vazhdon të zvarritet

​OVL UÇK paralajmëron protesta nëse Ligji për Specialen vazhdon të zvarritet