Akte dhune gjatë protestës së djeshme, tre të arrestuar në Tiranë

Akte dhune gjatë protestës së djeshme, tre të arrestuar në Tiranë

Akte dhune gjatë protestës së djeshme, tre të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës arrestoi tre shtetas dhe vuri nën hetim 18 të tjerë për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të djeshëm.

Gjithashtu u vendosen 44 masa administrative, në bazë të Aktit Normativ, dy prej tyre në vlerën 500 000 lekë.

Sponsor 3M Express

Policia njoftoi se në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës dhe veprimeve të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, u arrestuan shtetasit: E. K., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar trafikndarëset, si dhe ka thyer stendat e reklamave në rrugën “Muhamet Gjollesha”; I. R., 23 vjeç, pasi gjatë shoqërimit në Komisariat ka goditur një punonjës policie, për shkak të detyrës; Një i mitur, 15 vjeç, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”.

Gjithashtu, 18 shtetas të tjerë u proceduan penalisht.

Ndërkohë, në zbatim të Aktit Normativ, janë plotësuar 44 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimit të djeshëm, dy prej të cilave janë në vlerën 500 000 lekë.

Specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Beatrix Ramosaj shfaqet me veshje provokuese nëpër rrugë

Beatrix Ramosaj shfaqet me veshje provokuese nëpër rrugë

Vdes ushtari i pestë kanadez nga plagët e marra në zjarrin në bazën ushtarake

Vdes ushtari i pestë kanadez nga plagët e marra në zjarrin në bazën ushtarake

“Malli” i bashkon, Emra Brah dhe Ermal Fejzullahu sjellin duet të ri (VIDEO)

“Malli” i bashkon, Emra Brah dhe Ermal Fejzullahu sjellin duet të ri (VIDEO)