Aktakuzë ndaj prizrenasve për huadhënie me kamata të larta ndaj dy personave

Aktakuzë ndaj prizrenasve për huadhënie me kamata të larta ndaj dy personave

Aktakuzë ndaj prizrenasve për huadhënie me kamata të larta ndaj dy personave

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.K., për shkak të veprave penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”.

Sponsor 3M Express

Po ashtu, sipas Prokurorisë, E.K., së bashku me të pandehurin A.K., akuzohet për veprën penale “Fajdeja“, të kryer në bashkëkryerje, raporton Klankosova.tv.

“Sipas aktakuzës, nga viti 2021 dhe në vazhdimësi, i pandehuri E.K., duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës B.Ç., i ka dhënë këtij të fundit shuma të ndryshme parash, duke kontraktuar përfitime dukshëm jo proporcionale. Si rezultat i kësaj skeme fajdeje, vetëm në emër të kamatave nga viktima B.Ç., i njëjti merr mbi 400,000 (katërqind mijë) euro”.

“Po ashtu, i pandehuri E.K., me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, përmes kanosjeve serioze dhe presionit, e ka detyruar viktimën B.Ç., që të paguajë kamatat dhe të mos e denoncojë rastin në polici, duke e kanosur me vrasjen e tij dhe të anëtarëve të familjes. Me këto veprime, viktimës i ka shkaktuar dëm pasuror, frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij dhe të familjarëve”.

“Në pamundësi për të përballuar dhe shlyer borxhin, në këtë marrëdhënie hyn edhe viktima e dytë B.B., i cili merr para nga të pandehurit për ta ndihmuar viktimën e parë në shlyerjen e borxhit. Të pandehurit E.K., dhe A.K., për shkak të grumbullimit të kamatave, nga viktima kërkojnë shumën prej 550,000 (pesëqind e pesëdhjetë mijë) euro. Në vijim të këtyre veprimeve, gjatë bisedës me viktimën, i pandehuri i kërkon këtij të fundit shumën prej 450,000 (katërqind e pesëdhjetë mijë) euro, duke i kërkuar që, në emër të kamatave, t’ia kalojë në pronësi lokalet afariste dhe shtëpinë, me vlerë rreth 1 (një) milion euro”.

“Ashtu që, më datë 11.03.2026, së bashku me viktimën dhe nënën e tij, të shkojnë fillimisht në zyrën e përmbaruesit privat, për të vazhduar më pas me procedurat noteriale për kalimin e pronës, mirëpo, si rezultat i zbatimit të masave të veçanta hetimore, ndërhyn policia dhe i arreston të pandehurit”, ka bërë me dije Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Lidhur me të njëjtin rast, Prokuroria ka zgjeruar hetimet edhe në drejtim të veprës penale “Pastrimi i parave”, ka ngrirë disa patundshmëri, si dhe ka propozuar konfiskimin e parave të gatshme, dy (2) automjeteve, akteve të ndryshme noteriale dhe provave të tjera materiale, të cilat ndërlidhen me veprat penale të lartcekura.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e vlerësimit të provave, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Zëvendësimi i qumështit, djathit dhe kosit me alternativa bimore mund të çojë në mungesë vitaminash

Zëvendësimi i qumështit, djathit dhe kosit me alternativa bimore mund të çojë në mungesë vitaminash

Prokuroria nis veprimet për rastin e hyrjes së dyshuar në llogarinë bankare të Përparim Ramës

Prokuroria nis veprimet për rastin e hyrjes së dyshuar në llogarinë bankare të Përparim Ramës

Serafimovski: Investojmë 25 milionë euro në “Strajshtë” për ujitje moderne të 1.500 hektarëve në rajonin e Vallandovës

Serafimovski: Investojmë 25 milionë euro në “Strajshtë” për ujitje moderne të 1.500 hektarëve në rajonin e Vallandovës