Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Pejë, ku janë përfshirë dy vetura.

Si pasojë e përplasjes, njëra nga veturat ka dalë jashtë rrugës, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë për dëme materiale.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione lidhur me rrethanat e aksidentit dhe nëse ka persona të lënduar.
Deri në publikimin e këtij lajmi, nuk dihet nëse nga aksidenti ka persona të lënduar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




