Ajeti: Aquarium Berlin përfshin Kosovën si shtet të pavarur në platformën e saj, pas reagimit të qytetarëve dhe ndërhyrjes diplomatike

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se Aquarium Berlin ka vendosur Republikën e Kosovës në platformën e saj si shtet të pavarur, pas reagimit të qytetarëve dhe angazhimit të vazhdueshëm diplomatik.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Ajeti ka bërë të ditur këtë zhvillim, duke theksuar rëndësinë e reagimit qytetar dhe diplomacisë aktive në adresimin e pasaktësive që lidhen me paraqitjen e Kosovës në institucionet dhe platformat gjermane, shkruan Telegrafi.

“Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete”, ka shkruar ambasadori Ajeti.

Në të njëjtin postim, ai u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të raportojnë në Ambasadën e Kosovës në Gjermani çdo rast kur hasin institucione apo kompani gjermane ku Republika e Kosovës ose qytetet e saj nuk paraqiten në mënyrë korrekte.

Ajeti ka kërkuar që raportimet të shoqërohen me dëshmi përkatëse, në mënyrë që institucionet diplomatike të kenë mundësi të adresojnë dhe kërkojnë korrigjimin e këtyre pasaktësive.

Për këtë qëllim, Ambasada e Kosovës në Gjermani ka vënë në dispozicion adresën zyrtare të postës elektronike: embassy.germany@rks-gov.net.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur përfaqësimi i saktë i Republikës së Kosovës në institucionet dhe platformat ndërkombëtare mbetet një çështje me rëndësi për diplomacinë kosovare dhe mërgatën shqiptare.

Angazhimi i qytetarëve në evidentimin e rasteve të tilla dhe bashkëpunimi me përfaqësitë diplomatike konsiderohen pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për të siguruar paraqitjen e drejtë të Kosovës në arenën ndërkombëtare./Telegrafi/

Lexo edhe

“Rrezik për fëmijët tanë“-Këshilli i Prindërve të shkollës “Ismail Qemali“ kërkojnë të bojkotohet mësimi të premten

“Rrezik për fëmijët tanë“-Këshilli i Prindërve të shkollës “Ismail Qemali“ kërkojnë të bojkotohet mësimi të premten

Atletico Madridi synon dy talentët e Barcelonës për janar

Atletico Madridi synon dy talentët e Barcelonës për janar

Gërvalla: Drejtësia duhet ta thotë fjalën e saj për Astrit Deharin

Gërvalla: Drejtësia duhet ta thotë fjalën e saj për Astrit Deharin