AI-ja do të zhdukë shumë profesione. Çfarë duhet të studiojnë gjeneratat e reja?

AI-ja do të zhdukë shumë profesione. Çfarë duhet të studiojnë gjeneratat e reja?

AI-ja do të zhdukë shumë profesione. Çfarë duhet të studiojnë gjeneratat e reja?

Shumë liderë të teknologjisë në botë thonë se inteligjenca artificiale do ta tejkalojë njerëzimin për nga performanca në të gjitha fushat me përfitime ekonomike, brenda dekadës së ardhshme.

Sponsor 3M Express

Kjo bëhet e ditur në librin orientues për njerëzimin në epokën e inteligjencës artificiale, “What Should my Children Do?” nga Daniel Susskind, profesor i biznesit në Kolegjin Gresham në Londër. Ai thotë se është e vështirë të dihet se si do të duket e ardhmja.

Sidoqoftë, ajo që dihet është se fëmijët tanë do të jetojnë në një botë ku dominon inteligjenca artificiale, u shpreh ai.

Ndër të tjera, Susskind shpjegon se strategjia e zhvillimit të aftësive në këtë drejtim nuk ofron garanci për të ardhmen në epokën e inteligjencës artificiale, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Çfarë profesionesh duhet të ndjekin fëmijët në të ardhmen?

Daniel Susskind thotë se është e vështirë të parashikohet se cilat profesione do të jenë të kërkuara në të ardhmen, për shkak të zhvillimit të shpejtë të inteligjencës artificiale. Për këtë arsye, ai nuk rekomandon që fëmijët të orientohen drejt profesioneve që supozohet se do të jenë të paprekshme nga teknologjia.

Sipas tij, fëmijët duhet ta nisin orientimin profesional nga pyetja se cilat probleme dëshirojnë t’i zgjidhin gjatë jetës së tyre. Për shembull, nëse duan të kontribuojnë në përmirësimin e qasjes në drejtësi apo në ndihmën që njerëzit të jetojnë më gjatë dhe më shëndetshëm, këto janë fusha ku nevoja njerëzore do të vazhdojë të ekzistojë.

Susskind vlerëson se ndër profesionet që mund të kenë vlerë të veçantë në të ardhmen janë ato ku rëndësi nuk ka vetëm rezultati i punës, por edhe mënyra se si ajo kryhet dhe përfshirja njerëzore.

Ai përmend konkretisht:

– Shëndetësinë – sepse, pavarësisht aftësive të inteligjencës artificiale, prania dhe përkujdesja e një njeriu ndaj pacientit do të mbeten të rëndësishme.

– Mësimdhënien – sepse mësuesit njerëzorë do të vazhdojnë të kenë rol thelbësor në edukimin e nxënësve dhe në zhvillimin e vlerave të tyre.

– Punën sociale – sepse ndihma dhe mbështetja e drejtpërdrejtë nga një person tjetër kanë rëndësi përtej vetë shërbimit që ofrohet.

– Artin – sepse vlera e një vepre nuk qëndron vetëm te rezultati artistik, por edhe te fakti që ajo është krijuar nga një qenie njerëzore. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Ishte nën hetime për devijimin e hetimeve për vrasjen e gjyqtarit Paolo Borsellino, vdes ish-kreu i Policisë italiane

Ishte nën hetime për devijimin e hetimeve për vrasjen e gjyqtarit Paolo Borsellino, vdes ish-kreu i Policisë italiane

“Dhuro Made in Kosova”, produktet vendore do të promovohen falas në tri platforma online deri në fillim të vitit 2027

“Dhuro Made in Kosova”, produktet vendore do të promovohen falas në tri platforma online deri në fillim të vitit 2027

“Thellësisht zhgënjyes”, Franca kritikon ashpër propozimin e ri për buxhetin afatgjatë të BE-së

“Thellësisht zhgënjyes”, Franca kritikon ashpër propozimin e ri për buxhetin afatgjatë të BE-së