Victoria’s Secret ka prezantuar fushatën festive për vitin 2026, të titulluar “And To All a Good Time”, në të cilën shfaqen disa nga modelet më të njohura të brendit.

Për fotografitë e realizuara nga fotografja Carlijn Jacobs kanë pozuar emra të njohur të industrisë së modës, përfshirë Adriana Limën, Candice Swanepoel, Alex Consani, Anok Yai dhe Paloma Elsesser.
Të gjitha modelet së fundmi morën pjesë edhe në sfilatën e madhe të Victoria’s Secret në Los Angeles.
Adriana
Ngjyrat festive dhe shkëlqimi në qendër të koleksionit
Fushata është realizuar në një ambient dimëror, ndërsa koleksioni karakterizohet nga motive të larmishme, ngjyra e kuqe tradicionale e festave dhe detaje me shkëlqim.
Koleksioni përfshin veshje për gjumë, të brendshme dhe modele më elegante me temina, të menduara për periudhën festive të fundvitit.
Candice dhe Adriana
Udhëzues për dhuratat e festave
Krahas fushatës, Victoria’s Secret ka publikuar edhe një udhëzues për dhurata, me qëllim që të lehtësojë përzgjedhjen e tyre gjatë festave.
Përveç të brendshmeve, në këtë udhëzues përfshihen edhe produkte nga linja e bukurisë, si parfume dhe produkte për kujdesin e trupit.
Një nga risitë kryesore të prezantuara është parfumi “Bombshell Desire”. /Telegrafi/
Adriana
Candice
Victoria’s Secret





