“Krenar që i dola zot vendit”, me këtë mesazh nga fjalimi i Rexhep Selimit para trupit gjykues në Hagë, bashkëshortja e tij, deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi, ka kujtuar 6-vjetorin e arrestimit të tij.

Ajo ka zgjedhur të sjellë sërish në vëmendje fjalët e Selimit përballë Zyrës së Prokurorit të Specializuar, si një kujtesë për rrugëtimin e tij dhe sakrificën për vendin.
Postimi i saj:
UÇK n’Kosovë!
UÇK n’Hagë!
UÇK një herë,
UÇK gjithmonë!
“Koha se kur do të kthehem në Kosovë tash e tutje varet nga vendimi juaj, por Prokuroria duhet ta kish kuptuar se, kurdo që të kthehem, unë do të kthehem në Kosovën e lirë, në Kosovën për të cilën jam krenar që i kam dalë zot në kohën më të duhur dhe për lirinë e së cilës kam qenë dhe mbetem i gatshëm ta jap edhe jetën, sa herë që do të kërkohej nga unë.”
Rexhep Selimi
Burimi: Insajderi




