28 Nëntori i artë për boksin shqiptar, Granit Shala nokauton kundërshtarin në raundin e fundit në Dyseldorf

Boksierët shqiptarë po shkëlqejnë në mbrëmjen e 28 Nëntorit në Dyseldorf të Gjermanisë, ku Granit Shala ka regjistruar një fitore të rëndësishme me nokaut ndaj islandezit Kolbeinn Kristinsson.

Sponsor 3M Express

Shala arriti ta përmbyllte me sukses duelin në raundin e tetë, atë të fundit, duke e rrëzuar kundërshtarin në ringun e “Merkur Spiel-Arena”.

Kjo fitore ka rëndësi të veçantë për boksierin shqiptar, pasi ishte paraqitja e tij e parë pas humbjes nga Petar Milas, më 10 janar 2026.

Para kësaj përballjeje, Shala kishte një bilanc prej 18 fitoresh dhe dy humbjesh, ndërsa kundërshtari i tij islandez numëronte 20 fitore dhe vetëm një humbje.

Me këtë triumf, Shala i është bashkuar Arbnor Jasharit, i cili më herët kishte fituar me nokaut në raundin e dytë ndaj Yoel Rivas Perez.

Ndërkohë, në program ka pasur edhe një ndryshim, pasi Kamer Maloku nuk do të përballet me Simon Zachenhuberin për shkak të mosmarrëveshjeve kontraktuale.

Vëmendja kryesore e mbrëmjes mbetet te Nelson Hysa, i cili pritet të ngjitet në ring kundër gjermanit Agit Kabayel, në një duel për titullin botëror WBC në kategorinë e peshave të rënda.

Hysa synon një fitore historike për boksin shqiptar, por përballë do të ketë një kundërshtar të pamposhtur në boksin profesionist, me 27 fitore në po aq përballje, 19 prej tyre me nokaut.

Në anën tjetër, boksieri shkodran hyn në këtë sfidë me 25 fitore, 23 prej të cilave i ka siguruar me nokaut.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

LEX | Dyshohet se ua mundësonte shfrytëzimin seksual të vajzave të saj të mitura në këmbim të parave – paraburgim për nënën dhe dy të dyshuarit e tjerë

LEX | Dyshohet se ua mundësonte shfrytëzimin seksual të vajzave të saj të mitura në këmbim të parave – paraburgim për nënën dhe dy të dyshuarit e tjerë

114-vjetori i Pavarësisë, Begaj: Shqipëria më pranë se kurrë rrugës europiane

114-vjetori i Pavarësisë, Begaj: Shqipëria më pranë se kurrë rrugës europiane

Bilanci i protestës në Tiranë: 35 të lënduar në spitale, mes tyre 12 protestues dhe 12 policë

Bilanci i protestës në Tiranë: 35 të lënduar në spitale, mes tyre 12 protestues dhe 12 policë