25 zyrtarë certifikohen për shuarjen e zjarreve në Akademinë e Sigurisë

25 zyrtarë certifikohen për shuarjen e zjarreve në Akademinë e Sigurisë

25 zyrtarë certifikohen për shuarjen e zjarreve në Akademinë e Sigurisë

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka përfunduar me sukses trajnimin për përdorimin e mjeteve themelore për shuarjen e zjarrit, i cili u mbajt më 5 nëntor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Sponsor 3M Express

Në këtë trajnim morën pjesë 25 zyrtarë nga Ministria e Ekonomisë dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Vushtrri, të cilët patën mundësi të fitojnë njohuri teorike dhe praktike për përdorimin e pajisjeve kundër zjarrit dhe reagimin në situata emergjente.

Sipas njoftimit të AME-së, gjatë pjesës praktike pjesëmarrësit demonstruan përdorimin e aparateve për shuarjen e zjarrit në situata të simuluara, me qëllim të rritjes së gatishmërisë për ndërhyrje të sigurt dhe efektive.

Agjencia ka theksuar se trajnimet e tilla janë të rëndësishme për ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe forcimin e kulturës së parandalimit dhe sigurisë.

“Parandalimi, përgatitja dhe reagimi profesional janë tri shtyllat kryesore të sigurisë dhe mbrojtjes së jetës dhe pronës”, thuhet në njoftimin e AME-së.

Në fund, AME ka përgëzuar pjesëmarrësit për përfundimin e suksesshëm të trajnimit dhe i ka falënderuar për bashkëpunimin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Real Madridi nis kërkimin për pasardhësin e Courtois, tre portierë në listën e dëshirave

Real Madridi nis kërkimin për pasardhësin e Courtois, tre portierë në listën e dëshirave

Këngëtari Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Këngëtari Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kosova dhe Shqipëria stërviten bashkë në Prevallë për Kërkrim-Shpëtim Malor

Kosova dhe Shqipëria stërviten bashkë në Prevallë për Kërkrim-Shpëtim Malor