25 familje në Podujevë ndihmohen me dru për ngrohje dhe pako ushqimore

25 familje në Podujevë ndihmohen me dru për ngrohje dhe pako ushqimore

25 familje në Podujevë ndihmohen me dru për ngrohje dhe pako ushqimore

Komuna e Podujevës, në bashkëpunim me organizatën “Sharjah Charity International” nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shoqatën “Shqiptarët për Shqiptarët”, ka ndihmuar 25 familje në nevojë me nga katër metra kub dru për ngrohje dhe pako ushqimore.

Sipas njoftimit të Komunës së Podujevës, përzgjedhja e familjeve përfituese është bërë nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, financimi është siguruar nga organizata nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa realizimi i aktivitetit është bërë nga Shoqata “Shqiptarët për Shqiptarët”.

Sponsor 3M Express

Po ashtu, në kuadër të këtij aktiviteti, me pako ushqimore janë ndihmuar edhe pesë familje të tjera që jetojnë në lagjen “Shqiptarët për Shqiptarët”.

Ky aktivitet synon të ofrojë mbështetje për familjet në nevojë, duke ua lehtësuar përballimin e shpenzimeve për ngrohje dhe furnizim me ushqime.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Edhe shkolla “Mehmet Gjevori” bojkoton mësimin, prindërit alarmohen për higjienën dhe mungesën e ngrohjes

Edhe shkolla “Mehmet Gjevori” bojkoton mësimin, prindërit alarmohen për higjienën dhe mungesën e ngrohjes

Ferrari elektrike nuk ka dalë ende në treg, por blerësit ia kanë zënë radhën deri në vitin 2028

Ferrari elektrike nuk ka dalë ende në treg, por blerësit ia kanë zënë radhën deri në vitin 2028

Elshani: Arrihet marrëveshja me grevistët, mësimi pritet të vazhdojë normalisht

Elshani: Arrihet marrëveshja me grevistët, mësimi pritet të vazhdojë normalisht