Elshani: Arrihet marrëveshja me grevistët, mësimi pritet të vazhdojë normalisht

Elshani: Arrihet marrëveshja me grevistët, mësimi pritet të vazhdojë normalisht

Elshani: Arrihet marrëveshja me grevistët, mësimi pritet të vazhdojë normalisht

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, ka bërë të ditur se Komuna ka arritur marrëveshje me sindikatën e punëtorëve grevistë dhe se puna e tyre e rregullt pritet të rifillojë të mërkurën. Deri atëherë, mirëmbajtja e ambienteve shkollore do të mbulohet nga ndërmarrjet publike.

Elshani për RTKlive ka treguar se këtë reagim ua ka dërguar përfaqësuesve të Këshillit të Prindërve të shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë, pas shqetësimeve të ngritura për kushtet higjieno-sanitare.

Sponsor 3M Express

“I kuptojmë shqetësimet tuaja dhe po e trajtojmë këtë situatë me ndjeshmëri dhe përgjegjësi. Shëndeti dhe mirëqenia e nxënësve janë prioritet për ne, ndërsa kushtet e përshtatshme higjieno-sanitare janë thelbësore për mbarëvajtjen e mësimit dhe për nxënësit tanë”, thuhet në reagimin e tij.

Sipas Elshanit, Komuna tashmë ka ndërmarrë veprimet administrative dhe pagesat e para janë realizuar gjatë ditës, ndërsa të tjerat pritet të përfundojnë deri të martën.

“Deri atëherë, duke filluar nga sot në mbrëmje, shërbimet e mirëmbajtjes do të mbulohen nga ndërmarrjet tona publike, Ndërmarrja Publike Banesore dhe ‘Pastrimi’, për të siguruar mirëmbajtjen e ambienteve shkollore”, ka theksuar ai.

Elshani ka thënë se presin që procesi mësimor të vazhdojë normalisht, duke shprehur mirëkuptim për shqetësimet e prindërve, mësimdhënësve dhe nxënësve.

“Sidoqoftë e mirëkuptojmë në plotni shqetësimin e prindërve, mësimdhënësve dhe nxënësve tanë, që pa të drejtë bashkërisht jemi bërë viktimë e një greve me adresë të gabuar”, thuhet në reagim.

Ndërkohë, Këshilli i Prindërve të SHFMU “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë vendim që të premten, më 6 nëntor, të bojkotohet në tërësi procesi mësimor, për shkak të gjendjes shqetësuese higjieno-sanitare në shkollë dhe mungesës së një zgjidhjeje konkrete për pastrimin dhe mirëmbajtjen.

 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Tetë viktima nga sulmet me armë në Turqi, policia kap të dyshuarin pas arratisjes

Tetë viktima nga sulmet me armë në Turqi, policia kap të dyshuarin pas arratisjes

Harry Kane bëhet futbollisti më i paguar te Bayern Munich

Harry Kane bëhet futbollisti më i paguar te Bayern Munich

Përplasje e ashpër në BBVK5, banorja shpërthen në lot/Video

Përplasje e ashpër në BBVK5, banorja shpërthen në lot/Video