Kos e fasule, pa ilaçe, kështu jeton Qamile Marra, shqiptarja që pretendohet si më e moshuara në botë

Qamile Marra, gruaja shqiptare që pretendohet të jetë personi më i moshuar në botë, është zbuluar se nuk përdor asnjëherë ilaçe, madje as për dhimbje koke.

Sponsor 3M Express

Gazetari Blendi Fevziu ka realizuar një tjetër intervistë me 117-vjeçaren, e cila është lindur më 19 gusht të vitit 1909, si dhe me renë e saj. Kjo e fundit tregoi se Qamile Marra nuk merr kurrë ilaçe, madje as aspirinë për dhimbje koke.

Gjatë intervistës, 117-vjeçarja zbuloi edhe disa nga ushqimet që konsumon, duke përmendur dhallin, kosin, lakrat dhe fasulet.

Historia e saj ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe është bërë virale në rrjetet sociale. Pas interesimit për moshën e saj të pazakontë, Marra është intervistuar edhe nga media prestigjioze, si BBC dhe Agjencia France-Presse (AFP).

Nëse datëlindja e saj konfirmohet zyrtarisht, ajo do të ishte dy ditë më e moshuar se britanikja Ethel Caterham, e cila njihet nga Guinness World Records si personi më i moshuar në botë që është ende gjallë.

E lindur gjatë periudhës së sundimit osman, Marra ishte 36 vjeçe në vitin 1945, pak para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ajo e ka kaluar pothuajse të gjithë jetën në një fshat të Shqipërisë, ku është marrë me kultivimin e ushqimeve dhe kujdesin për bagëtinë, thuhet në raportimin e AFP-së.

E rrethuar nga pemët frutore dhe natyra, 117-vjeçarja ka ruajtur ndër vite një mënyrë jetese të lidhur ngushtë me punët e fshatit dhe ushqimet tradicionale.

Lexo edhe

Tetë viktima nga sulmet me armë në Turqi, policia kap të dyshuarin pas arratisjes

Tetë viktima nga sulmet me armë në Turqi, policia kap të dyshuarin pas arratisjes

Harry Kane bëhet futbollisti më i paguar te Bayern Munich

Harry Kane bëhet futbollisti më i paguar te Bayern Munich

Përplasje e ashpër në BBVK5, banorja shpërthen në lot/Video

Përplasje e ashpër në BBVK5, banorja shpërthen në lot/Video