190 fëmijë vdiqën nga uria, 200 vjet burg për udhëheqësin e kultit në Kenia

190 fëmijë vdiqën nga uria, 200 vjet burg për udhëheqësin e kultit në Kenia

190 fëmijë vdiqën nga uria, 200 vjet burg për udhëheqësin e kultit në Kenia

Një gjykatë në Kenia ka dënuar të premten me 200 vjet burg udhëheqësin e një kulti fetar, Paul Mackenzie, për vrasjen e 190 fëmijëve, të cilët sipas urdhërave të tij ishin lënë të vdisnin nga uria dhe më pas ishin varrosur në një pyll.

Rasti është pjesë e një prej vrasjeve masive më vdekjeprurëse të lidhura me kultet fetare në kohët moderne, ku dyshohet se janë rreth 500 viktima.

Sponsor 3M Express

Dënimi përbëhet nga 100 vjet burg për vrasje përmes urisë dhe 100 vjet të tjera për vrasje të drejtpërdrejtë, bëri të ditur gjyqtarja Diana Kavedza gjatë leximit të aktgjykimit.

Prokuroria tha se Mackenzie, i cili drejtonte një kishë të krishterë apokaliptike në një pyll pranë bregdetit të Oqeanit Indian, në pjesën lindore të Kenias, u kishte bërë thirrje ndjekësve të tij që të vdisnin nga uria, së bashku me fëmijët e tyre, në mënyrë që të arrinin në parajsë para fundit të botës.

Bashkëpunëtorët e tij dyshohet se i kërcënonin dhe i rrihnin viktimat për t’u siguruar që ato t’u bindeshin urdhrave. Trupat e pajetë, shumë të kequshqyer, u gjetën në varre të cekëta dhe në gropa septike. Disa prej viktimave dyshohet se ishin varrosur të gjalla.

Mackenzie, i veshur me një këmishë polo ngjyrë gri dhe pantallona të zeza, nuk reagoi gjatë shqiptimit të dënimit, i cili u lexua në një tendë të ngritur jashtë gjykatës ku u mbajt seanca.

Ai i kishte mohuar akuzat për vrasje, duke pretenduar se nuk i kishte detyruar viktimat të vdisnin nga uria. Megjithatë, gjykata e hodhi poshtë mbrojtjen e tij.

Në të njëjtin proces, 28 bashkëpunëtorë të tij u dënuan me burgim nga 10 deri në 160 vjet. Të gjithë ishin shpallur fajtorë gjatë një gjykimi muajin e kaluar.

Avokati mbrojtës, Lawrence Obonyo, i cili përfaqëson Mackenzie-n dhe pothuajse të gjithë të dënuarit e tjerë, tha se do të ankimojë vendimin.

Gjyqtarja Kavedza tha se Mackenzie kishte arritur të fitonte besimin e viktimave përmes paraqitjeve të tij karizmatike në media, përpara se të shfrytëzonte ndjekësit e pambrojtur dhe të cenueshëm.

Sipas saj, personat që tentonin ta ndërprisnin agjërimin detyroheshin të përballeshin me dhunë fizike.

“Fëmijët shikonin se si vëllezërit dhe motrat e tyre vdisnin pasi kishin përjetuar ditë të tëra urie”, tha gjyqtarja.

“Ata që vidhnin ushqim ose ujë rriheshin, u lidheshin duart dhe mbylleshin në shtëpi, të shndërruara në dhoma agjërimi, ku liheshin të vdisnin”, shtoi ajo.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Zëvendësimi i qumështit, djathit dhe kosit me alternativa bimore mund të çojë në mungesë vitaminash

Zëvendësimi i qumështit, djathit dhe kosit me alternativa bimore mund të çojë në mungesë vitaminash

Prokuroria nis veprimet për rastin e hyrjes së dyshuar në llogarinë bankare të Përparim Ramës

Prokuroria nis veprimet për rastin e hyrjes së dyshuar në llogarinë bankare të Përparim Ramës

Serafimovski: Investojmë 25 milionë euro në “Strajshtë” për ujitje moderne të 1.500 hektarëve në rajonin e Vallandovës

Serafimovski: Investojmë 25 milionë euro në “Strajshtë” për ujitje moderne të 1.500 hektarëve në rajonin e Vallandovës