“10 vjet torturë për familjen tonë”, Avni Dehari flet në përvjetorin e rastit të Astritit

“10 vjet torturë për familjen tonë”, Avni Dehari flet në përvjetorin e rastit të Astritit

“10 vjet torturë për familjen tonë”, Avni Dehari flet në përvjetorin e rastit të Astritit

Babai i Astrit Deharit, Avni Dehari, ka folur për dhimbjen dhe pritjen e gjatë të familjes për zbardhjen e rastit të djalit të tij, në 10-vjetorin e ngjarjes në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Sponsor 3M Express

Ai ka thënë se një dekadë pa përgjigje dhe pa drejtësi ka qenë jashtëzakonisht e rëndë për familjen, bashkëveprimtarët e Astritit dhe qytetarët që vazhdojnë të kërkojnë zbardhjen e plotë të rastit.

“Si prind i Astritit, 10 vjet që nga rasti i vrasjes së tij në paraburgimin në Prizren, janë shumë për t’u zbardhur drejtësia. 10 vjet torturë për ne si familje, për bashkëveprimtarët e Astritit, për qytetarët e Kosovës brenda kufijve të shtetit, por edhe jashtë kufijve të Republikës, janë tepër për të pritur se çka do të ndodhë me këtë rast që ende nuk po përmbyllet”, ka deklaruar Dehari, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka kritikuar mënyrën se si është trajtuar rasti nga organet e drejtësisë, duke pretenduar se hetimet janë zvarritur që nga fillimi dhe se deklarimet e institucioneve kanë qenë kundërthënëse.

“10 vjet vërtet torturë dhe flasin shumë se si prokuroria, që nga fillimi, tok me bashkëveprimtarë të tyre dhe aleatë të tyre, e kanë zvarritur këtë hetim deri në skajshmëri. Që nga fillimi, prononcimet për media dhe konstatimet gjoja pas hetimeve kanë qenë kundërthënëse”, ka thënë ai.

“Kanë qenë qëllimkëqija që rastin ta shpallin si vetëvrasje, edhe pse ka pasur hetime nga ekspertët e pavarur ligjorë dhe ndërkombëtarë, konkretisht nga Zvicra, ku kanë sjellë konstatime se nuk bëhet fjalë për vetëvrasje, por për vrasje”, është shprehur Dehari.

Për mediat, ai ka thënë se familja pret që rasti të trajtohet më seriozisht dhe që institucionet të sjellin rezultate konkrete.

“Presim që në të ardhmen ky rast të trajtohet më seriozisht dhe të kemi rezultate”, ka përfunduar Avni Dehari./Klankosova.tv

Lexo edhe

RISE sjell një model inovativ të aftësimit profesional në Kosovë – hapen aplikimet për gjeneratën e parë

RISE sjell një model inovativ të aftësimit profesional në Kosovë – hapen aplikimet për gjeneratën e parë

“Secili prokuror po ia nis nga fillimi”, nëna e Astrit Deharit kërkon epilog pas 10 vjetësh

“Secili prokuror po ia nis nga fillimi”, nëna e Astrit Deharit kërkon epilog pas 10 vjetësh

Sulmohet gjyqtarja e Themelores në Gjilan, KGjK e dënon rëndë rastin

Sulmohet gjyqtarja e Themelores në Gjilan, KGjK e dënon rëndë rastin