Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1.338 gjoba kundërvajtëse dhe ka regjistruar 25 aksidente trafiku gjatë javës së kaluar, nga 26 tetori deri më 1 nëntor 2026.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kësaj periudhe janë pezulluar edhe 12 patenta shoferësh për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut.
Nga 25 aksidentet e regjistruara, 15 kanë përfunduar me lëndime trupore, ku janë lënduar gjithsej 20 persona, ndërsa 10 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë aktivitetet e shtuara për parandalimin e aksidenteve, ndërsa u ka bërë thirrje shoferëve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.
Njëkohësisht, qytetarët janë ftuar të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë kundërvajtjet në trafik në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” ose në numrin 192.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




