Anëtarja e Kryesisë së LDK’së, Sibel Halimi, ka thënë se shteti nuk rrënohet vetëm kur shkelet Kushtetuta, por edhe atëherë kur krijohet bindja se Kushtetuta e vendit mund të zbatohet sipas bindjeve politike të një partie, shkruan Express.
Ajo ka thënë se mbrojtja e Kushtetutës është niveli më i lartë i patriotizmit, meqë pa të s’ka shtet, por vetëm pushtet.
“Shteti nuk rrënohet vetëm kur shkelet Kushtetuta, ai fillon të rrënohet kur krijohet bindja se Kushtetuta mund të zbatohet sipas vullnetit politik.
Mbrojtja e saj është forma më e lartë e patriotizmit, sepse pa Kushtetutë nuk ka Republikë, por vetëm pushtet”, ka shkruar Halimi.
Reagimi i saj ka ardhur pasi LVV nuk e ka thirrur seancën konstituive brenda afatit kushtetues të 30 ditëve./Express/
The post Sibel Halimi: Shteti rrënohet kur krijohet bindja se Kushtetuta mund të zbatohet sipas bindjeve politike appeared first on Gazeta Express.

