Ministri i Bujqësisë në detyrë, Armend Muja, u pyet në Pressing në T7, se pse janë mbështetur nga qeveria në detyrë aviokompanitë dhe jo fermerët.
Në këtë pyetje, Muja u përgjigj:
“Tek fermerët vitin e kaluar i kemi mbështetur tek nafta e plehu artificial. Këtë vit fermerët do të kompensohen për naftë dhe plehun artificial”, tha Muja.
Ai shtoi se “këtë vit do mbështesim edhe fermerët e rinj dhe gjithë fermerët që e punojnë hektarin e parë”, tha Muja në Pressing.
Ai shtoi se pagesat për grurin kanë qenë 120 euro, këtë vit tha se do jenë 460-600 euro.
The post “Si është e mundur që mbështeten aviokompanitë e jo fermerët?”, Armend Muja: Janë mbështetur tek nafta e plehu artificial… appeared first on Gazeta Express.

