By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste s’mund të tërheqë zvarrë rajonin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste s’mund të tërheqë zvarrë rajonin
TOP Momenti

​Shqipëria i përgjigjet Vuçiqit: Retorika nacionaliste s’mund të tërheqë zvarrë rajonin

Momenti
Published: July 28, 2026

Deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, se Kosova është pjesë e Serbisë, dhe të ministres së tij, Snezhana Paunoviq, për spastrimin etnik të Kosovës, u dënuan ashpër nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha.

Në një konferencë nga Tirana me homologun e Kroacisë, shefi i diplomacisë shqiptare u ndal te kjo çështje.

“Theksuam rëndësinë e veçantë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky proces nuk mund të ndërtohet mbi revizionizmin historik, mohimin e fakteve, lartësimin e kriminelëve të luftës apo përmes retorikave nacionaliste, përçarëse dhe deklaratave të papranueshme që relativizojnë, justifikojnë ose u japin jehonë krimeve të luftës dhe politikave të dënuara si nga drejtësia ndërkombëtare, ashtu edhe nga ndërgjegjja njerëzore”, tha Hoxha.

Your browser does not support the video tag.

Ministri Ferit Hoxha iu përgjigj drejtpërdrejt deklaratave të Vuçiqit për marrëveshjen ushtarake mes Tiranës, Zagrebit dhe Prishtinës.

“Çdo angazhim i yni, koordinim dypalësh, tripalësh apo më shumë nuk duhet të shqetësojë askënd e as të përdoret nga askush, në rajon apo jashtë tij, për të justifikuar militarizimin e vendit e shoqërisë e aq më pak për t’i fryrë zjarreve të rrezikshme të luftërave dhe për të rikthyer thirrjet arkaike për fitore e përkatësi territoriale. Asnjë përpjekje për të ringjallur ndasitë e së kaluarës, për të ushqyer tensione apo për të penguar proceset e pajtimit dhe bashkëpunimit nuk do të mund ta tërheqë zvarrë rajonin dhe as të cenojë të ardhmen tonë të përbashkët evropiane”, tha Hoxha, raporton Top Channel.

Marrëveshja trepalëshe e sulmuar shumë nga Serbia u komentua dhe nga ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliq-Radman, i cili foli për thellim të bashkëpunimit rajonal, por edhe mes dy vendeve mike.

source

You Might Also Like

Mos klikoni në këto linke, Policia e Shtetit paralajmëron për sulme ndaj llogarive në WhatsApp
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një person i plagosur
ESHA zbuloi mangësi serioze në punën e Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës në Maqedoni
Urdhër kontrolli për falsifikim dokumentesh të veturave nga Koreja e Jugut, sekuestrohen pesë vetura
LSDM: OBRM-PDUKM nuk mund t’i bind njerëzit në Gostivar se ata nuk kanë faj

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Haxhiu takohet me komandantin e Komandës Aleate në Napoli: Anëtarësimi në NATO mbetet synim strategjik i Kosovës
TOP Momenti

Haxhiu takohet me komandantin e Komandës Aleate në Napoli: Anëtarësimi në NATO mbetet synim strategjik i Kosovës

July 28, 2026
“Bunkeri” i fshehur në veturë, Dogana zbulon mijëra fishekë në Prishtinë
TOP Momenti

“Bunkeri” i fshehur në veturë, Dogana zbulon mijëra fishekë në Prishtinë

July 28, 2026
​Arrestohet një person me dokumente të ndryshme të shtetasve të tjerë
TOP Momenti

​Arrestohet një person me dokumente të ndryshme të shtetasve të tjerë

July 28, 2026
Arrestohet një 19-vjeçar nga Maqedonia në Mal të Zi, ka tentuar të vrasë një person
TOP Momenti

Arrestohet një 19-vjeçar nga Maqedonia në Mal të Zi, ka tentuar të vrasë një person

July 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?