Shqipëria i është bashkuar komunitetit ndërkombëtar për eksplorimin paqësor, transparent dhe të përgjegjshëm të hapësirës.
Marrëveshjet Artemis, të udhëhequra nga NASA dhe Shtetet e Bashkuara, u nënshkruan nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, në selinë qendrore të NASA-s në Uashington, raporton abcnews.al.
Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të NASA-s dhe Departamentit amerikan të Shtetit.
Ministri Hoxha e cilësoi këtë një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, duke e lidhur anëtarësimin me besimin te shkenca, inovacioni dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.
Hoxha theksoi gjithashtu se ky hap i jep një dimension të ri partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA, veçanërisht në fushën e inovacionit dhe progresit teknologjik.
