By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Shqipëria dhe Kosova intensifikojnë koordinimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Shqipëria dhe Kosova intensifikojnë koordinimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”
Lajme

​Shqipëria dhe Kosova intensifikojnë koordinimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Momenti
SHARE

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, ka pritur në një takim të rëndësishëm pune drejtues të lartë të institucioneve olimpike ndërkombëtare dhe rajonale, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Në takim morën pjesë Presidenti i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030” dhe njëherësh Presidenti i Komitetit Olimpik të Maltës, Julian Pace Bonello, Sekretari i Përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis, Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, zëvendëspresidenti Milaim Kelmendi, si dhe këshilltari i Ministrit të Sportit të Kosovës, Drilon Brahimi.

Takimi u zhvillua në kuadër të inspektimeve dhe koordinimit për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, event që konsiderohet historik për sportin në Kosovë dhe rajon. Në këtë organizim, Durrësi do të ketë një rol të rëndësishëm si qytet mbështetës për zhvillimin e të gjitha sporteve ujore.

Gjatë takimit, Presidenti Fidel Ylli prezantoi zhvillimet dhe arritjet e sportit shqiptar në vitet e fundit, duke u ndalur te transformimi i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe investimet në infrastrukturë sportive, organizim dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Presidenti Julian Pace Bonello u shpreh i impresionuar nga mikpritja dhe progresi i sportit shqiptar, duke vlerësuar mbështetjen dhe bashkëpunimin strategjik për suksesin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis, vlerësoi kontributin e Fidel Yllit në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve olimpike dhe në zhvillimin e sportit në rajon.

Edhe Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, çmoi mbështetjen e vazhdueshme të Fidel Yllit ndaj Kosovës, duke theksuar se vizioni, energjia dhe përkushtimi i tij mbeten frymëzim për komunitetin sportiv shqiptar.

Takimi konfirmoi bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, me synimin që ky event të shndërrohet në një prej organizimeve më të rëndësishme sportive në rajon dhe në Mesdhe.

The post ​Shqipëria dhe Kosova intensifikojnë koordinimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Mos shko atje, është e rrezikshme”, si duket Irani nga kamerat e mediave perëndimore?
KQZ certifikon 3 koalicione dhe një kandidat të pavarur, refuzon 2 subjekte
Abdixhiku: Bashkimi është në interes të Kosovës
Flet Hysni Mehani në T7: Veç e kam pa Sami Lushtakun që më është afruar dhe më goditi me telefon
Prokuroria kërkon rishikim të vendimit për lirimin nga akuzat të babait të Vanja Gjorçeskës
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
Gjini bartës i listës dhe kandidat për Kryeministër, Haradinaj tregon për vendimet e AAK-së
Lajme

Gjini bartës i listës dhe kandidat për Kryeministër, Haradinaj tregon për vendimet e AAK-së

Momenti
Momenti
May 11, 2026
Kamberi prezanton rezolutën që dorëzoi në kuvendin serb për dënimin e krimeve të luftës në Kosovë
Qeveria në detyrë sot mblidhet nga ora 15:00, ky është rendi i ditës
Fshati është rrafshuar me tokë, 27 vjet nga masakra serbe në Qyshk të Pejës
LDK në Podujevë nominon Agim Veliun kandidat për deputet, reagon Abdixhiku
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?