By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shoqatat e pensionistëve mirëpresin 100 eurot, por kërkojnë zbatimin e Ligjit 131
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shoqatat e pensionistëve mirëpresin 100 eurot, por kërkojnë zbatimin e Ligjit 131
TOP Momenti

Shoqatat e pensionistëve mirëpresin 100 eurot, por kërkojnë zbatimin e Ligjit 131

Momenti
Published: May 22, 2026

Qeveria në detyrë ka ndarë nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, pensionistët si dhe disa kategori të tjera. Mirëpo, kjo shumë po konsiderohet e pamjaftueshme nga përfaqësues të sindikatave dhe pensionistëve, që shprehin edhe dyshime për mënyrën dhe kohën e shpërndarjes së saj, duke qenë se po bëhet në një periudhë që përkon me fushatën zgjedhore..

Në Sindikatën e Sektorit Privat të Kosovës thonë se vendimi është diskriminues ndaj punëtorëve të këtij sektor, sidomos kur krahasohet me përfitimet që, sipas tyre, kanë marrë punëtorët e sektorit publik.

Your browser does not support the video tag.

Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, tha për KosovaPress, se dallimi në mbështetje është i madh dhe i padrejtë ndaj sektorit privat.

Sipas një mase të përcaktuar nga Ministria në detyrë e Financave, përfitues të kësaj ndihme nuk mund të jenë punëtorët që marrin mbi një mijë euro pagë mujore.

Azemi vlerëson se mjetet e parapara për këtë kategori do të ishte më e arsyeshme të orientoheshin tek punëtorët me paga më të ulëta.

Sipas Azemit, paratë që nuk i shpërndahen kësaj kategorie, do të ishte mirë të përcillen te punëtorët që kanë pagë 250 euro.

Një e mirë në të keqe, sipas Azemit, është se tashmë mund të vërehen punëtorët pa kontrata pune.

“Është një vendim diskriminues për punëtorët e sektorit privat të Kosovës. Përderisa neve na ofruan 100 euro, mesatarja e punëtorëve të sektorit publik ju ka rënë rreth 500 euro. Që do të thotë pesëfish është shuma më e madhe që ju kanë ndarë atyre, edhe pse dihet që ne së paku trefish më shumë paguajmë për buxhetin e Kosovës sesa punëtorët e sektorit publik. Por, megjithatë unë mendoj që një diçka është e mirë nga kjo e keqe, sepse tani do të shihet që sa punëtorë i kemi pa kontrata pune. Më së miri do të ishte ajo që e thatë ju që ka premtuar pagën e 13-të, por do të ishte edhe shumë më mirë që këto mjete të mos ndahen në kohë fushate, sepse kjo po dihet. Ne kemi menduar që punëtorët që kanë mbi 1000 euro pagë më mirë është që të përcillen tek punëtorët që kanë një pagë edhe 250 euro sot”, thotë Azemi.

Qeveria në detyrë miraton pakon “Inflacioni 2.0”, nga 100 euro për pensionistë, punëtorët privat, fëmijë dhe studentë

Edhe pensionistët e mirëpresin ndihmën financiare, por thonë se ajo nuk e zgjidh gjendjen e rëndë ekonomike, me të cilën përballen.

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Sherif Kastrati, shprehu zhgënjim për moszbatimin e ligjit që, sipas tij, parasheh rritje të pensioneve në bazë të inflacionit.

“Çdo ndihmë për pensionistin është e mirëseardhur, le më 100 euro. Mirëpo, unë kisha shprehur zhgënjimin mbi atë që qeveria është dashur ta zbatoj ligjin 131, ku ceket shumë mirë: Qeveria çdo fundvit duhet ta shikoj inflacionin. Sivjet është inflacioni 7.5 për qind, nëse e llogarisim te 150 euro rritja do të duhej të ishte afër 12 euro për muaj, i bie diku afro 140 euro në vit. Gjendja e pensionistëve në Kosovë është katastrofike, në krahasim me vendet përreth.. 100 euro janë një simbolikë që nuk kryen asgjë, është një infuzion i shkurtër mujor”, thotë Kastrati.

Ndërkaq, pensionisti Kamber Ejupi e konsideron këtë mbështetje si një formë respekti ndaj qytetarëve, ndonëse thekson se ndihmat e tilla nuk janë zgjidhje afatgjate.

“Unë e falënderoj, ajo është respekt që i ka dhënë 100 euro kjo qeveri, të cilat unë nuk di qeveri të tjera që kanë dhënë nga 100 euro.. Nuk është puna sa janë të mjaftueshme, nuk janë. E mjaftueshme është të bëhen fabrika, të bëhen punësime, njerëzit mos të kenë nevojë për 100 euro”, shton Ejupi.

Hajrush Emini thotë se është gëzim që dikush po kujtohet për ta.

Edhe sipas tij, 100 euro nuk janë të mjaftueshme, por asnjëherë më parë nuk kanë përfituar nga Qeveritë e tjera.

“Është propaganda po i blen vota, kjo është e gjashta herë që po i jep nga 100 euro, jo hera e parë. Dhe kush po e kundërshton, ata që në kohën e tyre paga e tyre ka qenë 32 pensione bazike. Këto 100 euro, po i japin për të varfër, jo për të gjithë, kujt po i djeg të fitojë fëmija e plaku.. 19:46 Të mjaftueshme nuk janë, por nuk jemi mësuar me i marr kurrë, është gëzim i madh, nuk është problemi që nuk i ke por kujdesi që u kujtua dikush”, thotë Emini.

Në mbledhjen e Qeverisë në detyrë të mbajtur të premten, përveç këtyre kategorive, qeveria në detyrë mori vendim edhe pwr studentwt si dhe që nga muaji maj të rriten edhe shtesat për lehona nga 325 sa janë tani në 500 euro. Pakoja u tha se arrinte shumën e 200 milionë eurove.

You Might Also Like

I vuri zjarrin apartamentit për konkurrencë teksa brenda ndodheshin vëlla e motër, arrestohet 33-vjeçari në Vlorë
Goditet një rast i tentim-kontrabandës në Qafë Prush, konfiskohen 504 produkte të padeklaruara
Kallëzim penal ndaj një personi nga Koçani, i konfiskohen dy pushkë
Jakshiq e quan tradhtar Vuçiqin
OBRM-PDUKM: Edhe gjatë qeverisjes së LSDM-së kishte raste me ujë të pasigurt për pije

LEXO GJITHASHTU

Nëntë persona të lënduar nga aksidenti në Gjakovë, në vendngjarje policia, urgjenca e zjarrfikësit
Nëntë persona të lënduar nga aksidenti në Gjakovë, në vendngjarje policia, urgjenca e zjarrfikësit
Lajme
Aksident në Korenicë të Gjakovës, dalin pamjet
Aksident në Korenicë të Gjakovës, dalin pamjet
Lajme
Ish-deputeti serb letër Vuçiqit: Në hotelin e kushëririt tim që u rrënua ke fjetur, ai të besoi kur the “s’e dorëzojë Ujmanin”
Ish-deputeti serb letër Vuçiqit: Në hotelin e kushëririt tim që u rrënua ke fjetur, ai të besoi kur the “s’e dorëzojë Ujmanin”
Lajme
​Familja në pritje të trupave të familjarëve që humbën jetën në aksidentin në Gjermani
​Familja në pritje të trupave të familjarëve që humbën jetën në aksidentin në Gjermani
Lajme
Kriza në Ceuta, Spanja i jep Italisë dy ditë kohë për të hequr kontrollet kufitare ndaj udhëtarëve spanjollë
Kriza në Ceuta, Spanja i jep Italisë dy ditë kohë për të hequr kontrollet kufitare ndaj udhëtarëve spanjollë
Lajme

You Might Also Like

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
TOP Momenti

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot

August 7, 2026
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
TOP Momenti

Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund

August 7, 2026
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
TOP Momenti

Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar

August 7, 2026
Vazhdojnë takimet Kurt-Abdixhiku
TOP Momenti

Vazhdojnë takimet Kurt-Abdixhiku

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?