By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shoferi në Shtime kapet me 178 km/h në zonën 60, gjobitet me 500 euro dhe i ndalohet vozitja për 6 muaj
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shoferi në Shtime kapet me 178 km/h në zonën 60, gjobitet me 500 euro dhe i ndalohet vozitja për 6 muaj
Lajme

Shoferi në Shtime kapet me 178 km/h në zonën 60, gjobitet me 500 euro dhe i ndalohet vozitja për 6 muaj

Momenti
Published: August 6, 2026

Voziti me 178 kilometra në orë në zonë ku shpejtësia e lejuar 60, gjobitet shoferi në Shtime me 500 euro e gjashtë muaj ndalë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka gjobitur një person, A.M 49 vjeç, pasi që i njëjti ka drejtuar veturën e tij me shpejtësi 178 km/h, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 60 km/h.

Your browser does not support the video tag.

Policia ka bërë të ditur se, shoferi i ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh, si dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit për gjashtë muaj në territorin e Kosovës.

Postimi:

Ndëshkohet një shofer për shpejtësi në Shtime

Zyrtarët policorë të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor, në kuadër të kontrolleve të shtuara në trafik me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore, më datën 06.08.2026, kanë identifikuar një kundërvajtje të rëndë në trafik.

Rreth orës 09:42, në rrugën transitore, segmenti Davidovc–Belincë, në Komunën e Shtimes, zyrtarët policorë kanë ndaluar një shofer i cili me veturën e tij ishte duke qarkulluar me shpejtësi tej kufizimit të lejuar.

Shoferi A.M. (49 vjeç), duke drejtuar veturën e markës BMW M5, me ngjyrë të kaltër dhe me targa të huaja, është regjistruar duke zhvilluar shpejtësi 178 km/h, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 60 km/h.

Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë në vlerë prej 500 eurosh, si dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit për gjashtë muaj në territorin e Republikës së Kosovës.

Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara në trafik, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

Policia fton qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo shkelje apo rrezik në trafik përmes numrave kontaktues:

📞 192

📞 0290/326-250

📞 0290/322-406

ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Të gjitha informacionet e pranuara nga qytetarët trajtohen me konfidencialitet të plotë.

The post Shoferi në Shtime kapet me 178 km/h në zonën 60, gjobitet me 500 euro dhe i ndalohet vozitja për 6 muaj appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Zyra e BE’së: S’komentojmë për koalicione, akterët politikë të gjejnë zgjidhje e t’i krijojnë pa vonesa institucionet
Çfarë po flet Remi? Thotë se PDK është e gatshme të marrë pjesë në ndërtimin e Qeverisë së re
Gashi: Edhe pak orë afat për konstituimin e Kuvendit, të zgjedhim kryetarin dhe të vazhdohen bisedimet për qeverinë e presidentin
Aksident mes një treni dhe një veture në Fushë Kosovë, lëndohet një person
Vrasja e 107 civilëve në Gjakovë, i akuzuar edhe Milan Radoiçiq

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Trump mohon mungesën e armëve në SHBA dhe thotë se ‘rrjedhësit’ e informacionit po ‘ndjeken’
Lajme

Trump mohon mungesën e armëve në SHBA dhe thotë se ‘rrjedhësit’ e informacionit po ‘ndjeken’

August 6, 2026
Anketa: Votuesit hodhën poshtë iniciativën për kufizimin e popullsisë shkaku i frikës nga politika e jashtme
Lajme

Anketa: Votuesit hodhën poshtë iniciativën për kufizimin e popullsisë shkaku i frikës nga politika e jashtme

August 6, 2026
Policia ka pranuar informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë
Lajme

Policia ka pranuar informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

August 6, 2026
Trazira në Jemen, të paktën 38 të vdekur dhe 29 të plagosur nga sulmi me raketa dhe dronë i rebelëve Huthi ndaj ushtrisë qeveritare!
Lajme

Trazira në Jemen, të paktën 38 të vdekur dhe 29 të plagosur nga sulmi me raketa dhe dronë i rebelëve Huthi ndaj ushtrisë qeveritare!

August 6, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?