By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Shkaku kryesor martesat”, nga viti 2008 deri më 2025 vetëm në Zvicër emigruan rreth 70 mijë njerëz nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Shkaku kryesor martesat”, nga viti 2008 deri më 2025 vetëm në Zvicër emigruan rreth 70 mijë njerëz nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut
Lajme

“Shkaku kryesor martesat”, nga viti 2008 deri më 2025 vetëm në Zvicër emigruan rreth 70 mijë njerëz nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Momenti
Published: May 18, 2026

Një nismë e një partie politike të Zvicrës po kërkon të kufizohet mundësia e shpërnguljes në Zvicër. Në shënjestër është vënë sidimos bashkimi familjar. Më 14 qershor në Zvicër mbahet një referendum, i cili kërkon që numri i popullsisë të kufizohet në 10 milionë banorë.

Në Zvicër po vazhdon debati rreth nismës së Partisë Popullore Zvicerane (SVP) për të kufizuar popullsinë në 10 milionë banorë. Bazuar në statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM), gazeta zvicerane “Tages-Anzeiger” ka publikuar një analizë të detajuar të të dhënave zyrtare për periudhën 2008-2025, të cilat tregojnë se sa sa njerëz kanë ardhur në Zvicër nga vende të tjera përmes bashkimit familjar.

Your browser does not support the video tag.

Nisma e SVP-së parashikon që nëse popullsia e Zvicrës kalon pragun prej 9,5 milionë banorëve përpara vitit 2050, qeveria dhe parlamenti duhet të ndërhyjnë me masa kufizuese.

Në shënjestër pritet të jenë sidomos azili dhe bashkimi familjar. Ky i fundit përbën shkakun e dytë më të shpeshtë të rritjes së imigracionit në Zvicër, menjëherë pas migrimit për arsye punësimi, me një mesatare prej rreth 44’000 personash në vit (në sektorin jashtë azilit).

Sipas hulumtimit të Tages-Anzeiger, nga vendet e BE-së më së shumti përmes bashkimit familjar vijnë njerëz nga Gjermania. Nga vendet jashtë BE-së prin Maqedonia e Veriut.

Që nga viti 2008, mbi 27’000 njerëz kanë emigruar nga ky shtet ballkanik drejt Zvicrës, dhe plot 92 për qind e tyre kanë ardhur përmes rrugës së bashkimit familjar. Kosova po ashtu renditet ndër vendet me përqindjet më të larta në këtë kategori (40’213).

Ky dominim i Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës shpjegohet me dy faktorë kryesorë, shkruan “Tages Anzeiger”. Së pari, në Zvicër jeton një diasporë e madhe nga shtetet pasardhëse të ish-Jugosllavisë.

Edhe pse shumë prej këtyre personave kanë marrë shtetësi zvicerane, lidhjet e tyre familjare dhe personale me vendet e origjinës mbeten shumë të forte, gjë që sjell prurje të reja të njerëzve përmes martesave apo lidhjeve farefisnore.

Së dyti, rregullat e imigracionit për shtetet e treta (ku bëjnë pjesë Kosova dhe Maqedonia e Veriut) janë shumë më restriktive sesa ato për shtetasit e Bashkimit Evropian që përfitojnë nga lëvizja e lirë. Për shkak se migrimi përmes kontratave të punës për këto vende është ligjërisht i vështirë, bashkimi familjar mbetet rruga kryesore dhe më e rëndësishme e zhvendosjes në Zvicër.

Një tjetër specifikë që veçon Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut në këto të dhëna është struktura e personave që vijnë.

Ndërsa nga shtetet e BE-së, si Gjermania, familjet shpesh emigrojnë së bashku për arsye profesionale duke marrë edhe fëmijët me vete, te shtetasit nga Kosova, për shembull, vërehet një dukuri tjetër, ajo që autoritetet e quajnë “migrim i martesave”.

Kosova renditet menjëherë pas Gjermanisë në shifra absolute, me mbi 30’000 bashkëshortë apo bashkëshkorte të ardhur në Zvicër që nga viti 2008. Sidoqoftë, numri i fëmijëve të ardhur nga Kosova përmes kësaj procedure është mjaft i ulët.

Kjo ndodh sepse personat nga Kosova shpesh martohen me partnerë nga vendlindja e tyre dhe fëmijët e tyre lindin më vonë, direkt në territorin zviceran. Në kuadër të fushatës, përfaqësuesit e SVP-së po kërkojnë kufizime drastike. /Telegrafi/

You Might Also Like

Mustafa për Express: S’ka arsye që të lidhet Presidenti me konstituimin, Kurti po iu bën presion opozitës sipas kuteve të tij
Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet

LEXO GJITHASHTU

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
TOP Momenti
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
TOP Momenti
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
TOP Momenti
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Lajme
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Lajme

You Might Also Like

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje
Lajme

Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje

August 7, 2026
I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës
Lajme

I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës

August 7, 2026
Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës
Lajme

Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës

August 7, 2026
Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot
Lajme

Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?