By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: SHBA-ja “më se e aftë” të rifillojë sulmet kundër Iranit, thotë Hegseth
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
SHBA-ja “më se e aftë” të rifillojë sulmet kundër Iranit, thotë Hegseth
Lajme

SHBA-ja “më se e aftë” të rifillojë sulmet kundër Iranit, thotë Hegseth

Momenti
Published: May 30, 2026

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka deklaruar se Uashingtoni është i gatshëm të rifillojë veprimet ushtarake kundër Iranit nëse negociatat në vazhdim nuk prodhojnë një marrëveshje, duke theksuar se forcat amerikane mbeten të gatshme pavarësisht përpjekjeve për të arritur një zgjidhje diplomatike.

Duke folur në forumin e mbrojtjes dhe sigurisë Shangri-La Dialogue në Singapor më 30 maj, Hegseth tha se Shtetet e Bashkuara janë “më se të afta” për të rinisur sulmet nëse kjo bëhet e nevojshme dhe se rezervat e tyre ushtarake janë “më se të përshtatshme” për operacione të tilla.

Your browser does not support the video tag.

Shefi i Pentagonit tha se Trump po tregon “durim” dhe se ai “do të pranojë vetëm një marrëveshje të mirë” për të parandaluar që Irani të sigurojë armë bërthamore, ndërsa vazhdojnë bisedimet për një zgjatje të propozuar të armëpushimit aktual, i cili mbetet i brishtë.

Komentet e Hegsethit erdhën disa orë pasi Trump zhvilloi një takim me këshilltarët e tij kryesorë më 29 maj për të marrë një “vendim përfundimtar” lidhur me një kornizë për zgjatjen e armëpushimit me Iranin, por takimi përfundoi pa u njoftuar ndonjë vendim i qartë.

Sipas zyrtarëve amerikanë, propozimi do ta zgjaste armëpushimin edhe për 60 ditë, duke u dhënë kohë negociatorëve të punojnë për një marrëveshje më të gjerë që do të adresonte programin bërthamor iranian, rezervat e uraniumit të pasuruar dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Megjithatë, palët vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje të mëdha për çështje kyçe, përfshirë pasurimin e uraniumit dhe fatin e rezervave bërthamore të Iranit.

Aktualisht, Irani posedon mbi 440 kilogramë uranium të pasuruar në 60 për qind, sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore – një nivel shumë përtej nevojave civile dhe vetëm një hap teknik larg nivelit për armë bërthamore.

Gjatë qëndrimit në Singapor, Hegseth hodhi poshtë gjithashtu sugjerimet se konflikti me Iranin e kishte shpërqendruar Uashingtonin nga rajoni i Azi-Paqësorit, duke thënë se SHBA-ja mund të “bëjë dy gjëra njëkohësisht”./REL/

The post SHBA-ja “më se e aftë” të rifillojë sulmet kundër Iranit, thotë Hegseth appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

PDK: Nuk marrim pjesë në seanca, pas shkeljes së afateve dhe bllokimit të Kuvendit nga VV – fjalën duhet ta thotë Kushtetuesja
Gjini thotë se VV po i do zgjedhjet me 27 dhjetor: S’kanë problem as me Çitakun, as me Shalën as me “popullin serb”
Seanca konstituive, Çitaku thotë se PDK s’merr pjesë derisa Gjykata të japë sqarimet
Vazhdimi i seancës konstituive, Lumir Abdixhiku arrin në Kuvend
Të shtëna me armë zjarri në dyert e një shtëpie në Livoç të Ulët

LEXO GJITHASHTU

PDK del me sqarim: Nuk do të marrim pjesë në seancat e Kuvendit, fjalën tani duhet ta thotë Kushtetuesja
PDK del me sqarim: Nuk do të marrim pjesë në seancat e Kuvendit, fjalën tani duhet ta thotë Kushtetuesja
TOP Momenti
Gjini: 27 dhjetori u arrit si afat, tani le të shihet kush i frikësohet zgjedhjeve
Gjini: 27 dhjetori u arrit si afat, tani le të shihet kush i frikësohet zgjedhjeve
TOP Momenti
PDK bojkoton seancën e sotme, do ti drejtohet Kushtetueses
PDK bojkoton seancën e sotme, do ti drejtohet Kushtetueses
TOP Momenti
Deputetë të të gjitha partive morën pjesë në “Marshin për Liri”
Deputetë të të gjitha partive morën pjesë në “Marshin për Liri”
TOP Momenti
Arrestohet një person në Obiliq, i sekuestrohet armë gjuetie
Arrestohet një person në Obiliq, i sekuestrohet armë gjuetie
TOP Momenti

You Might Also Like

Murati: Kurti po e shfrytëzon zgjedhjen e presidentit për ta përçarë dhe dobësuar LDK-në
Lajme

Murati: Kurti po e shfrytëzon zgjedhjen e presidentit për ta përçarë dhe dobësuar LDK-në

September 13, 2026
Një person i vdekur në Ferizaj, policia: Në trupin e viktimës dyshohet se kishte shenja të dhunës
Lajme

Një person i vdekur në Ferizaj, policia: Në trupin e viktimës dyshohet se kishte shenja të dhunës

September 13, 2026
Jasharaj: Ditët më të këqija i kaluam me Nagavcin, me Çekun dialogu ka nisur
Lajme

Jasharaj: Ditët më të këqija i kaluam me Nagavcin, me Çekun dialogu ka nisur

September 13, 2026
Hoxhaj: Mirëmëngjesi për 100 mijë shqiptarët që marshuan me UÇK-në në zemër
Lajme

Hoxhaj: Mirëmëngjesi për 100 mijë shqiptarët që marshuan me UÇK-në në zemër

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?