By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Serbia rrit presionin mbi perceptimin e procesit në Hagë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Serbia rrit presionin mbi perceptimin e procesit në Hagë
TOP Momenti

Serbia rrit presionin mbi perceptimin e procesit në Hagë

Momenti
Published: July 26, 2026




Foto: Laura Hasani





Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi pritet të mësojnë më 16 shtator vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, kur pritet të shpallet aktgjykimi i shkallës së parë në procesin gjyqësor ndaj tyre.

Your browser does not support the video tag.


Ndërsa gjykata po përgatitet për shpalljen e vendimit, jashtë sallës së gjyqit vazhdon një tjetër përballje – ajo për mënyrën se si interpretohet dhe prezantohet ky proces në opinionin publik.


Në javët e fundit, në një pjesë të mediave dhe të diskursit politik në Serbi është rritur vëmendja ndaj procesit në Hagë.


Në këto raportime, ish-krerët e UÇK-së paraqiten në lidhje me akuzat për krime të pretenduara ndaj serbëve dhe komuniteteve të tjera, për të cilat gjykata pritet të japë vlerësimin e saj përmes aktgjykimit.Sipas njohësve të çështjeve juridike dhe të komunikimit në Kosovë, intensifikimi i këtyre raportimeve në prag të shpalljes së vendimit ka ndikuar në debatin publik dhe në mënyrën se si procesi perceptohet në hapësira të ndryshme mediatike.


“Kjo është një narrativë jashtëzakonisht e rrezikshme dhe ne duhet të gjejmë mënyrën se si t’i përgjigjemi asaj, gjithmonë me shpresën se ajo narrativë nuk do të ndikojë në verdiktin final të Gjykatës”, tha Artan Qerkini, avokat i akredituar pranë Dhomave të Specializuara.


Sipas avokatit Artan Qerkini, ndaj interpretimeve të tilla duhet të ketë reagim të bazuar në fakte dhe në zhvillimet e procesit gjyqësor.


“Duhet të kemi selektime, varësisht prej peshës së mediave që plasojnë informacione. Gjithsesi, ato media duhet të marrin përgjigjen e merituar”, tha ai.Procesi në Hagë është shoqëruar prej vitesh edhe me debat politik në Serbi, ku një pjesë e mediave proqeveritare e kanë trajtuar atë në funksion të qëndrimeve të Beogradit për luftën në Kosovë dhe pasojat e saj.


Sipas analistit Gurakuq Kuqi nga Instituti Octopus, kjo qasje është ndërtuar ndër vite dhe është përdorur për të ndikuar në perceptimin publik rreth procesit dhe rolit të Gjykatës Speciale.


Përballja rreth narrativave nuk zhvillohet vetëm përmes raportimeve mediatike, por edhe përmes mënyrës së financimit të disa mediave në Serbi.


Sipas një hulumtimi të portalit serb Cenzolovka, pesë tabloide proqeveritare serbe kanë përfituar rreth 337.4 milionë dinarë nga fondet publike përmes skemës së bashkëfinancimit të projekteve mediatike gjatë dhjetë viteve të fundit.Sipas këtij hulumtimi, rreth 1.5 milion euro nga kjo shumë janë ndarë nga buxheti i Qytetit të Beogradit.


Hulumtimi i Cenzolovkës vlerëson se këto financime kanë ndikuar në fuqizimin e disa mediave që shpesh janë kritikuar për mënyrën e raportimit, përfshirë çështjet që lidhen me Kosovën./RTK


source

You Might Also Like

LSDM: Me kë negocion Mickoski për data-qendrat
Sanksionet e Uashingtonit ndaj Iranit kanë problemin kinez dhe rus
Zhduket një i mitur në Sfeçël të Podujevës
I merr rrjedha e lumit Drin, shpëtohen katër persona – vijojnë kërkimet për 7 vjeçaren
QMK: Katër zjarre aktive dhe tre nën kontroll, gjithsej ka pasur 31 vatra

LEXO GJITHASHTU

Vdes mbreti Harald i Norvegjisë
Vdes mbreti Harald i Norvegjisë
Lajme
Jasharaj nga SBASHK-u: Shpërndarja e teksteve po bëhet në mënyrë të gabuar, do të kemi telashe
Jasharaj nga SBASHK-u: Shpërndarja e teksteve po bëhet në mënyrë të gabuar, do të kemi telashe
Lajme
Sulm seksual në Prishtinë ndaj një burri, viktima ishte duke ecur në rrugë
Sulm seksual në Prishtinë ndaj një burri, viktima ishte duke ecur në rrugë
Lajme
Pejë: E akuzon për dhunë psikike, burri denoncon nusen e djalit në polici
Pejë: E akuzon për dhunë psikike, burri denoncon nusen e djalit në polici
Lajme
Ish-prokurori i Hagës: Mlladiq vdiq, por pyetja kryesore për Srebrenicën mbeti pa përgjigje
Ish-prokurori i Hagës: Mlladiq vdiq, por pyetja kryesore për Srebrenicën mbeti pa përgjigje
Lajme

You Might Also Like

​Theret për vdekje një 14-vjeçar në Prizren
TOP Momenti

​Theret për vdekje një 14-vjeçar në Prizren

August 28, 2026
PDK dhe Aleanca vazhdojnë aksionin para Qeverisë
TOP Momenti

PDK dhe Aleanca vazhdojnë aksionin para Qeverisë

August 28, 2026
Përkrah Kosovës që nga fillimi i ndërhyrjes së NATO-s dhe vendi i parë që njohu pavarësinë, çka thuhet në letrën e kryeministrit britanik?
TOP Momenti

Përkrah Kosovës që nga fillimi i ndërhyrjes së NATO-s dhe vendi i parë që njohu pavarësinë, çka thuhet në letrën e kryeministrit britanik?

August 28, 2026
Sot temperatura të larta, indeksi UV i lartë – rekomandohet kujdes i shtuar
TOP Momenti

Sot temperatura të larta, indeksi UV i lartë – rekomandohet kujdes i shtuar

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?