By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Salihaj: LDK-ja nuk ka figurë që mund ta udhëheqë me sukses partinë, koalicioni me VV-në është zgjidhja e vetme
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Salihaj: LDK-ja nuk ka figurë që mund ta udhëheqë me sukses partinë, koalicioni me VV-në është zgjidhja e vetme
TOP Momenti

Salihaj: LDK-ja nuk ka figurë që mund ta udhëheqë me sukses partinë, koalicioni me VV-në është zgjidhja e vetme

Momenti
Published: June 26, 2026

Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës aktualisht nuk ka një figurë që mund ta udhëheqë me sukses partinë, duke kërkuar një proces të mirëfilltë të reformimit të brendshëm dhe zgjedhje të drejtpërdrejta për kryetarin.

Sipas tij, asnjëri prej emrave që aktualisht përmenden për drejtimin e LDK-së nuk mund t’i kontribuojë forcimit të partisë.

“Unë mendoj se në kryesin e LDK-së, nuk është një person që mund ta luante me sukses rolin e liderit, pra LDK-ja momentalisht për fat të keq nuk e ka një person që do të mund ta udhëheq me sukses LDK-në… LDK duhet ta bëjë një lëvizje të brendshme, zgjedhor pa u ngutur në mënyrë që ky proces ta zgjedh një lider. Unë mendoj që kryetari i LDK-së nuk do duhej të zgjidhej në Kuvendin e LDK-së, por duhej të zgjidhej me një votë të drejtpërdrejtë të anëtarësisë së LDK-së”, tha Salihaj në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Your browser does not support the video tag.

Ai shtoi se pritjet për një rritje më të madhe të LDK-së kishin qenë më të larta, duke përmendur edhe ish-presidenten Vjosa Osmani.

Duke folur për mundësinë e një bashkëpunimi mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Salihaj tha se një koalicion i tillë do të ishte i vështirë për shkak të kundërshtimeve të mundshme brenda grupit parlamentar të LDK-së. Megjithatë, sipas tij, ky mbetet opsioni më i mirë për partinë.

Your browser does not support the video tag.

“Do të jetë i vështirë një koalicion i LDK-së me VV-në për vet faktin se do të ketë deputet të LDK-së që s’do ta përkrahin dhe s’do ta votojnë një koalicion të tillë, por ndryshe unë mendoj që zgjidhja e vetme për LDK-në është ky koalicion. LDK ka bërë gabime të mëdha për fajin e liderit të saj, pra Lumir Abdixhikut, sepse unë i kam propozuar disa herë që nga viti i kaluar që të bëjë koalicion me VV-në dhe ta kërkojë postin e presidentit dhe të marrë pjesë në qeveri”, deklaroi ai./teve1.info/

source

You Might Also Like

Hetemi: Së bashku mund të ndërtojmë kujtesën që i shërben drejtësisë
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Mbretëria e Bashkuar shënon rekord të ri të temperaturave për muajin qershor, arrin në 37.3°C
Dita e 27-të e protestës në Tiranë, aktivistët dhe qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë
Gërvalla: Pasuria e pajustifikueshme nuk do të mbetet e paprekshme

You Might Also Like

Mitreski: Qeveria i ka goditur mësuesit, por nuk po heq dorë nga lukset dhe privilegjet e saj
TOP Momenti

Mitreski: Qeveria i ka goditur mësuesit, por nuk po heq dorë nga lukset dhe privilegjet e saj

June 26, 2026
Rexhepi: Gjykata Kushtetuese të ripërsërisë vendimin, të mbrojmë dinjitetin tetovarë
TOP Momenti

Rexhepi: Gjykata Kushtetuese të ripërsërisë vendimin, të mbrojmë dinjitetin tetovarë

June 26, 2026
Ditari: 26.06.2026
TOP Momenti

Ditari: 26.06.2026

June 26, 2026
​Temperaturat deri në 33 gradë këtë fundjavë
TOP Momenti

​Temperaturat deri në 33 gradë këtë fundjavë

June 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?