Këtë të hënë, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri.
Të dhëna nga Instituti kërkimor “Data Centrum”, studimi i të cilëve ka marrë një kampion prej 1000 turistësh të huaj, kanë paraqitur se mesatarja e shpenzimeve totale për një grup të përbërë prej 2-3 personash rezulton në 2025 euro.
Ndërkohë, mesatarja e shpenzimeve për një person rezulton të jetë 761 euro.
Shpenzime këto të cilat përfshijnë: akomodimin, ushqim dhe pije, transport brenda vendit, blerje dhe shpenzime të tjera.
Sipas të dhënave nga “Data Centrum”, akomodimi u ka zënë turistëve pjesën më të madhe të shpenzimeve me 44% nga totali i shpenzimeve. Konsumi i ushqimeve dhe pijeve rezultojnë me 29% . Ndërsa, transporti brenda vendit rezulton të jetë 13 %.
Sipas drejtoreshës së Institutit Kërkimor Data Centrum, Sonila Çela, kategoria e transportit vjen me një përqindje të tillë duke marrë parasysh se turistët e huaj kanë zgjedhur të udhëtojnë më shumë me taksi apo makina me qera, sesa me transport publik./Euronews Albania

