By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Hoxha: E papranueshme, ambasdori rus në Shqipëri është thirrur për shpjegime
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Hoxha: E papranueshme, ambasdori rus në Shqipëri është thirrur për shpjegime
Lajme

Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Hoxha: E papranueshme, ambasdori rus në Shqipëri është thirrur për shpjegime

Momenti
Published: May 24, 2026

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Ferit Hoxha, ka reaguar ashpër pas sulmeve të fundit ruse me raketa balistike dhe dronë ndaj objektivave civile në Ukrainë, duke zbuluar se gjatë bombardimeve është goditur edhe kompleksi rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev.

Në një postim në rrjetin social X, ai e cilësoi sulmin si një përshkallëzim të rëndë dhe të papranueshëm, ndërsa theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë krah Ukrainës përballë agresionit rus.

Your browser does not support the video tag.

Deklarata e ministrit Hoxha në X

‘Shqipëria dënon me forcë një tjetër sulm brutal në shkallë të gjerë me raketa balistike dhe dronë të nisur mbrëmjen e fundit nga Rusia ndaj objektivave civile në Ukrainë, në një shpërfillje totale të jetës dhe dinjitetit njerëzor.

Këtë herë u godit kompleksi rezidencial ku banon Ambasadori i Shqipërisë në Ukrainë, duke e vënë jetën e tij në rrezik serioz. Kjo është e papranueshme!

Targetimi i zonave civile dhe vënia në rrezik e personelit diplomatik përfaqëson një përshkallëzim të rëndë dhe një tjetër kujtesë të zymtë të kostos njerëzore të agresionit të vazhdueshëm të Rusisë.

Kjo luftë e zgjedhur nga Rusia ka zgjatur shumë gjatë. Për më shumë se katër vjet që nga pushtimi i paligjshëm në shkallë të gjerë, Rusia ka targetuar pa pushim infrastrukturën energjetike, shkollat, spitalet dhe shtëpitë në të gjithë Ukrainën. Megjithatë, ajo nuk ka arritur të thyejë guximin, vendosmërinë, qëndrueshmërinë dhe forcën e popullit ukrainas.

Albania strongly condemns yet another brutal and indiscriminate large-scale ballistic missile and drone #attack launched last night by Russia against civilian targets in Ukraine, in total disregard for human life and basic human decency.

This time, the residential complex where…

— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) May 24, 2026

Rusia nuk po fiton, ajo vetëm po vret, po nxit vuajtje dhe shkatërrim.

Ne përsërisim thirrjen tonë ndaj Rusisë që të ndërpresë menjëherë këto sulme, t’i japë fund luftës kundër Ukrainës, të respektojë plotësisht ligjin ndërkombëtar dhe të kthehet në negociata.

Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë fort pranë Ukrainës dhe përsërit mbështetjen e saj të palëkundur për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ata që janë përgjegjës për këto sulme duhet të mbahen përgjegjës.

Ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri është thirrur për shpjegime.’, shkruan Hoxha./TCH

The post Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, Hoxha: E papranueshme, ambasdori rus në Shqipëri është thirrur për shpjegime appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kushner i bëri presion Netanyahut që “të mos krijojë pengesa” për planin për Gazën
Qeveria dëshiron t’i zotërojë pronat e shtetit, komunat ankohen
Haradinaj flet për “shtator të nxehtë”: Z. kryeministër, shihemi shpejt kismet
Ish-deputeti i LVV-së: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi
Fluturimi Tiranë – Bolonja: Vdes pasagjeri shqiptar gjatë aterimit të aeroplanit

LEXO GJITHASHTU

Blegtorët në protestë para qeverisë, kërkojnë vaksinimin e deleve kundër lisë
Blegtorët në protestë para qeverisë, kërkojnë vaksinimin e deleve kundër lisë
TOP Momenti
Kërkohet paraburgim për të arrestuarin në Zveçan, prokuroria me pamje
Kërkohet paraburgim për të arrestuarin në Zveçan, prokuroria me pamje
TOP Momenti
Pollozhani në PodGo: Zgjedhjet e parakohshme janë të detyrueshme, BDI e la vendin me kryeministër shqiptar
Pollozhani në PodGo: Zgjedhjet e parakohshme janë të detyrueshme, BDI e la vendin me kryeministër shqiptar
TOP Momenti
Aksident i rëndë në Unazën e Madhe në Tiranë, përmbyset kamioni dhe karrotreci – lëndohet një person
Aksident i rëndë në Unazën e Madhe në Tiranë, përmbyset kamioni dhe karrotreci – lëndohet një person
TOP Momenti
CNN: Si ndërvepronin me Iranin presidentët e mëparshëm të SHBA-së
CNN: Si ndërvepronin me Iranin presidentët e mëparshëm të SHBA-së
Lajme

You Might Also Like

Çfarë tregojnë shifrat e reja për emigracionin në Zvicër në vitin 2026?
Lajme

Çfarë tregojnë shifrat e reja për emigracionin në Zvicër në vitin 2026?

August 17, 2026
Shpallet fajtor një person për pjesëmarrje ose organizim të luftimit të qenve
Lajme

Shpallet fajtor një person për pjesëmarrje ose organizim të luftimit të qenve

August 17, 2026
Mbi 1.15 miliardë euro të mbledhura gjatë 7 muajve, dogana thyen rekord të të hyrave
Lajme

Mbi 1.15 miliardë euro të mbledhura gjatë 7 muajve, dogana thyen rekord të të hyrave

August 17, 2026
Përpjekjet në Ngushticën e Hormuzit, Trump kërcënon Omanin: Nëse na del përpara, do ta bombardojmë
Lajme

Përpjekjet në Ngushticën e Hormuzit, Trump kërcënon Omanin: Nëse na del përpara, do ta bombardojmë

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?