By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rrëmbeu një 6-vjeçare në Spanjë, arrestohet në Kosovë shtetasi gjerman
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rrëmbeu një 6-vjeçare në Spanjë, arrestohet në Kosovë shtetasi gjerman
Lajme

Rrëmbeu një 6-vjeçare në Spanjë, arrestohet në Kosovë shtetasi gjerman

Momenti
Published: June 27, 2026

Një operacion i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe autoriteteve spanjolle ka çuar në arrestimin e një shtetasi gjerman, i kërkuar ndërkombëtarisht për rrëmbimin e një vajze gjashtëvjeçare.

Policia e Kosovës njoftoi se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor kishte pranuar informacion nga autoritetet spanjolle, përmes INTERPOL-it, se i dyshuari me inicialet A.M.L. (i lindur në vitin 1989) dyshohej se kishte rrëmbyer një fëmijë gjashtëvjeçar dhe ndodhej në Republikën e Kosovës së bashku me të.

Pas pranimit të informacionit, sipas njoftimit policor u koordinuan aktivitetet me njësitë përkatëse për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar nga autoritetet e Spanjës.

Your browser does not support the video tag.

Operacioni rezultoi i suksesshëm më 24 qershor, kur i dyshuari u lokalizua dhe u arrestua në një lokacion në Fushë Kosovë, së bashku me fëmijën e rrëmbyer.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari u ndalua për 48 orë, ndërsa fëmija u trajtua sipas procedurave ligjore dhe u vendos në një strehim të sigurt.

Policia bëri të ditur se, në koordinim me prokurorin e rastit, Qendrën për Punë Sociale dhe autoritetet spanjolle, pas verifikimit të të gjitha rrethanave të rastit, më 25 qershor u realizua kthimi i sigurt i fëmijës te nëna e tij.

source

You Might Also Like

PDK-ja edhe sot para Qeverisë, aksionit i bashkohen deputetë të Aleancës dhe asamblistë nga Lipjani
Pamje katastrofike nga Hungaria, vendi po përballet me një krizë të rëndë uji
Trump: E kemi zhdukur Iranin, së shpejti do të kemi kontroll të plotë mbi Hormuzin
Paralajmërojnë ekspertët: 2027 mund të jetë viti më i nxehtë në histori
Kufizim i qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë gjatë ditës së sotme

LEXO GJITHASHTU

‘Mitralozë, mjete shpërthyese e uniforma’ – çfarë u gjet pranë varrezave masive në Zubin Potok- të gjitha nga konferenca e Policisë
‘Mitralozë, mjete shpërthyese e uniforma’ – çfarë u gjet pranë varrezave masive në Zubin Potok- të gjitha nga konferenca e Policisë
TOP Momenti
Bessent: ShBA-ja do t’ia vendosë Iranit “sanksionet më të ashpra në histori”
Bessent: ShBA-ja do t’ia vendosë Iranit “sanksionet më të ashpra në histori”
Lajme
Deputetja e PDK-së: Kosova nga tregim suksesi është shndërruar në një shtet problematik
Deputetja e PDK-së: Kosova nga tregim suksesi është shndërruar në një shtet problematik
Lajme
Tërmet i fuqishëm 7.2 ballë që goditi Perunë, ja çfarë dihet deri tani
Tërmet i fuqishëm 7.2 ballë që goditi Perunë, ja çfarë dihet deri tani
Lajme
Ankthi për luftën, zjarret dhe sulmet kibernetike çon në rritje të stoqeve të parave të gatshme në BE
Ankthi për luftën, zjarret dhe sulmet kibernetike çon në rritje të stoqeve të parave të gatshme në BE
Lajme

You Might Also Like

Vapa përvëluese vazhdon, sot deri në 38°C
Lajme

Vapa përvëluese vazhdon, sot deri në 38°C

August 21, 2026
Rumania shkatërron dronin me eksploziv pranë platformës së gazit, Von der Leyen paralajmëron për “luftë hibride”
Lajme

Rumania shkatërron dronin me eksploziv pranë platformës së gazit, Von der Leyen paralajmëron për “luftë hibride”

August 21, 2026
Rama rrëfen për “El Pais” jetën mes artit dhe politikës
Lajme

Rama rrëfen për “El Pais” jetën mes artit dhe politikës

August 21, 2026
Salihu: Shumica e problemeve të komunave janë prodhuar nga vendimet e Qeverisë
Lajme

Salihu: Shumica e problemeve të komunave janë prodhuar nga vendimet e Qeverisë

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?