By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Reshjet e dendura përmbytin Rahovecin, dëme në parkingun nëntokësor, shtëpi dhe toka bujqësore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Reshjet e dendura përmbytin Rahovecin, dëme në parkingun nëntokësor, shtëpi dhe toka bujqësore
TOP Momenti

Reshjet e dendura përmbytin Rahovecin, dëme në parkingun nëntokësor, shtëpi dhe toka bujqësore

Momenti
Published: July 28, 2026

Në këtë formë po mundohen ta largojnë ujin.

Është kjo gjendja në të cilën përfundoi ky parking nëntokësor në qendër të Rahovecit.

Deri në këtë situatë erdhi pas reshjeve të mëdha të shiut që nisën që nga mbrëmja e së dielës, e vazhduan edhe mëngjesin e së hënës.

Your browser does not support the video tag.

Kjo bëri që dëmet e shkaktuara të jenë të mëdha.

“Për shkak të sasisë së madhe të ujit që ka ardhur dhe bllokimit të rrjetës së kanalizimit nga zhavorri dhe mbeturinat e tjera që i ka sjellë uji, është përmbytur edhe parkingu nëntokësor. Bllokimi i rrjetës ka bërë që uji të depërtojë në parking. Tashmë jemi duke punuar me ekipet, kemi vendosur edhe pompat dhe besoj se brenda një ore gjendja do të jetë në rregull”, ka thënë Mullabazi.

E jo larg nga këtu, dëmtime pësuan edhe këta banorë.

Familja Vuçiterna nuk pranoi të flas para kamerës, por prapa saj thanë se kjo nuk është hera e parë që u përballën me të tillë gjendje.

Sipas tyre, problemi qëndron te shtrati i lumit “Dullo”.

Por humbjet ishin të mëdha gjatë së hënës edhe për punuesit e tokave.

E reshjet e disa ditëve më parë, bujku Vllaznim Canzibaj, thotë se ia ndaluan tërësisht prodhimin.

Për këtë, ai po kërkon ndihmë nga institucionet.

“Shpresoj dhe mendoj që Qeveria e Kosovës do të marrë masa dhe do t’i ndihmojë bujqit, sepse është momenti i fundit. Rahovecin dhe Istogun i ka përfshirë moti i lig. Për Rahovecin, kjo është hera e katërt që nga viti 2018 që pësohen dëme, ndërsa askush nuk po ndërmerr masa”, u shpreh një bujk.

Nga Komuna thonë se të gjitha dëmet e deritanishme, do mundohen t’i kompensojnë.

“Komisioni, pas pranimit të kërkesave, do të dalë në terren për t’i regjistruar dëmet e shkaktuara dhe për t’i përcjellë ato në nivel qendror. Shpresoj dhe besoj se duhet të kompensohen jo vetëm dëmet e rastit të sotëm, por edhe ato të 21 korrikut, si dhe dëmet e mëhershme”, ka theksuar Berisha.

Nga reshjet e shiut ditë më parë, dëmtime pati në shumë komuna.

 

source

You Might Also Like

Vendimi për rastin “Drenica 1”,  Sami Lushtaku dhe shtatë të tjerë shpallen të pafajshëm
Përplasje mes veturës së Policisë dhe një veture civile në Gurrakoc të Istogut, pesë të lënduar
Në Gostivar 109 raste të reja, vendoset mbikëqyrje e përforcuar pas epidemisë
Aksident në Portin e Durrësit, kamioni përplas shoferin nga Kosova – dërgohet me urgjencë në spital
Kurti pret admiralin amerikan Wikoff, diskutohet forcimi i partneritetit me NATO-n

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

BDI: Rebalanci i Buxhetit 2026 injoron interesat dhe nevojat e shqiptarëve
TOP Momenti

BDI: Rebalanci i Buxhetit 2026 injoron interesat dhe nevojat e shqiptarëve

July 28, 2026
Klekovski: Këtë vit në Maqedoni ka katër raste të malaries, tre të virusit Denga, një të Zikës dhe tetë të etheve të Nilit Perëndimor
TOP Momenti

Klekovski: Këtë vit në Maqedoni ka katër raste të malaries, tre të virusit Denga, një të Zikës dhe tetë të etheve të Nilit Perëndimor

July 28, 2026
Pesë vetura sekuestrohen në Vushtrri, dyshohet për dokumente të falsifikuara gjatë importit nga Korea e Jugut
TOP Momenti

Pesë vetura sekuestrohen në Vushtrri, dyshohet për dokumente të falsifikuara gjatë importit nga Korea e Jugut

July 28, 2026
Petrushevski: Standardet e dyfishta të LSDM-së, BDI-së dhe Taravarit kanë dalë përsëri në pah
TOP Momenti

Petrushevski: Standardet e dyfishta të LSDM-së, BDI-së dhe Taravarit kanë dalë përsëri në pah

July 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?