By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Refuzimi i parë nga LDK i ndryshon pak llogaritë, a do t’i bëjnë Kurti e Abdixhiku votat për Bekim Sejdiun President?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Refuzimi i parë nga LDK i ndryshon pak llogaritë, a do t’i bëjnë Kurti e Abdixhiku votat për Bekim Sejdiun President?
Lajme

Refuzimi i parë nga LDK i ndryshon pak llogaritë, a do t’i bëjnë Kurti e Abdixhiku votat për Bekim Sejdiun President?

Momenti
Published: August 31, 2026

Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku u morën vesh që Bekim Sejdiu të zgjidhet President, por sa vota mund t’i bëjnë Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në Kuvend?

Shqiprim Salihu

Your browser does not support the video tag.

Mozgjedhja e Presidentit, e cila i detyroi kosovarët të kthehen te kutitë e votimit për herë të tretë brenda rreth një viti e gjysmë, nuk është ende çështje që mund të konsiderohet e zgjidhur, pavarësisht se kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës u dakorduan sot që Bekim Sejdiu të jetë kandidati i përbashkët për shef të shtetit.

Me Partinë Demokratike të Kosovës që ka vendosur të mbetet në opozitë dhe të mos përfshihet në negocitatat për Presidentin, si dhe Aleancën që ka paraqitur gjashtë kërkesa që do të duhej t’i plotësonte kryetari LVV-ja në këmbim të mbështetjes për krijimin e institucioneve pa pjesëmarrjen e kësaj partie në qeverisje, dy partitë që arritën marrëveshjen sot do të duhet t’i bëjnë mirë llogaritë.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i pyetur nëse do ta votojë Sejdiun për President, iu përgjigj shkurt Gazetës Express: “JO”. Më pas shkroi në një postim në Facebook se “nuk e përkrah këtë kandidaturë për President të Republikës së Kosovës, jo për arsye personale, por për një parim politik dhe institucional”.

“Presidenti i Republikës duhet të jetë figurë unifikuese, e cila ndërton konsensus përtej interesave partiake dhe përfaqëson interesin e përgjithshëm të qytetarëve. Në vlerësimin tim, kjo kandidaturë nuk e përmbush këtë kriter”, shkroi ai.

Kurti dhe Abdixhiku u dakorduan sot për emrin e Bekim Sejdiut për President, në takimin e tyre të katërt prej kur LDK-ja më 13 gusht hoqi dorë nga bisedimet për t’u përfshirë në bashkëqeverisje me LVV-në dhe nga kërkesa për pozitën e shefit të shtetit.

Pasi njoftoi për marrëveshjen me Kurtin, Abdixhiku shkroi në Facebook se “LDK-ja do ta mbështesë këtë marrëveshje me bindjen se shteti është më i rëndësishëm se çdo interes partiak”.

Nesër në LDK do të mbahet një mbledhje e Kryesisë e më pas një mbledhje e Grupit Parlamentar, mësoi Gazeta Express.

A mund ta zgjedhin LVV dhe LDK Bekim Sejdiun President?

Me refuzimin e PDK-së, Kurti tani duhet të llogarisë në votat që mund t’i mbërrijë me LDK-në, nëse nuk dëshiron t’i marrë parasysh gjashtë kërkesat e Aleancës.

Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Nëse asnjëri kandidat nuk e merr shumicën prej 80 votash në dy votimet e para, Kushtetuta parasheh organizimin e një votimi të tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr të paktën 61 vota zgjidhet President.

LVV-ja i ka 53 deputetë, ndërsa LDK-ja 18. Me 11 deputetët e minoriteteve, pa përfshirë ata të Listës Serbe, bëhen 82 deputetë, mjaftueshëm për zgjedhjen e Presidentit.

Por, sikurse Hoti, në LDK ka edhe disa deputetë të tjerë që janë shumë të zëshëm kundër LVV-së dhe të cilët madje kanë kërkuar largimin e Abdixhikut nga drejtimi i partisë. Ata mund të mos binden të marrin pjesë në votim.

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, ashtu si deputeti goran, Adem Hoxha, siç është dëshmuar edhe më herët, mund të bëhen gjithashtu problem jo lehtë i zgjidhshëm në kalkulimet për zgjedhjen e Bekim Sejdiut President.

Abdixhiku kërkoi sot që pas arritjes së kësaj marrëveshjeje, “pa vonesa” të konstituohet Kuvendi, të zgjidhet qeveria e re dhe Bekim Sejdiu në pozitën e shefit të shtetit.

Me kërkesë të Kurtit, seanca konstituive e Kuvendit që nisi më 6 gusht u ndërpre dy herë radhazi. Ai nuk e propozoi kandidatin për kryeparlamentar, siç kërkohet me Kushtetutë, pasi e konsideronte të padobishme që të zgjidhet kryeparlamentari dhe nënkryetarët pa një marrëveshje paraprake për zgjedhjen e Presidentit.

Sipas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, më 7 gusht në mesnatë ka përfunduar afati për konstituimin e Kuvendit. Megjithatë, kryesuesi i seancës, Avni Dehari – deputeti më i vjetër i Kuvendit që vjen nga LVV-ja – e caktoi për 8 gusht vazhdimin e seancës konstituive, e cila u ndërpre nga ai në po të njëjtën mënyrë si ditën kur nisi dhe nuk vazhdoi më.

LVV-ja ka insistuar se seanca konstituive nuk do të vazhdonte pa një marrëveshje paraprake për Presidentin, për zgjedhjen e të cilit është përcaktuar një afat kushtetues 60 ditor, i cili fillon të rrjedhë vetëm pasi të konstituohet Kuvendi.

The post Refuzimi i parë nga LDK i ndryshon pak llogaritë, a do t’i bëjnë Kurti e Abdixhiku votat për Bekim Sejdiun President? appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Sali Berisha e bën të kryer: Bekim Sejdiu, President i Kosovës, urime të përzemërta, suksese dhe mbarësi
Reuters shkruan për dakordimin LVV-LDK për emrin e Bekim Sejdiut për President: Mund t’i japë fund ngërçit
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?
Kriza e emigracionit në Ceuta, Italia zgjat pezullimin e Shengenit për Spanjën
Partitë politike zvicerane raportojnë financim prej 24.6 milionë CHF në vitin 2025

LEXO GJITHASHTU

QMK: 13 zjarre në hapësirë të hapur, 9 janë ende aktive
QMK: 13 zjarre në hapësirë të hapur, 9 janë ende aktive
TOP Momenti
Harry Bajraktari përshëndet marrëveshjen LVV-LDK për Bekim Sejdiun: Deputetët ta mbështesin kandidaturën
Harry Bajraktari përshëndet marrëveshjen LVV-LDK për Bekim Sejdiun: Deputetët ta mbështesin kandidaturën
TOP Momenti
Angjushev: Maqedonia mund të ruajë energji elektrike të lirë në bateri dhe ta eksportojë atë kur çmimet janë më të larta
Angjushev: Maqedonia mund të ruajë energji elektrike të lirë në bateri dhe ta eksportojë atë kur çmimet janë më të larta
TOP Momenti
Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit
Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit
TOP Momenti
Grumbullimi i qumështit nuk ndërpritet nga 1 shtatori, pezullohet vendimi
Grumbullimi i qumështit nuk ndërpritet nga 1 shtatori, pezullohet vendimi
TOP Momenti

You Might Also Like

Taksat dhe vdekja e asistuar: Për çfarë do të votojnë kantonet zvicerane në shtator
Lajme

Taksat dhe vdekja e asistuar: Për çfarë do të votojnë kantonet zvicerane në shtator

August 31, 2026
Djali i presidentit iranian thotë se iranianët do të mbijetojnë edhe pa pasuruar uranium
Lajme

Djali i presidentit iranian thotë se iranianët do të mbijetojnë edhe pa pasuruar uranium

August 31, 2026
Musliu pyetet për kandidaturën e Bekim Sejdiut: S’është e panjohur, është folë gjatë gjithë javës
Lajme

Musliu pyetet për kandidaturën e Bekim Sejdiut: S’është e panjohur, është folë gjatë gjithë javës

August 31, 2026
U përmend për President, Demolli i gëzohet kandidaturës së Sejdiut: I uroj besimin dhe mbështetjen e deputetëve
Lajme

U përmend për President, Demolli i gëzohet kandidaturës së Sejdiut: I uroj besimin dhe mbështetjen e deputetëve

August 31, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?