By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rasti i ‘’53 milionëshit’’, edhe rigjykimi me aktvendim dënues – Kush tjetër u dënua përveç Pal Lekës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rasti i ‘’53 milionëshit’’, edhe rigjykimi me aktvendim dënues – Kush tjetër u dënua përveç Pal Lekës
Lajme

Rasti i ‘’53 milionëshit’’, edhe rigjykimi me aktvendim dënues – Kush tjetër u dënua përveç Pal Lekës

Momenti
Published: September 9, 2026

Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në procesin e rigjykimit lidhur me rastin e njohur si “53-milionëshi”, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, të cilët ngarkohen për keqpërdorim të detyrës lidhur me autostradën “Arbën Xhaferi”. Të akuzuarit u dënuan sikurse në gjykimin e parë- Lekaj me 3 vjet e 8 muaj burgi, Tahiri dhe Shatri me nga 1 vit e 8 muaj burigm, dhe Berisha me 3 vjet e 3 muaj burgim.

Në këtë rast, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, në cilësinë e këshilltarit të lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar i Përgjithshëm në këtë ministri dhe Besim Tahiri, si drejtor i Prokurimit Publik në MI, ngarkoheshin nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Your browser does not support the video tag.

Aktgjykimi është marrë të mërkurën nga trupi gjykues i përbërë nga Violeta Namani-Hajra- kryetare, Rrahman Beqiri dhe Donikë Shala-Abdyli-  anëtarë.

Sipas vendimit, Lekaj u shpall fajtor dhe u dënua me 3 vjet e 8 muaj burgim. Ndaj tij u shpall edhe dënim plotësues- ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratë publike në kohëzgjatje prej 3 vjet e 6 muaj.

Besim Tahiri u shpall fajtor dhe u dënua me 1 vit e 8 muaj burigm. Edhe ndaj tij u shpall dënimi plotësues- ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratë publike për 2 vjet.

Eset Berisha u shpall fajtor dhe u dënua me 3 vjet e 3 muaj burgim. Ndaj tij u shpall edhe dënimi plotësues- ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratë publike për 3 vjet.

Kurse, Nebih Shatri u shpall fajtor dhe u dënua me 1 vit e 8 muaj burgim. Ndaj tij u shpall dënim plotësues- ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratë publike për 2 vjet.

Prezent në shpallje ishin prokurori special Valdet Gashi, mbrojtësi i Lekajt- avokati Artan Qerkini, mbrojtësi i Berishës- avokati Afrim Salihu dhe mbrojtësi i Tahirit, avokati Urim Vokshi.

Ndryshe, ish-kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama kishte refuzuar kërkesën për përjashtimin e kryetares së trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra nga gjykimi i rastit të njohur si “53-milionëshi”, kërkesë kjo e parashtruar nga i akuzuari Eset Berisha.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 31 janar 2024 i shpalli fajtorë dhe i dënoi me 10 vjet e 3 muaj burigm (së bashku): Pal Lekajn, Eset Berishën, Nebih Shatrin dhe Besim Tahirin për rastin e njohur si “53-milionëshi”.

Sipas aktgjykimit të Themelores, Pal Lekaj ishte dënua me 3 vite e 8 muaj burgim efektiv. Ndaj tij, gjykata kishte shpall edhe dënim plotësues, ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vite e 6 muaj.

Nebih Shatri ishte dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim, kurse Besim Tahiri ishte dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim. Ndaj tyre ishte shpall edhe dënim plotësues, ndalim i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 2 vitesh. Ndërsa, Eset Berisha ishte dënuar me 3 vite e 3 muaj burgim.

Po ashtu, ndaj Berishës ishte shpall edhe dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të funksionit publik në administratë publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vitesh.

Por, Gjykata e Apelit e kishte kthyer në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt, Eset Berishës, Nebih Shatrit dhe Besim Tahirit.

“Betimi për Drejtësi” kishte raportuar lidhur me përmbajtjen e vendimi të plotë të përpiluar nga Themelorja në Prishtinë, duke publikuar gjetjet e gjykatës nga mbrojtja e të akuzuarve dhe gjetjet nga deklaratat e dëshmitarëve. Po ashtu, edhe për gjetjet e Apelit.

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar  i Përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI, akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare me rastin e ndarjes së 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel &Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit apo e njohur ndryshe si autostrada “Arbën Xhaferi”.

The post Rasti i ‘’53 milionëshit’’, edhe rigjykimi me aktvendim dënues – Kush tjetër u dënua përveç Pal Lekës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Gjykata refuzon paraburgimin për pesë të dyshuarit për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Transporti, banimi e energjia – Këto janë shpenzimet që u shtrenjtuan më së shumti në Kosovë
Prokuroria: Incizimet dhe dokumentet konfirmojnë përpjekjet për ndikim ndaj dëshmitarëve
“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Pejë, në pritje të lirisë për çlirimtarët
Tromp për vendimin e Hagës: Çdo gjykim që nuk rezulton me pafajësi të plotë dhe pa kushte tregon se Specialja është instrument politik

LEXO GJITHASHTU

Toshkovski dhe Klekovski në takim me UNODC-në për një qasje të re ndaj luftës kundër drogës dhe varësive
Toshkovski dhe Klekovski në takim me UNODC-në për një qasje të re ndaj luftës kundër drogës dhe varësive
TOP Momenti
Rasti për administrim të drejtësisë, Prokuroria thotë se Thaçi zgjodhi për kontakte partnerë të devotshëm të tij
Rasti për administrim të drejtësisë, Prokuroria thotë se Thaçi zgjodhi për kontakte partnerë të devotshëm të tij
TOP Momenti
Trump premton 5 mijë dollarë për çdo të rritur amerikan nëse republikanët fitojnë zgjedhjet
Trump premton 5 mijë dollarë për çdo të rritur amerikan nëse republikanët fitojnë zgjedhjet
Lajme
Mickoski: Në dy vite e gjysëm qeverisje, investimet e huaja kanë arritur në 1.4 miliardë euro
Mickoski: Në dy vite e gjysëm qeverisje, investimet e huaja kanë arritur në 1.4 miliardë euro
TOP Momenti
Ngërçi me pagat – kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave, Petrit Malaj
Ngërçi me pagat – kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave, Petrit Malaj
TOP Momenti

You Might Also Like

​Paga mesatare në Shqipëri arrin në rreth 1 mijë euro
Lajme

​Paga mesatare në Shqipëri arrin në rreth 1 mijë euro

September 10, 2026
Eman Rrahmani: I japin para Dioqezës së Rashkës, para organizatave serbe, tokë Manastirit, në fund VV flet për patriotizëm
Lajme

Eman Rrahmani: I japin para Dioqezës së Rashkës, para organizatave serbe, tokë Manastirit, në fund VV flet për patriotizëm

September 10, 2026
Bie tërheqja për Evropën: 17% më pak kërkesa për azil në BE gjatë gjysmës së parë të 2026
Lajme

Bie tërheqja për Evropën: 17% më pak kërkesa për azil në BE gjatë gjysmës së parë të 2026

September 10, 2026
Parandalohet kontrabandimi i mallrave në vlerë 20 mijë euro
Lajme

Parandalohet kontrabandimi i mallrave në vlerë 20 mijë euro

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?