By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Raporti i ZKA-së për MSH-në, furgonët u modifikuan në autoambulanca
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Raporti i ZKA-së për MSH-në, furgonët u modifikuan në autoambulanca
TOP Momenti

Raporti i ZKA-së për MSH-në, furgonët u modifikuan në autoambulanca

Momenti
Published: July 6, 2026

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin për Ministrinë e Shëndetësisë. Mes gjetjeve është se MSh kishte pranuar autoambulanca jashtë standardeve kontraktuale. Kësisoj sipas raportit, furgonët janë modifikuar në autoambulanca por që të njëjtit nuk posedojnë certifikatë që plotësojnë standardet teknike.

Në tetor njoftoi që po bëjnë shpërndarjen e autoambulancave nëpër komuna.

Your browser does not support the video tag.

Për të njëjtat, ministri në detyrë i shëndetësisë, Arben Vitia bëri të ditur se gjatë 2025-s u shpërndan gjashtë sosh në qershor e tetor e tetë tjera në nëntorë.

Por si duket, te ato që i dërguan në Qendrën Urgjente të Prishtinës, u gjetën probleme nga auditori.

Your browser does not support the video tag.

Në raportin e publikuar të Zyrës Kombëtare të Auditimit për Ministrinë e Shëndetësisë mes tjerash ishte se autoambulancat u pranuan jashtë standardeve kontraktuale.

Sipas raportit, MSh ishe furnizuar me këto automjete në vlerë të mbi 1 milion euro por të njëjtat ishin modifikuar nga furgon në autoambulanca.

“Gjatë vitit 2025, MSH ishte furnizuar me 20 autoambulanca në vlerë 1,495,800 euro. Specifikat teknike përcaktonin autoambulancën si produkt përfundimtar, ndërsa operatori ekonomik kishte ofertuar automjete të tipit furgon, të cilat më pas ishin modifikuar në autoambulanca. Megjithatë automjetet e pranuara nuk posedonin certifikatat e kërkuara sipas specifikimeve teknike”.

Kësisoj, komisioni pranues kishte konsideruar të mjaftueshme vetëm aprovimin e lëshuar nga Qendra e Automjeteve të Kosovës pa kryer verifikime shtesë.

Në prill, kur Auditori kreu raportin në Qendrën Urgjente të kryeqytetit u verifikua se stema, shënjimet dhe skema e ngjyrave kishin filluar të dëmtohen pesë muaj pas përdorimit.

Madje edhe specifikat tjera qenë jashtë standardeve të kërkuara.

“Gjatësia e ndarjes së pacientit ishte kërkuar në specifika prej minimum 3100 mm, ndërsa ishte 2800 mm. Barela e Ambulancës me rrota në katallog ishte ofruar me dimensione minimale 1930x600x210 mm, sipas matjeve ishte 1750mm.”

Sipas raportit, pranimi i këtyre furgonëve që u kthyen pastaj në autoambulanca, pa certifikim cenon përputhshmërinë e specifikave teknike dhe sigurisë.

Siç merr vesh televizioni, e njëjta vazhdon të jetë në shërbim të qytetarëve ende.

Ndërkohë gjatë së mërkurës, nga Qendra e Automjeteve të Kosovës nuk kanë bërë të ditur nëse 20 autoambulancat i janë nënshtruar të gjitha kontrolleve teknike./Tv Dukagjini

You Might Also Like

“Mos blini te shqiptarët”, Kandiqi fton studentët serbë të dalin në mbështetje të furrës së shqiptarit në Krushevc
Formacionet zyrtare: Brazili – Norvegji
Arrestimet në Serbi: Shqiptarët ta evitojnë territorin serb
Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan të Fierit
“Livadhet e Fasules” në Serbi, lokacion i dyshuar për varrezë masive

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Parashikimi i motit për këtë javë, i qëndrueshëm dhe me diell
TOP Momenti

Parashikimi i motit për këtë javë, i qëndrueshëm dhe me diell

July 5, 2026
Kosova pëson humbje edhe nga Sllovakia
TOP Momenti

Kosova pëson humbje edhe nga Sllovakia

July 5, 2026
Koci: Serbia ka shtuar kontrollet ndaj kosovarëve, kujdes – kontrollohen edhe telefonat
TOP Momenti

Koci: Serbia ka shtuar kontrollet ndaj kosovarëve, kujdes – kontrollohen edhe telefonat

July 5, 2026
Këto shenja tregojnë se atij nuk po i pëlqeni më
TOP Momenti

Këto shenja tregojnë se atij nuk po i pëlqeni më

July 5, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?