By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Prokurorja e Specializuar: ZPS-ja nuk ka ndjekur penalisht UÇK-në, as luftën e bërë për pavarësinë e Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Prokurorja e Specializuar: ZPS-ja nuk ka ndjekur penalisht UÇK-në, as luftën e bërë për pavarësinë e Kosovës
TOP Momenti

Prokurorja e Specializuar: ZPS-ja nuk ka ndjekur penalisht UÇK-në, as luftën e bërë për pavarësinë e Kosovës

Momenti
Published: September 16, 2026

Prokurorja e Specializuar Kimbërli Uest (Kimberly West) mirëpriti aktgjykimin e sotëm në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit duke e quajtur atë të rëndësishëm për sundimin e ligjit në Kosovë dhe drejtësi të vonuar për viktimat.

Trupi gjykues vendosi që secili nga katër të akuzuarit mban përgjegjësi penale individuale për krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme. Z. Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, Z. Veseli me 18 vjet, Z. Selimi me 13 vjet, dhe Z. Krasniqi me 25 vjet.

“Vendimi i sotëm, që bazohet vetëm në fakte dhe ligj, është i rëndësishëm për vënien para përgjegjësisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë”, tha Prokurorja e Specializuar.

“Gjykata ka konfirmuar se asnjë individ, pavarësisht rangut apo autoritetit politik, nuk është mbi ligjin dhe nuk ka imunitet nga përgjegjësia për krime të rënda ndërkombëtare”, tha tutje.

Krerët e UÇK-së shpallen fajtorë, dënohen në total me 81 vjet burgim

Prokurorja e Specializuar theksoi se çështja gjyqësore që ZPS-ja paraqiti kishte të bënte me përgjegjësinë penale individuale dhe nuk vë në dyshim ndonjë narrativë historike.

“ZPS-ja bën përgjegjës individë për veprimet e tyre, në përputhje me mandatin e saj, asgjë më shumë,” vazhdoi West.

“ZPS-ja nuk ka ndjekur penalisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, as luftën e bërë për pavarësinë e Kosovës. Individë të caktuar shfrytëzuan ato rrethana të luftës për të kryer krime të rënda, dhe është për meritë të Kosovës që këta individë nxirren tani para përgjegjësisë”, tha ajo.

Tutje, në njoftim thuhet se në procesin e paraqitjes së provave të saj, ZPS-ja thirri për të dhënë dëshmi drejtpërdrejtë në sallën e gjyqit 125 dëshmitarë dhe paraqiti si dëshmi rreth 3.000 prova materiale të ZPS-së në shumë gjuhë.

“Trupi gjykues konstatoi në aktgjykimin e tij se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi ishin fajtorë për arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar kundër të paktën 385 personave, trajtim mizor kundër të paktën 49 personave, torturës kundër 303 personave dhe vrasjes së paligjshme kundër të paktën 96 personave.

Krimet u kryen kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime në një periudhë nga prilli i vitit 1998 deri në 20 qershor të vitit 1999 në komuna në të gjithë Kosovën dhe në dy rrethe në Shqipërinë veriore”, thuhet në njoftim.

Prokurorja e Specializuar vuri gjithashtu në dukje se Zyra e ZPS-së do ta shqyrtojë të gjithë aktgjykimin me kujdes ditët e ardhshme, përfshirë gjashtë pikat e aktakuzës për krime kundër njerëzimit që nuk çuan në dënime. /Telegrafi/

You Might Also Like

LAMM: Vazhdojnë punimet në rrugën Gostivar-Strazhë, do të ketë regjim të trafikut
Nga masa për arrest shtëpiak te dorëzimi në pikëkalimin kufitar në Morinë – gjithçka rreth rastit të Vlora Hysenit
Mot i vranët, vende-vende reshje shiu
Arabia Saudite hyn në industrinë e veturave me dy automjete elektrike spektakolare
Hasani kritikon aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Mënyra si u dha ishte joprofesionale

LEXO GJITHASHTU

Afati kushtetues po afron: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa President pas 4 tetorit?
Afati kushtetues po afron: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa President pas 4 tetorit?
Lajme
Arresti i Hysenit, i pazakontë: Në botë vetëm tre raste kur drejtuesve të Inteligjencës i’u janë vënë prangat
Arresti i Hysenit, i pazakontë: Në botë vetëm tre raste kur drejtuesve të Inteligjencës i’u janë vënë prangat
Lajme
Erdogan i Turqisë i bën thirrje botës që të fillojë “menjëherë” rindërtimin e Gazës
Erdogan i Turqisë i bën thirrje botës që të fillojë “menjëherë” rindërtimin e Gazës
Lajme
Kryeministri kanadez njofton 100 milionë dollarë ndihmë për palestinezët
Kryeministri kanadez njofton 100 milionë dollarë ndihmë për palestinezët
Lajme
AI po mbush rrjetet sociale me përmbajtje artificiale, lexuesit po humbasin interesin për postimet jo reale
AI po mbush rrjetet sociale me përmbajtje artificiale, lexuesit po humbasin interesin për postimet jo reale
Lajme

You Might Also Like

Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli
TOP Momenti

Arrestohet në Maqedoninë e Veriut ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli

September 23, 2026
Vedat Muriqi, kapiteni i ri i Kosovës
TOP Momenti

Vedat Muriqi, kapiteni i ri i Kosovës

September 23, 2026
​Ramë Lahaj thërret për unitet dhe bën Betimin e Ushtarit të UÇK-së
TOP Momenti

​Ramë Lahaj thërret për unitet dhe bën Betimin e Ushtarit të UÇK-së

September 23, 2026
Shkodra: Ndryshimi i ligjit për Specialen është i pamundur
TOP Momenti

Shkodra: Ndryshimi i ligjit për Specialen është i pamundur

September 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?