By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
Lajme

Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Momenti
Published: August 5, 2026

I arrestuari i tretë në Zubin-Potok, Jugosllav Radojeviq, dyshohet se me persona të tjerë është mobilizuar për vrasjen e më pas fshehjen e trupave të pajetë të 23 intelektualëve shqiptarë, që në prill të 1999-s u ndaluan dhe u ekzekutuan derisa ndodheshin rrugës për në Mal të Zi.

Roli i tij përshkruhet në vendimin që ka marrë gjykata për masë paraburgimi, e një kopje të të cilit e ka siguruar KOHA.

Your browser does not support the video tag.

Mbështetur në të, Radojeviq ka qenë pjesëtar i Mbrojtjes Territoriale Ushtarake të ish-Jugosllavisë. Ai bashkë me të tjerët dyshohet se, pas ekzekutimit, i kanë varrosur viktimat në dy varrezat masive, të zbuluara së fundmi.

“Me qëllim të fshehjes së krimit, në bashkëkryerje me të dyshuar të tjerë të identifikuar, i kanë varrosur viktimat në fundin e një livadhi te vendi i quajtur Melaja, në fshatin Kalludra e Vogël, afër lumit me qëllim që t’i fshehin gjurmët e krimit. Ndërsa më datën 18.04.1999, janë vrarë edhe S.F., S.F., D.I dhe R.I., me armë zjarri. Të njëjtët pasi i kanë vrarë dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë i kanë varrosur në fshatin Jabukë të Zubin-Potokut”, ka thënë  prokurorja Florije Salihu-Shamolli para gjykatës.

Prokuroria ka treguar edhe versionin e dëshmitarit me inicialet M. F., i cili i ka mbijetuar krimit: Atë fillimisht e kanë sulmuar dhe pastaj e kanë urdhëruar që t’i vërë duart mbrapa kokës që të vazhdojë në drejtim të malit, e më pas të pandehurit kanë shtënë me armë në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë në kokë dhe kraharor.

“Në atë moment viktima rrëzohet dhe humb vetëdijen, por dëgjon krismën e armëve, dhe kur i kthehet vetëdija e vëren se familjarët dhe policia nuk ishin në vendin e ngjarjes. Vazhdon në gjendje të rëndë duke u futur në male dhe duke e vazhduar rrugën deri në fshatin Germov, ku merr ndihmën e parë nga një kushërirë e tij, e cila me profesion ishte teknike medicinale”, ka thënë prokurorja Salihu-Shamolli.

E pretendimet e Prokurorisë, në seancën dëgjimore i ka kundërshtuar avokati Nebojsha Vllajiq që e mbron Radojeviqin.

“Sa i përket arsyes për paraburgim dyshimi i bazuar nuk ekziston. Ne nuk e kemi as dëshminë se Jugosllavi ka qenë aty. I vetmi fakt që prokuroria thirret është deklarata e ndonjë dëshmitari anonim. Prokurorja thotë se deklarata është e njohur për të dhe gjykatën, për mua nuk është e njohur, ju duhet të më tregoni atë mua, ajo është fakt vendimtar”, ka thënë ai.

Si avokati ka folur edhe i pandehuri Radojeviq.

“Pajtohem me të gjitha thëniet e avokatit tim. Kam shumë çka të tregoj, por ta keni parasysh faktin se deri në vitin 2008 nuk kam qenë shtetas i Kosovës”, ka thënë Radojeviq.

Të hënën, Gjykata Themelore në Prishtinë ia caktoi një muaj paraburgim Radojeviqit, që dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, të kryera në komunën e Zubin-Potokut.

Përveç, tij, javën e kaluar u arrestuan edhe dy të dyshuar të tjerë për të njëjtën vepër penale. Menjëherë pas arrestimit, të martën e javës së shkuar u zbulua varrezë masive në fshatin Kalludër të Zubin-Potokut, ndërsa të dielën edhe në Jabukë të kësaj komune.

The post Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Qeveria dëshiron t’i zotërojë pronat e shtetit, komunat ankohen
Haradinaj flet për “shtator të nxehtë”: Z. kryeministër, shihemi shpejt kismet
Ish-deputeti i LVV-së: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi
Fluturimi Tiranë – Bolonja: Vdes pasagjeri shqiptar gjatë aterimit të aeroplanit
CNN: Si ndërvepronin me Iranin presidentët e mëparshëm të SHBA-së

LEXO GJITHASHTU

Kërkohet paraburgim për të arrestuarin në Zveçan, prokuroria me pamje
Kërkohet paraburgim për të arrestuarin në Zveçan, prokuroria me pamje
TOP Momenti
Pollozhani në PodGo: Zgjedhjet e parakohshme janë të detyrueshme, BDI e la vendin me kryeministër shqiptar
Pollozhani në PodGo: Zgjedhjet e parakohshme janë të detyrueshme, BDI e la vendin me kryeministër shqiptar
TOP Momenti
Aksident i rëndë në Unazën e Madhe në Tiranë, përmbyset kamioni dhe karrotreci – lëndohet një person
Aksident i rëndë në Unazën e Madhe në Tiranë, përmbyset kamioni dhe karrotreci – lëndohet një person
TOP Momenti
Aktgjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit – Telegrafi me mbulim special nga Haga
Aktgjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit – Telegrafi me mbulim special nga Haga
TOP Momenti
Millanov për 11.6 tonët speca të Maqedonisë të kthyer nga Bullgaria: Pritet vendimi nëse do të asgjësohen në vendin importues apo tek ne
Millanov për 11.6 tonët speca të Maqedonisë të kthyer nga Bullgaria: Pritet vendimi nëse do të asgjësohen në vendin importues apo tek ne
TOP Momenti

You Might Also Like

Çfarë tregojnë shifrat e reja për emigracionin në Zvicër në vitin 2026?
Lajme

Çfarë tregojnë shifrat e reja për emigracionin në Zvicër në vitin 2026?

August 17, 2026
Shpallet fajtor një person për pjesëmarrje ose organizim të luftimit të qenve
Lajme

Shpallet fajtor një person për pjesëmarrje ose organizim të luftimit të qenve

August 17, 2026
Mbi 1.15 miliardë euro të mbledhura gjatë 7 muajve, dogana thyen rekord të të hyrave
Lajme

Mbi 1.15 miliardë euro të mbledhura gjatë 7 muajve, dogana thyen rekord të të hyrave

August 17, 2026
Përpjekjet në Ngushticën e Hormuzit, Trump kërcënon Omanin: Nëse na del përpara, do ta bombardojmë
Lajme

Përpjekjet në Ngushticën e Hormuzit, Trump kërcënon Omanin: Nëse na del përpara, do ta bombardojmë

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?