By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Prokuroria pretendon se Thaçi nuk dha mesazhe ndihmëse, por udhëzuese për Zyrapin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Prokuroria pretendon se Thaçi nuk dha mesazhe ndihmëse, por udhëzuese për Zyrapin
Lajme

Prokuroria pretendon se Thaçi nuk dha mesazhe ndihmëse, por udhëzuese për Zyrapin

Momenti
Published: September 14, 2026

Në Hagë po zhvillohet dita përfundimtare e procesit gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, lidhur me akuzat për tentim të pengimit të drejtësisë.

sot janë paraparë kundërpërgjigjet e palëve, pas dy ditëve të javës së kaluar, të enjten dhe të premten, kur Prokuroria e Specializuar dhe ekipet mbrojtëse paraqitën fjalët e tyre përfundimtare.

Your browser does not support the video tag.

Prokuroria e Specializuar që pati një orë në dispozicion për kundërpërgjigjen e saj, insiston se ish-presidenti Hashim Thaçi ka ndërhyrë drejtpërdrejt për të manipuluar dëshminë e Bislim Zyrapit.

Prokuror Joshua Hafetz, theksoi detaje nga vizitat e datave 9 shtator dhe 7 tetor 2023, ku në prani të të akzuarit Smakaj, sipas tij, Thaçi ka dhënë udhëzime të hollësishme mbi atë çfarë dëshmitari duhej apo nuk duhej të thoshte para trupit gjykues, veçanërisht në lidhje me Shtabin e Përgjithshëm.

“Pretendimi tani se udhëzimet e Thaçit, sa i takon mesazheve që i duheshin përcjellë Zyrapit ishin thjesht ndihmëse dhe ishin udhëzime për të nxjerrë në pah të vërtetën dhe për të mos i përzier gjërat, në thonjëza, bie ndesh me atë çfarë tregojnë fjalët e zbardhura në transkripte. ……Udhëzimet e përsëritura të zotit Thaçi, në vizitat me zotin Smakaj, si në rastin e vizitës me Kuçin, kishin për qëllim që të kontrollonin atë çfarë do të thoshte Zurapi, apo atë çfarë nuk do të thonte ai përpara trupit gjykues. Në veçanti, qëllimi ishte që të kontrollonte çfarë Zyrapi do të thoshte lidhur me Shtabin e Përgjithshëm”, tha ai.

Kësisoj prokuroria kërkon që të shikohen transkriptet me kujdes për t’u parë qëllimi i vërtetë i Thaçit.

“Në të gjitha udhëzimet e veta, sigurisht që synimi i zotit Thaçi ishte që të ndihmonte veten. Shumë prej këtyre udhëzimeve konkrete jepen në hollësi në dosjen gjyqësore të prokurorisë dhe që citojnë të drejtpërdrejtë transkriptet. Ju kërkojmë, i nderuar gjykatës, që të shikoni dokumentacionin e kësaj çështjeje”. tha Hafetz.

Mbrojtjes së Hashim Thaçit i janë ndarë 30 minuta, ndërsa nga 15 minuta për ekipet e tjera mbrojtëse.

The post Prokuroria pretendon se Thaçi nuk dha mesazhe ndihmëse, por udhëzuese për Zyrapin appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

SHBA mban seancë për Ballkanin Perëndimor, në fokus edhe Kosova dhe siguria rajonale
Ambasada amerikane lëshon alarm sigurie, paralajmëron protesta të mëdha më 16 shtator
REXHEP BOJA — NJË JETË SHËRBIM NDAJ KOSOVËS
Hapet konferenca “Lufta për UÇK-në”: Më 16 shtator përfundon lufta speciale kundër Kosovës
Schuebel takohet me ambasadorin austriak, diskutojnë rrugën e Kosovës drejt BE-së

LEXO GJITHASHTU

Digjet ekskavatori i bashkësisë lokale në Gllogjë të Tetovës
Digjet ekskavatori i bashkësisë lokale në Gllogjë të Tetovës
TOP Momenti
Kapiteni i FSK-së vlerësohet me titull prestigjioz në SHBA
Kapiteni i FSK-së vlerësohet me titull prestigjioz në SHBA
TOP Momenti
Gjykata Kushtetuese konfirmon pranimin e kërkesës së PDK-së për konstituimin e Kuvendit
Gjykata Kushtetuese konfirmon pranimin e kërkesës së PDK-së për konstituimin e Kuvendit
Lajme
Nga remitencat te investimet, Ajredini: EFTA hap një kapitull të ri ekonomik mes Kosovës dhe Zvicrës
Nga remitencat te investimet, Ajredini: EFTA hap një kapitull të ri ekonomik mes Kosovës dhe Zvicrës
TOP Momenti
Kina: Nuk i kemi dhënë Iranit imazhe satelitore para sulmit vdekjeprurës në bazën amerikane në Jordani
Kina: Nuk i kemi dhënë Iranit imazhe satelitore para sulmit vdekjeprurës në bazën amerikane në Jordani
Lajme

You Might Also Like

Bugaqku: Kushtetuesja ka afat deri në 60 ditë për lëndën e PDK-së
Lajme

Bugaqku: Kushtetuesja ka afat deri në 60 ditë për lëndën e PDK-së

September 14, 2026
Kapiteni i FSK-së vlerësohet si i diplomuari më i dalluar në kursin e Forcave Speciale në SHBA
Lajme

Kapiteni i FSK-së vlerësohet si i diplomuari më i dalluar në kursin e Forcave Speciale në SHBA

September 14, 2026
Parlamenti Evropian debaton nesër për glorifikimin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq
Lajme

Parlamenti Evropian debaton nesër për glorifikimin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq

September 14, 2026
Evidentohen 10 raste të shkyçjeve ilegale nga ujësjellësi në tri zona të Prishtinës
Lajme

Evidentohen 10 raste të shkyçjeve ilegale nga ujësjellësi në tri zona të Prishtinës

September 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?