By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për fajde në Prizren
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për fajde në Prizren
TOP Momenti

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për fajde në Prizren

Momenti
Published: June 6, 2026




Foto: Laura Hasani





Prokuroria Themelore në Prizren njofton opinionin publik se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të pandehuri për kryerjen e veprës penale “Fajdeja”, ndërsa një person tjetër i dyshuar për të njëjtën vepër penale gjendet në arrati dhe është në kërkim nga organet kompetente.

Your browser does not support the video tag.


Sipas dyshimeve të bazuara që rezultojnë nga hetimet e deritanishme, personat e dyshuar kanë vepruar në bashkëkryerje duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit, me ç’rast kanë kontraktuar dhe përfituar shuma dukshëm joproporcionale në raport me huanë e dhënë.


“Nga hetimet e zhvilluara, rezulton se në shtator të vitit 2021 është lidhur një marrëveshje huazimi në shumën prej 50,000 euro, me kushte të rënda financiare për të dëmtuarin, duke përfshirë kamata mujore dhe përfitime të konsiderueshme pasurore në favor të të pandehurve. Më pas, përmes kërkesave të vazhdueshme për pagesë dhe presionit të ushtruar ndaj familjarëve të të dëmtuarit, është kërkuar kthimi i shumave shumëfish më të larta se huaja fillestare”, thuhet në njoftim.


Sipas hetimeve, të dëmtuarit dyshohet se kanë paguar gjithsej rreth 150,000 euro pa llogaritur  borxhin bazë.


“Po ashtu, Prokuroria është duke zhvilluar hetime edhe ndaj një personi tjetër, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Manipulimi me prova”, për shkak të dyshimeve se ka ndërmarrë veprime me qëllim të pengimit ose vështirësimit të procedurës penale dhe administrimit të drejtë të provave”, thuhet në njoftim.


Tutje bëhet e ditur se Prokurori i Shtetit, duke vlerësuar rrethanat e rastit, peshën e veprave penale, rrezikun e ndikimit në dëshmitarë, mundësinë e pengimit të procedurës penale si dhe rrezikun e ikjes, ka kërkuar nga gjykata kompetente caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit të arrestuar.


“Prokuroria Themelore në Prizren mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale që cenojnë sigurinë juridike dhe ekonomike të qytetarëve dhe do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe do të jetë e përkushtuar në luftën kundër fajdeve” thuhet në njoftim. /Zëri


source

You Might Also Like

“Flotilja refuzoi të vizitonte ishullin e Sazanit”, Rama: Revolucionarët e rrenave i ikën të vërtetës
“Më ço në spital”, DJ i klubit dëshmon për vrasjen në Ksamil: Autori hodhi thikën para se të arratisej
Regjistrimi në Shkollat e Mesme të Tetovës, interesim për Gjimnazin, Shkollën Ekonomike dhe Mjekësinë
​Anuloi takimin me Kurtin, Ulutash pret komandantin e Shtabit të NATO-s në Sarajevë
Vuçiq: Kemi negociuar 50 herë për hapjen e urës mbi Ibër, takimi Mojsiloviq – Ulutas nuk ishte i mirë

LEXO GJITHASHTU

KRU Gjakova konfirmon se ka marrë procesverbalin për ‘‘Liqenin e Radoniqit’’: Të hënën presim të pranojmë aktvendimin
KRU Gjakova konfirmon se ka marrë procesverbalin për ‘‘Liqenin e Radoniqit’’: Të hënën presim të pranojmë aktvendimin
Lajme
Akuzat se qeveria ua ka marrë paratë komunave, Krasniqi: Mjetet janë kthyer përsëri të komunat përmes projekteve investuese
Akuzat se qeveria ua ka marrë paratë komunave, Krasniqi: Mjetet janë kthyer përsëri të komunat përmes projekteve investuese
Lajme
Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës
Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës
Lajme
AKK i reagon Muratit për buxhetin e komunave: Padrejtësi në ndarjet buxhetore
AKK i reagon Muratit për buxhetin e komunave: Padrejtësi në ndarjet buxhetore
TOP Momenti
Rasti i vjedhjes së mijëra eurove dhe arit në Leposaviq, arrestohet edhe i dyshuari i katërt
Rasti i vjedhjes së mijëra eurove dhe arit në Leposaviq, arrestohet edhe i dyshuari i katërt
TOP Momenti

You Might Also Like

Temperaturat e larta rrezikojnë prodhimin e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut
TOP Momenti

Temperaturat e larta rrezikojnë prodhimin e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut

August 22, 2026
Filipçe: Janë rritur shpenzimet e vreshtarëve, ndërsa çmimi i blerjes së rrushit është poshtërues
TOP Momenti

Filipçe: Janë rritur shpenzimet e vreshtarëve, ndërsa çmimi i blerjes së rrushit është poshtërues

August 22, 2026
Thatësira e tejzgjatur, bie niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës
TOP Momenti

Thatësira e tejzgjatur, bie niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës

August 22, 2026
Zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin e Strumicës, midis fshatrave Banicë dhe Vodoçë
TOP Momenti

Zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin e Strumicës, midis fshatrave Banicë dhe Vodoçë

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?