By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Prokurori Hafetz pretendon: Thaçi në nëntë vizita ka 28 orë incizime me udhëzime për dëshmitarët
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Prokurori Hafetz pretendon: Thaçi në nëntë vizita ka 28 orë incizime me udhëzime për dëshmitarët
TOP Momenti

Prokurori Hafetz pretendon: Thaçi në nëntë vizita ka 28 orë incizime me udhëzime për dëshmitarët

Momenti
Published: September 10, 2026









Joshua Hafetz, prokuror në Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), në fjalën përmbyllëse të Zyrës së Prokurorit në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit dhe bashkë të akuzuarve të tij, ka folur për 28 orë incizime të ish-presidentit të Kosovës.

Your browser does not support the video tag.


Hafetzi ka deklaruar se këto incizime janë pranuar si prova në këtë çështje gjyqësore dhe janë realizuar gjatë nëntë vizitave të veçanta, në një periudhë prej katër muajsh.


Sipas tij, pesë prej këtyre vizitave përfshinin biseda të Thaçit me bashkë të akuzuarit në këtë proces.


“Janë pranuar në këtë çështje gjyqësore 28 orë incizime të zotit Thaçi, të shpërndara në nëntë vizita të veçanta në një periudhë katërmujore, përfshirë pesë vizita ku Thaçi ka folur me bashkë të akuzuarit në këtë çështje gjyqësore”, ka deklaruar Hafetzi, transmeton Zeri.info.


Prokurori i ZPS-së ka pretenduar se përmbajtja e incizimeve tregon një mënyrë të përsëritur të komunikimit nga Thaçi me vizitorët e tij.


Sipas Hafetzit, Thaçi fillimisht fliste me zë normal për tema të përditshme, ndërsa më pas e ulte zërin dhe pëshpëriste, për të dhënë, sipas pretendimit të prokurorisë, udhëzime konkrete lidhur me atë se çfarë duhej t’u thoshin vizitorët dëshmitarëve.


“Vizitë pas vizite, Thaçi ka folur me një zë normal për temat e përditshme dhe më pas e ulte zërin dhe pëshpëriste për të dhënë udhëzime konkrete se çfarë duhet t’u thoshin vizitorët dëshmitarëve, për të zbehur akuzat”, ka thënë Hafetzi.


Këto deklarime janë pjesë e argumenteve të ZPS-së në fjalën përmbyllëse të procesit gjyqësor. Mbrojtja e Thaçit dhe bashkë të akuzuarve pritet të paraqesë argumentet e saj përfundimtare lidhur me provat dhe pretendimet e prokurorisë. /Zëri




 


source

You Might Also Like

Aksident i trefishtë në aksin Lushnjë–Berat, tre persona të plagosur, një në gjendje të rëndë
Mbi 5 milionë euro janë harxhuar për festën për pavarësinë e Maqedonisë së Veriut
ZPS kërkoi dënim me gjashtë vjet burgim për Thaçin për pengim të drejtësisë, reagon avokati Misetic
Arrestohen tre persona për dy raste të vjedhjes së rëndë në “Trepçë”
Pagat rriten, punësimi bie në Shqipëri

LEXO GJITHASHTU

Takimi me Prattipatin, Hamza shpreh shqetësime për sjelljet e VV’së: Bllokada të marrë fund sa më shpejt
Takimi me Prattipatin, Hamza shpreh shqetësime për sjelljet e VV’së: Bllokada të marrë fund sa më shpejt
Lajme
Pas takimit në LDK, Prattipati shkon edhe në PDK, shihet teksa del nga zyrat e kësaj partie
Pas takimit në LDK, Prattipati shkon edhe në PDK, shihet teksa del nga zyrat e kësaj partie
Lajme
Dyshohen për vjedhje të rëndë në hapësirat e ‘Trepçës’, arrestohen tre persona
Dyshohen për vjedhje të rëndë në hapësirat e ‘Trepçës’, arrestohen tre persona
Lajme
“Pasaporta si në Black Friday”: Një zyrtar rus i futbollit dhe ish-oficer i inteligjencës bëhen shtetas të Serbisë
TOP Momenti
“Pasaporta si në Black Friday”: Një zyrtar rus i futbollit dhe ish-oficer i inteligjencës bëhen shtetas të Serbisë
TOP Momenti

You Might Also Like

I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata jep vendimin për vrasësin e Aurora Tilës
TOP Momenti

I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata jep vendimin për vrasësin e Aurora Tilës

September 10, 2026
Dy fytyrat e Serbisë
TOP Momenti

Dy fytyrat e Serbisë

September 10, 2026
Policia e Tetovës heton rrahjen mes të rinjve
TOP Momenti

Policia e Tetovës heton rrahjen mes të rinjve

September 10, 2026
FSK demonstron profesionalizëm dhe ndërveprueshmëri në ushtrimin “Saber Junction 26”
TOP Momenti

FSK demonstron profesionalizëm dhe ndërveprueshmëri në ushtrimin “Saber Junction 26”

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?