By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Presidenca për Telegrafin: Kryetari i ri i Kuvendit do të marrë postin e ushtruesit të detyrës së presidentit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Presidenca për Telegrafin: Kryetari i ri i Kuvendit do të marrë postin e ushtruesit të detyrës së presidentit
TOP Momenti

Presidenca për Telegrafin: Kryetari i ri i Kuvendit do të marrë postin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Momenti
Published: September 3, 2026

Legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës, e dalë nga zgjedhjet e qershorit, ende nuk është konstituuar plotësisht. Seanca konstituive, e cila nisi më 6 gusht, nuk është përmbyllur, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje kërkon që para zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit të arrihet pajtim për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Në këtë situatë, çështja e ushtrimit të detyrës së presidentit pas skadimit të afatit kushtetues të ushtruesit aktual ka hapur diskutime të reja.

Your browser does not support the video tag.

Nga Presidenca e Kosovës për Telegrafin kanë thënë se vendi nuk mund të mbetet pa ushtrues detyre të presidentit, duke sqaruar se me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, kjo përgjegjësi do t’i kalojë atij.

“Me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, kushdo qoftë ai apo ajo, ushtrimi i detyrës së presidentit kalon te kryetari i ri i Kuvendit, deri në zgjedhjen e presidentit të Republikës”, thuhet në përgjigjen e Presidencës.

Ndërkaq, Albulena Haxhiu e ushtron aktualisht detyrën e presidentit, pasi ajo ishte zgjedhur kryetare e Kuvendit të legjislaturës së dhjetë.

Ajo mori këtë detyrë më 4 prill, pas përfundimit të mandatit pesëvjeçar të Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës.

Kushtetuta e Kosovës përcakton se ushtruesi i detyrës së presidentit nuk mund ta ushtrojë këtë funksion për më shumë se gjashtë muaj.

Për rrjedhojë, në rastin e Haxhiut, ky afat përfundon më 4 tetor.

Në Presidencë nuk e kanë përjashtuar mundësinë që, nëse deri në këtë datë deputetët nuk arrijnë ta zgjedhin presidentin e ri, t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për interpretim.

“Në këtë fazë nuk do të paragjykonim nëse do të paraqitet nevoja për një procedurë të tillë”, thuhet në përgjigjen e Presidencës.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, kishte deklaruar për Telegrafin se Albulena Haxhiu vazhdon të konsiderohet kryetare e Kuvendit deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, pasi seanca konstituive ende nuk ka përfunduar.

Sipas tij, fakti që procesi i konstituimit nuk është përmbyllur lë hapësirë për interpretimin se mandati i legjislaturës së kaluar vazhdon të prodhojë efekte deri në përfundimin e këtij procesi.

“Meqë nuk ka marrë fund seanca konstituive, mund të interpretohet se rrjedh mandati i legjislaturës së kaluar, në të cilën ajo ka qenë kryetare e Kuvendit. Kjo do të thotë se momentalisht ajo është edhe kryetare e Kuvendit”, kishte shpjeguar Baraliu.

Megjithatë, sipas tij, situata ndryshon në momentin kur zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit. Me marrjen e mandatit nga kryetari i ri, mandati i kryetarit aktual përfundon automatikisht.

Baraliu ka folur edhe për ushtrimin e detyrës së presidentit në rast të mungesës së kreut të shtetit. Sipas tij, Kushtetuta ia njeh këtë përgjegjësi kryetarit të Kuvendit.

“Legjislatura e re ka filluar dhe duhet të prodhojë një kryetar Kuvendi. Ai kryetar, sapo ta marrë mandatin, nëse nuk kemi president, automatikisht i takon e drejta e ushtruesit të detyrës së presidentit për gjashtë muaj”, kishte deklaruar Baraliu.

Ndërkohë, në fillim të kësaj jave, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës arritën një marrëveshje për çështjen e presidentit.

Dy partitë propozuan ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiun, si kandidat për president të Kosovës.

Megjithatë, një ditë më vonë, marrëveshja nuk u përkrah nga gjashtë deputetë të LDK-së, duke ngritur pikëpyetje nëse ajo mund të sigurojë votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit të ri.

Pas këtij zhvillimi, kreu i LVV-së dhe njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së presidentit do të vazhdojnë. Ai tha se aktualisht janë siguruar 74 vota për Sejdiun.

Për zgjedhjen e presidentit në dy raundet e para kërkohet pjesëmarrja e së paku 80 deputetëve në votim, nga 120 sa i ka gjithsej Kuvendi i Kosovës. Në raundin e tretë, kandidati duhet të marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve, përkatësisht të paktën 61 vota, ndërsa në sallë duhet të jenë të pranishëm së paku 80 deputetë.

Nëse presidenti nuk zgjidhet as në raundin e tretë, Kushtetuta parasheh shpërndarjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda 45 ditësh.

Kështu, afati i 4 tetorit dhe konstituimi i Kuvendit të ri mbeten dy nga çështjet kryesore që pritet të përcaktojnë rrjedhën e mëtejshme institucionale dhe politike të vendit. /Telegrafi/

You Might Also Like

​Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë në Shqipëri
A mund të fajësohen gjashtë deputetë për dështimin e zgjedhjes së presidentit?
Prokuroria publikoi kontaktet e gjyqtarit Gjoko Ristov me politikanë e biznesmenë
Seanca gjyqësore për rastin “Pulse”, prindërit e viktimave ankohen për zvarritje të procesit
Kryeziu: Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

LEXO GJITHASHTU

Zviceranët kërkojnë masa konkrete kundër ngrohjes klimatike
Zviceranët kërkojnë masa konkrete kundër ngrohjes klimatike
Lajme
Ministri izraelit i Mbrojtjes kërcënon me hakmarrje të gjerë nëse Irani sulmon vendin e tij
Ministri izraelit i Mbrojtjes kërcënon me hakmarrje të gjerë nëse Irani sulmon vendin e tij
Lajme
Ambasadori i BE-së në Kosovë e fillon misonin diplomatik në Kosovë duke u takuar me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së
Ambasadori i BE-së në Kosovë e fillon misonin diplomatik në Kosovë duke u takuar me të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së
Lajme
Maduro i kërkon drejtësisë amerikane të rrëzojë aktakuzën ndaj tij, pretendon imunitet si ish-president i Venezuelës
Maduro i kërkon drejtësisë amerikane të rrëzojë aktakuzën ndaj tij, pretendon imunitet si ish-president i Venezuelës
Lajme
Njëmbëdhjetë vende të BE’së kërkojnë heqjen e së drejtës së vetos, mes tyre edhe Gjermania e Franca
Njëmbëdhjetë vende të BE’së kërkojnë heqjen e së drejtës së vetos, mes tyre edhe Gjermania e Franca
Lajme

You Might Also Like

Kosova merr pjesë në takimin joformal të Ministrave për Çështje Evropiane në Dublin
TOP Momenti

Kosova merr pjesë në takimin joformal të Ministrave për Çështje Evropiane në Dublin

September 3, 2026
Vazhdojnë përplasjet, Ymeri: Në videot propagandistike të VV-së do të shihni edhe deklaratat e Abdixhikut duke sulmuar deputetët e tij
TOP Momenti

Vazhdojnë përplasjet, Ymeri: Në videot propagandistike të VV-së do të shihni edhe deklaratat e Abdixhikut duke sulmuar deputetët e tij

September 3, 2026
BDI: Problemi i paraleles shqipe në Butel mbetet i pazgjidhur
TOP Momenti

BDI: Problemi i paraleles shqipe në Butel mbetet i pazgjidhur

September 3, 2026
​Kush do ta përfaqësojë Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së?
TOP Momenti

​Kush do ta përfaqësojë Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së?

September 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?