By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Prefekti i Tiranës për katërshen e UÇK-së: Dhjetë milionë shqiptarë presin drejtësi për çlirimtarët
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Prefekti i Tiranës për katërshen e UÇK-së: Dhjetë milionë shqiptarë presin drejtësi për çlirimtarët
Lajme

Prefekti i Tiranës për katërshen e UÇK-së: Dhjetë milionë shqiptarë presin drejtësi për çlirimtarët

Momenti
Published: May 13, 2026

Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, ka deklaruar se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen padrejtësisht në Hagë, duke thënë se ndaj tyre nuk ka prova bindëse për akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale.

Në një takim të mbajtur të mërkurën në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hajdari tha se gjykimi ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së nuk ka elemente të drejtësisë evropiane.

Your browser does not support the video tag.

“Ne kemi katër burra, drejtues të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në burg, gjashtë vjet. Tashmë është e qartësuar për të gjithë opinionin publik shqiptar, por edhe ndërkombëtar, qoftë ky evropian, qoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kudo në botë, njerëz që duan të marrin vesh të vërtetën, që presidenti Hashim Thaçi dhe tre shokët e tij janë pjesë e një kombinacioni të ndyrë që s’ka asnjë element të drejtësisë evropiane, që s’ka prova bindëse për të vërtetuar asnjë nga akuzat e rënda që ka ngritur Prokuroria Speciale”, tha ai.

Hajdari tha se qëndrimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë ka dëshmuar, sipas tij, mungesën e provave ndaj tyre.

“Ne treguam, ato katër burra treguan, që ne jemi shqiptarë që i ngremë duart tona në një mekanizëm ligjor për t’u hetuar. Dhe na kanë krijuar mundësinë, na kanë bërë krenarë, që falë qëndresës tyre stoike i kanë treguar gjithë botës që për ato akuza që ata akuzohen nuk ka asnjë provë. I gjithë aktiviteti i organizatës së veteranëve, i shoqatave patriotike dhe kulturore këtu në Kosovë, në Shqipëri, Maqedoni, në Preshevë, Malësi, nuk ka pushuar me mitingjet që janë bërë nëpër të gjithë qytetet tona kryesore. Ne shpresojmë te drejtësia e tyre. E pret një komb i tërë. Nuk e pret vetëm Kosova, po e pret Shqipëria, Maqedonia, shqiptarët që janë në Evropë, shqiptarët që janë në Amerikë. Dhjetë milionë shqiptarë presin drejtësi për çlirimtarët. Kurrë nuk mund të ndodhë të barazohet viktima me agresorin”, tha ai.

Ai shtoi se dëshmitarët e paraqitur nga mbrojtja kanë qenë figura me kredibilitet të lartë ndërkombëtar.

“Dëshmitarët që paraqitën katër udhëheqësit e luftës çlirimtare të Kosovës ishin dëshmitarë potencialë, duke filluar me ish-zyrtarët më të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zyrtarët e agjencive ligj-zbatuese dhe politikanë me integritet të padiskutueshëm, të cilët iu treguan gjyqtarëve dhe prokurorëve që këta katër burra mbahen padrejtësisht në burg. Kështu që, duke shpresuar në pafajësinë e tyre, duke e pranuar këtë dekoratë që marr nga kjo shoqatë me përulje, jam krejtësisht i sigurt në pafajësinë e tyre dhe shpresoj që shumë shpejt të çlirohemi nga ky makth i madh dhe njerëzit që janë atje, presidenti Thaçi dhe tre zyrtarët e tjerë të lartë të UÇK-së, të fitojnë lirinë në mënyrë dinjitoze dhe të kthehen pranë familjeve të tyre, pranë vendit të tyre për të dhënë kontributet e tyre në zhvillimin e Kosovës, me integrimin e Kosovës, me integrimin e kombit shqiptar pjesë e familjes së madhe euro-atlantike”, tha ai.

Hajdari u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të kenë më shumë përkujdesje për veteranët e luftës.

“Përfitoj nga rasti të bëj një thirrje njerëzore për të gjithë politikën në Kosovë që të kthejë vëmendjen tek veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata janë krenaria jonë. Një pjesë e madhe e tyre kanë humbur fëmijët, kanë humbur vëllezërit në luftë. Një pjesë e madhe e tyre janë të sëmurë, kanë nevojë për mjekim, kanë nevojë për kurim. Është obligim i çdo qeverie që heronjtë e vet, dëshmorët e vet, që kanë siguruar këtë liri që kemi sot, t’i mbështesin në të gjitha mënyrat”, tha ai./EO/

The post Prefekti i Tiranës për katërshen e UÇK-së: Dhjetë milionë shqiptarë presin drejtësi për çlirimtarët appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Lladrovci: “Zjarri i Lirisë”, në Kleçkën heroike, është zjarr që buron nga zemra e çlirimtarëve, nga zona e qëndresës
Apeli i liron nga akuza Agim Çekun dhe 9 të tjerët për listat e veteranëve, nuk u provua se kryen veprën penale
Detaje tronditëse nga vdekja e Mazonakis – Pasi vdiq, mjekët kërkonin në ChatGPT si ta rikthenin në jetë, i bënë edhe foto
Detaje tronditëse nga vdekja e Mazonakis – Pasi u vdiq, mjekët kërkonin në ChatGPT si ta rikthenin në jetë, i bënë edhe foto
Sadiku për Golën: S’guxoi të votonte për Çitakun, kontribuoi në bllokadë- Kam menduar se dallon nga të pakulturuarit e VV’së

LEXO GJITHASHTU

Limani: ASH duhet të rikthehet në skenën politike si subjekt konkurrues
Limani: ASH duhet të rikthehet në skenën politike si subjekt konkurrues
TOP Momenti
Mesazh me peshë edhe për Kosovën, shefi i MI5: Siguria kombëtare është përgjegjësi e përbashkët
Mesazh me peshë edhe për Kosovën, shefi i MI5: Siguria kombëtare është përgjegjësi e përbashkët
TOP Momenti
Vdes politikania italiane Emma Bonino, mbështetëse e madhe e Kosovës
Vdes politikania italiane Emma Bonino, mbështetëse e madhe e Kosovës
TOP Momenti
Pyetësori i Telegrafit: A duhet arsimi të shpallet urgjencë kombëtare?
Pyetësori i Telegrafit: A duhet arsimi të shpallet urgjencë kombëtare?
TOP Momenti
Mickoski: Janë ndarë vauçerë për klima inverter për më shumë se 500 familje sociale
Mickoski: Janë ndarë vauçerë për klima inverter për më shumë se 500 familje sociale
TOP Momenti

You Might Also Like

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Vushtrri, konstatojnë mungesë masash për sigurinë në punë
Lajme

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Vushtrri, konstatojnë mungesë masash për sigurinë në punë

September 11, 2026
Haziri ndanë fjalët e Rugovës në Hagë për UÇK’në para marshit të nesërm: Patriotë, luftuan për lirinë e Kosovës
Lajme

Haziri ndanë fjalët e Rugovës në Hagë për UÇK’në para marshit të nesërm: Patriotë, luftuan për lirinë e Kosovës

September 11, 2026
Hamza fton qytetarët në “Marshin për Liri”: Nesër në orën 14:00, në sheshin “Skënderbeu” qëndrojmë të gjithë bashkë  për Kosovën dhe UÇK-në
Lajme

Hamza fton qytetarët në “Marshin për Liri”: Nesër në orën 14:00, në sheshin “Skënderbeu” qëndrojmë të gjithë bashkë  për Kosovën dhe UÇK-në

September 11, 2026
25-vjetori i sulmeve terroriste, Trump në Pentagon: Nuk do ta harrojmë kurrë 11 shtatorin, për këtë arsye luftojmë
Lajme

25-vjetori i sulmeve terroriste, Trump në Pentagon: Nuk do ta harrojmë kurrë 11 shtatorin, për këtë arsye luftojmë

September 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?