By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Politikanit më të paguar në botë i rritet rroga edhe me 1 milion dollarë shtesë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Politikanit më të paguar në botë i rritet rroga edhe me 1 milion dollarë shtesë
Lajme

Politikanit më të paguar në botë i rritet rroga edhe me 1 milion dollarë shtesë

Momenti
Published: September 9, 2026

Ministrat e Singaporit tashmë janë ndër politikanët më të paguar në botë, ndërsa kryeministri Lawrence Wong fiton më shumë se katër herë pagën vjetore shtetërore të presidentit amerikan Donald Trump.

Tani, Wongut i është rritur paga me 1 milion dollarë, ndërsa ky qytet-shtet i pasur ka vendosur një rritje të konsiderueshme të pagave të ministrave për herë të parë pas 15 vjetësh, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Your browser does not support the video tag.

Duke njoftuar rritjen e pagave në parlament të martën, udhëheqësi i Singaporit tha se ky rregullim ishte i nevojshëm për të tërhequr njerëz të talentuar në shërbimin publik, veçanërisht pasi hendeku mes kompensimit të udhëheqësve politikë dhe drejtuesve të sektorit privat është zgjeruar vitet e fundit.

Paketa vjetore e pagës së Wongut do të rritet me pothuajse 64%, nga 2.2 milionë dollarë singaporianë (1.7 milionë dollarë amerikanë) në 3.6 milionë dollarë singaporianë (2.8 milionë dollarë amerikanë), ndërsa ministrat e tjerë do të përfitojnë rritje deri në 9%. Wong është zotuar se rritjen e pagës së tij do ta dhurojë për bamirësi për pesë vjet.

Shteti i Azisë Juglindore prej kohësh i ka justifikuar pagat e larta të politikanëve si një masë të rëndësishme për frenimin e korrupsionit, i cili është i përhapur në disa nga vendet fqinje.

Singapori u rendit në vendin e tretë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2025 të Transparency International, i cili mat nivelin e perceptuar të korrupsionit në sektorin publik. Për krahasim, Shtetet e Bashkuara u renditën në vendin e 29-të.

Njoftimi shkaktoi reagime të shumta negative në rrjetet sociale, në një vend ku pagat e larta të ministrave janë një temë e ndjeshme, ndërkohë që të ardhurat mesatare mujore ishin 5,775 dollarë singaporianë (4,500 dollarë amerikanë) vitin e kaluar.

“Duke pasur parasysh pasigurinë ekonomike dhe ndryshimet e afërta teknologjike që pritet të prekin vendet e punës, ky njoftim mund të perceptohet si i pandjeshëm ndaj realitetit apo madje edhe si një veprim në interes të vetë udhëheqësve”, tha Eugene Tan, analist politik dhe profesor i asociuar i së drejtës në Universitetin e Menaxhimit të Singaporit.

Tan shtoi se, ndonëse shumica e singaporianëve e pranojnë se pagat e ministrave nuk mund të konkurrojnë me ato të drejtuesve më të paguar të sektorit privat, ata ende e kanë të vështirë emocionalisht të pranojnë që udhëheqësit e tyre të fitojnë paga kaq të larta.

Edhe para rritjes së fundit, paga e Wongut tejkalonte ndjeshëm 400 mijë dollarët që presidenti i SHBA-së merr në vit, para tatimit, dhe ishte shumë më e lartë se paga e udhëheqësit të dytë më të paguar, shefit ekzekutiv të Hong Kongut, John Lee, i cili fiton 719 mijë dollarë në vit.

Wong pranoi se kjo është një “çështje e vështirë dhe emocionalisht e ndjeshme”, e cila do të jetë objekt i një shqyrtimi të hollësishëm.

The post Politikanit më të paguar në botë i rritet rroga edhe me 1 milion dollarë shtesë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Gjykata refuzon paraburgimin për pesë të dyshuarit për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Transporti, banimi e energjia – Këto janë shpenzimet që u shtrenjtuan më së shumti në Kosovë
Prokuroria: Incizimet dhe dokumentet konfirmojnë përpjekjet për ndikim ndaj dëshmitarëve
“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Pejë, në pritje të lirisë për çlirimtarët
Tromp për vendimin e Hagës: Çdo gjykim që nuk rezulton me pafajësi të plotë dhe pa kushte tregon se Specialja është instrument politik

LEXO GJITHASHTU

Toshkovski dhe Klekovski në takim me UNODC-në për një qasje të re ndaj luftës kundër drogës dhe varësive
Toshkovski dhe Klekovski në takim me UNODC-në për një qasje të re ndaj luftës kundër drogës dhe varësive
TOP Momenti
Rasti për administrim të drejtësisë, Prokuroria thotë se Thaçi zgjodhi për kontakte partnerë të devotshëm të tij
Rasti për administrim të drejtësisë, Prokuroria thotë se Thaçi zgjodhi për kontakte partnerë të devotshëm të tij
TOP Momenti
Trump premton 5 mijë dollarë për çdo të rritur amerikan nëse republikanët fitojnë zgjedhjet
Trump premton 5 mijë dollarë për çdo të rritur amerikan nëse republikanët fitojnë zgjedhjet
Lajme
Mickoski: Në dy vite e gjysëm qeverisje, investimet e huaja kanë arritur në 1.4 miliardë euro
Mickoski: Në dy vite e gjysëm qeverisje, investimet e huaja kanë arritur në 1.4 miliardë euro
TOP Momenti
Ngërçi me pagat – kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave, Petrit Malaj
Ngërçi me pagat – kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave, Petrit Malaj
TOP Momenti

You Might Also Like

​Paga mesatare në Shqipëri arrin në rreth 1 mijë euro
Lajme

​Paga mesatare në Shqipëri arrin në rreth 1 mijë euro

September 10, 2026
Eman Rrahmani: I japin para Dioqezës së Rashkës, para organizatave serbe, tokë Manastirit, në fund VV flet për patriotizëm
Lajme

Eman Rrahmani: I japin para Dioqezës së Rashkës, para organizatave serbe, tokë Manastirit, në fund VV flet për patriotizëm

September 10, 2026
Bie tërheqja për Evropën: 17% më pak kërkesa për azil në BE gjatë gjysmës së parë të 2026
Lajme

Bie tërheqja për Evropën: 17% më pak kërkesa për azil në BE gjatë gjysmës së parë të 2026

September 10, 2026
Parandalohet kontrabandimi i mallrave në vlerë 20 mijë euro
Lajme

Parandalohet kontrabandimi i mallrave në vlerë 20 mijë euro

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?