By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për të larguar udhëheqjen e shkarkuar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për të larguar udhëheqjen e shkarkuar
Lajme

Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për të larguar udhëheqjen e shkarkuar

Momenti
Published: May 24, 2026

Policia turke hodhi gaz lotsjellës dhe hyri me forcë në selinë e partisë kryesore opozitare të dielën për të larguar udhëheqjen e saj të shkarkuar.

Re të gazit lotsjellës u përhapën brenda ndërtesës së Partisë Popullore Republikane (CHP), ndërsa personat brenda bërtisnin dhe hidhnin sende drejt hyrjes, teksa policia arriti të çante një barrikadë të improvizuar.

Your browser does not support the video tag.

Nuk është e qartë nëse ka të lënduar nga trazirat.

Një gjykatë turke e kishte shkarkuar liderin e CHP-së, Ozgur Ozel, të enjten, duke anuluar rezultatet e kongresit të partisë ku ai ishte zgjedhur në vitin 2023, duke përmendur parregullsi. Të dielën, guvernatori i Ankarasë urdhëroi largimin e personave që ndodheshin brenda selisë.

Mbshtetësit e Kemal Kilicdaroglu, ish-kreut të CHP-së, përleshen me mbështetësit e krytarit të shkarkuar, Ozgur Ozel. Ankara, 24 maj 2026.
Mbshtetësit e Kemal Kilicdaroglu, ish-kreut të CHP-së, përleshen me mbështetësit e krytarit të shkarkuar, Ozgur Ozel. Ankara, 24 maj 2026.

Gjykata riktheu në vend të Ozelit ish-kryetarin e CHP-së, Kemal Kilicdaroglu, i cili humbi përballë presidentit Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet kombëtare të vitit 2023.

“Jemi nën sulm”, tha Ozel përmes një video-mesazhi të publikuar në X, teksa po ndodhte intervenimi i policisë. Ai u zotua se do të qëndrojë në ndërtesë dhe do të rezistojë.

“Edhe nëse përpiqen të na largojnë nga këtu, ne do të vazhdojmë marshimin tonë drejt pushtetit në rrugë”, tha ai, duke u bërë thirrje mbështetësve të CHP-së të tregojnë solidaritet dhe të mbrojnë zyrat e partisë.

Udhëheqja e larguar e CHP-së, nën Ozelin, ka dënuar vendimin e gjykatës duke e cilësuar si “puç gjyqësor” dhe Ozel është zotuar se do ta apelojë vendimin dhe do të qëndrojë “ditë e natë” në selinë e partisë në Ankara.

Ozel bëri thirrje të shtunën që të mbahet një kongres i ri partiak sa më shpejt që të jetë e mundur, teksa Kilicdaroglu ka thënë se kongresi do të mbahet në një kohë “të përshtatshme”. Deputetët e CHP-së të shtunën zgjodhën Ozelin si udhëheqës të grupit parlamentar të partisë.

Zgjedhjet e ardhshme kombëtare në Turqi janë caktuar për vitin 2028, por ato do të duhej të mbaheshin më herët nëse Erdogani, që është 72 vjeç dhe përballet kufizimit të mandatit presdiencial, dëshiron të garojë sërish.

Qeveria turke, ndërkaq, mohon kritikat se përdor gjykatat për të shënjestruar rivalët politikë, duke thënë se gjyqësori është i pavarur.

Mediat shtetërore raportuan të shtunën se policia turke kishte ndaluar 13 persona në kuadër të një hetimi lidhur me kongresin e vitit 2023. Ata përballen me akuza për shkelje të ligjit për partitë politike, pranimin e ryshfetit dhe pastrimin e aseteve të përfituar përmes veprave penale. /REL

The post Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për të larguar udhëheqjen e shkarkuar appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Tërmeti trondit Granadën historike të Spanjës, duke plagosur tre persona
Gjermania, kreu i kompanisë që furnizon Ukrainën me dronë denoncon komplotin rus për vrasje: Jeta ime private ka pushuar së ekzistuari!
Rrahje dhe goditje me thikë, si u vra turisti portugez në Ksamil – 11 të arrestuar, dy të dyshuar si ekzekutorë
Zemaj: Një president me vlera, kontribute e merita nuk do ta “lejonte” një Albin që po e mban vendin pa institucione
Pasagjeri nxori gjysmën e trupit nga vetura, shoferi gjobitet me 150 euro

LEXO GJITHASHTU

Rizvanolli për eksportin e thëngjillit: Tani po përfiton KEK-u dhe Kosova
Rizvanolli për eksportin e thëngjillit: Tani po përfiton KEK-u dhe Kosova
TOP Momenti
Legjenda braziliane e futbollit, Roberto Carlos konvertohet në mysliman
Legjenda braziliane e futbollit, Roberto Carlos konvertohet në mysliman
TOP Momenti
Blleki vjen me “Senzacion”
Blleki vjen me “Senzacion”
TOP Momenti
Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
Përmirësohet situata, katër vatra aktive të zjarrit në Shqipëri
TOP Momenti
Vedat Muriqi zhvillon 82 minuta, Fenerbahçe luan baras me Lyonin
Vedat Muriqi zhvillon 82 minuta, Fenerbahçe luan baras me Lyonin
TOP Momenti

You Might Also Like

“Sabriu e ka vulën – Kur e ngoj Rifat Berishen, bash loçken e zemrës ma knaq – Na e kemi akademi folklorin…”, Sinan Vllasaliu në “Pressing One”
Lajme

“Sabriu e ka vulën – Kur e ngoj Rifat Berishen, bash loçken e zemrës ma knaq – Na e kemi akademi folklorin…”, Sinan Vllasaliu në “Pressing One”

August 18, 2026
“Babi pse brengosesh” – U kanë ni njeri qe e ngrehke fmija me ja ble ni kukull, me siguri s’ka pasë pare”, Vllasaliu flet për këngën e tij të preferuar
Lajme

“Babi pse brengosesh” – U kanë ni njeri qe e ngrehke fmija me ja ble ni kukull, me siguri s’ka pasë pare”, Vllasaliu flet për këngën e tij të preferuar

August 18, 2026
Kërçeli për takimin Kurti-Abdixhiku: Uroj të dalë një zgjidhje për presidentin
Lajme

Kërçeli për takimin Kurti-Abdixhiku: Uroj të dalë një zgjidhje për presidentin

August 18, 2026
Fetoshi: Serbia po kalkulon krizat në Kosovë për qëllime destabilizuese
Lajme

Fetoshi: Serbia po kalkulon krizat në Kosovë për qëllime destabilizuese

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?