By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Policia harton plan operativ me 4 faza për zgjedhjet: Ka qëllim të krijojë klimë të qetë, sigurojë qendrat dhe materialin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Policia harton plan operativ me 4 faza për zgjedhjet: Ka qëllim të krijojë klimë të qetë, sigurojë qendrat dhe materialin
Lajme

Policia harton plan operativ me 4 faza për zgjedhjet: Ka qëllim të krijojë klimë të qetë, sigurojë qendrat dhe materialin

Momenti
Published: May 28, 2026

Policia e Kosovës, ka njoftuar se,  ka hartuar urdhrin operativ dhe ka bërë të gjitha planifikimet lidhur me “Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, të cilat do të mbahen me datën 07 qershor 2026 në Republikën e Kosovës.

Në njoftim, shtohet se, përmes urdhrit në fjalë, parashihen të angazhohet një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë kryesisht të rendit publik, por sipas nevojës mund të angazhohen edhe zyrtarë policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin  njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës, përfshirë pajisjet e nevojshme logjistike, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor, përcjell Gazeta Express.

Your browser does not support the video tag.

Plani operativ përfshin katër faza: 1) Periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese; 2) Angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore; 3) Garantimi i sigurisë në ditën e zgjedhjeve dita (Z); Dhe, 4) Periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së, të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit.

Nga policia, po ashtu, është bërë e ditur se qëllimi është që të krijohet një klime të qetë dhe të sigurt, të ketë ngritje të vigjilencës, sigurimi i qendrave të votimit, depove komunale dhe qendrës së numërimit të rezultateve, si dhe, të ketë përcjellje të sigurt të të gjithë materialit sensitiv zgjedhor nga të gjitha destinacionet e parapara sipas planit të sigurisë deri në përfundimin e operacionit policor, që ndërlidhet me procesin zgjedhor.

Komunikata:

Angazhimet policore në mbarëvajtje të procesit zgjedhor të datës 07 qershor 2026

Prishtinë, më 28 maj 2026

Policia e Kosovës, bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autorizimeve institucionale, me kohë ka hartuar urdhrin operativ dhe ka bërë të gjitha planifikimet lidhur me “Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, të cilat do të mbahen me datën 07 qershor 2026 në Republikën e Kosovës.

Përmes urdhrit operativ, parashihen të angazhohet një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë kryesisht të rendit publik, por sipas nevojës mund të angazhohen edhe zyrtarë policorë të profileve të ndryshme, që iu përkasin  njësiteve të ndryshme brenda Policisë së Kosovës, përfshirë pajisjet e nevojshme logjistike, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

Plani operativ përfshin katër faza:

1) Periudha parazgjedhore apo përgatitore vlerësuese,

2) Angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore,

3) Garantimi i sigurisë në ditën e zgjedhjeve dita (Z),

4) Periudha pas zgjedhjeve që parasheh transportin nën përcjellje dhe siguri të PK-së, të materialit sensitiv e deri në përfundim të procesit.

Faza e parë veçse është realizuar dhe tani jemi në zbatimi të fazës së dytë, të angazhimit në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës zgjedhore, për të vazhduar sipas planit me fazat tjera, deri në përfundim të procesit zgjedhor.

Qëllimi i këtij urdhri operativ edhe në këtë proces zgjedhor është:

• Krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para-gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve.

• Ngritja e vigjilencës, sigurimi i qendrave të votimit, depove komunale dhe qendrës së numërimit të rezultateve.

• Përcjellja e sigurt dhe sigurimi i gjithë materialit sensitiv zgjedhor nga të gjitha destinacionet e parapara sipas planit të sigurisë deri në përfundimin e operacionit policor, që ndërlidhet me procesin zgjedhor.

• Inicimi dhe procedimi i çdo vepre penale kundër të drejtës së votimit dhe ndërmarrja e të gjitha masave procedurale/penale ndaj çdokujt që bie ndesh me ligjet pozitive të vendit që rregullojnë/sanksionojnë veprimet e kundërligjshme ndaj zgjedhjeve të lira dhe demokratike, në koordinim dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit sipas planeve të veprimit dhe marrëveshjeve paraprake të bazuara në ligj.

Sikurse edhe në planifikimet e kaluara, sipas memorandumit të bashkëpunimit në mes të KQZ-së, Policisë së Kosovës, Prokurorisë dhe Këshillit Gjyqësor, janë caktuar zyrtarë/hetues në drejtoritë rajonale për trajtimin e çdo rasti të mundshëm që ndërlidhet me procesin zgjedhor, nën autorizimet e prokurorëve të caktuar për këtë çështje nga Prokuroria e Shtetit. Po ashtu janë caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në si dhe janë dhënë udhëzime për zyrtarët policorë lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore gjatë procesit zgjedhor.           

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore në mënyrë profesionale karshi qytetarëve dhe vendit si dhe të jetë transparente mbi punën dhe angazhimet e saja policore.

Si zakonisht, inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe institucionet kompetente, njëherit të raportojnë për çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor, apo edhe jashtë tyre.

Raportoni, nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999, në adresën elektronike info@kosovopolice.com si dhe në stacionet më të afërta policore.

The post Policia harton plan operativ me 4 faza për zgjedhjet: Ka qëllim të krijojë klimë të qetë, sigurojë qendrat dhe materialin appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Trazira në një burg të Selanikut, i vihet flaka qelisë, tre të dënuar përfundojnë në spital
Pamje, stuhi të fuqishme godasin Gjermaninë – një grua humb jetën pasi e zë pema
Droni rrëzohet në Rumani gjatë sulmit rus ndaj Ukrainës
“Shqipëria është magjike”, Richard Grenell mbyll pushimet në Vlorë
Deputeti i LVV-së: Bisedimet me LDK-në po ecin mirë, jemi në rrugë të mbarë për presidentin

LEXO GJITHASHTU

LSDM: Mickoski manipulon me statistikat për rritjen ekonomike
LSDM: Mickoski manipulon me statistikat për rritjen ekonomike
TOP Momenti
Rreth 30 mijë euro u gjetën brenda një veture në afërsi të liqenit të Vërmicës, rasti po hetohet
Rreth 30 mijë euro u gjetën brenda një veture në afërsi të liqenit të Vërmicës, rasti po hetohet
TOP Momenti
Kadrijaj thotë se nëse Kurti vazhdon kështu, protestat do të jenë edhe më masive
Kadrijaj thotë se nëse Kurti vazhdon kështu, protestat do të jenë edhe më masive
TOP Momenti
AKB: Dje humbëm mundësinë për të prodhuar energji, sot po shesim lëndën e parë
AKB: Dje humbëm mundësinë për të prodhuar energji, sot po shesim lëndën e parë
Lajme
Të paktën 11 persona të vrarë nga sulmi rus ndaj Kievit
Të paktën 11 persona të vrarë nga sulmi rus ndaj Kievit
Lajme

You Might Also Like

Gjakovë: Një burrë merr djalin nga kopshti dhe braktis Kosovën, nuk lajmëron ish-bashkëshorten
Lajme

Gjakovë: Një burrë merr djalin nga kopshti dhe braktis Kosovën, nuk lajmëron ish-bashkëshorten

August 20, 2026
Shifra shqetësuese: 10 raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Lajme

Shifra shqetësuese: 10 raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

August 20, 2026
Mbi 29 mijë euro kapen në Vërmicë, rasti hetohet për shpëlarje parash
Lajme

Mbi 29 mijë euro kapen në Vërmicë, rasti hetohet për shpëlarje parash

August 20, 2026
Kërcënimet e fundit të Trumpit “vetëm sa do të sjellin humbje të mëtejshme”, thotë ministri i Jashtëm i Iranit
Lajme

Kërcënimet e fundit të Trumpit “vetëm sa do të sjellin humbje të mëtejshme”, thotë ministri i Jashtëm i Iranit

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?