By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Polemika dhe presioni për rikthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komuniteti serb
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Polemika dhe presioni për rikthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komuniteti serb
TOP Momenti

Polemika dhe presioni për rikthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komuniteti serb

Momenti
Published: July 26, 2026

Rikthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në institucione të Kosovës tash e sa javë po diskutohet në sistemin e drejtësisë dhe në institucione tjera të Kosovës. Madje, janë shtuar zërat se po ushtrohet presion për këtë temë.

Derisa Bashkimi Evropian kërkoi që partitë politike të mos i bëjnë presion KGJK-së në vendim-marrje, ishte vet ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, që tha se partnerët tanë ndërkombëtarë po bëjnë presin në Këshillin gjyqësor dhe atë prokurorial.

Your browser does not support the video tag.

I fundit që vizitojë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për të diskutuar për rikthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë ishte i dërguari i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen.

Megjithatë, Kurit i tha Sorensen ashtu siç tha edhe në mbledhjen e Qeverisë se kjo çështje duhet rregulluar në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

“Qysh atëherë e kemi thënë dhe u kemi bërë thirrje të gjithë serbëve në institucione mos i braktisni ato, mos jepni dorëheqje, mos shkoni. Por, nuk e kemi thënë e as nuk kemi të drejtë të themi kthehuni”, tha Kurti.

Kurti nuk e la me kaq. Ai vazhdoi edhe sot duke kujtuar dorëheqjen kolektive të policëve serb në veri.

“Policia e Kosovës përjetoi një goditje të rëndë më 5 nëntor 2022, atëherë kur afër 550 policë serbë u dorëheqën në mënyrë kolektive në veri të Ibrit, me urdhër të Beogradit. Mirëpo qëllimi i tyre dështoi meqenëse nuk është rrënuar shumetnia si përbërje e policisë tonë dhe as nuk është cenuar sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe stabiliteti institucional siç kanë synuar ata. Republika e Kosovës është më e sigurtë se kurrë më parë“, tha ai.

Rreth 130 prokurorët dhe gjyqtarët serbë kishin dhënë dorëheqje në fund të nëntorit 2022, në kuadër të largimit kolektiv të serbëve nga institucionet e Kosovës në katër komunat me shumicë serbe në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Ky veprim – i nxitur nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, që mbështetet nga Beogradi – erdhi në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i hequr nga përdorimi targat e automjeteve të lëshuara nga Serbia dhe për t’i zëvendësuar ato me targa të Kosovës.

Çështja e dorëheqjeve të pazgjidhura u rikthye në vëmendje pasi, në mes të qershorit, ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu kërkoi nga KGJK dhe KPK që “pa vonesa” ta kryejnë obligim ligjor që t’ia dorëzojnë asaj emrat e atyre që kanë dhënë dorëheqje, me qëllim që ajo, përmes dekreteve t’i lirojë nga detyra.

Më 21 korrik, Haxhiu liroi nga detyra shtatë prokurorë serbë që kishin dhënë dorëheqje në fund të vitit 2022.

Vendimi i saj u mor pasi KPK refuzoi kërkesat e pesë prokurorëve dhe 15 punonjësve administrativë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për të tërhequr dorëheqjet e tyre.

Vendimi u kritikua nga BE-ja. Ditë më parë, Bashkimi Evropian kërkoi që partitë politike të mos i bëjnë presion KGJK-së në vendimarrje, pasi disa eksponentë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, kërkuan që këshilli të marrë vendim për moskthimin në punë të gjyqtarëve serbë.

Derisa Haxhiu të premten i bëri thirrje KGJK-së “të mos bjere pre e ndikimeve të askujt, qoftë vendore apo ndërkombëtare.

Në mbështetje të qëndrimit të Qeverisë doli edhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi.

Kurse, avokati Ardian Bajraktari ka thënë për KosovaPress se vendimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës për refuzimin e kërkesës për tërheqjen e dorëheqjeve është i bazuar në legjislacionin në fuqi dhe në interpretimet e Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka shtuar se institucionet duhet të jenë të kujdesshme në raport me koordinimin me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke folur për mundësinë e rikthimit të ish-prokurorëve në pozitat që kanë mbajtur më herët, Bajraktari ka thënë se ata mund të rikandidojnë nëse hapen konkurse dhe nëse i plotësojnë kriteret ligjore.

“Referuar sistemit prokurorial, duke qenë se Këshilli veçse ka marrë vendim dhe, rrjedhimisht, i ka propozuar Presidentes, në referencë të nenit 26 të ligjit, e njëjta tashmë, siç është thënë publikisht, i ka liruar nga detyra përmes dekreteve. Në rast se palët, në këtë rast ish-prokurorët, pretendojnë që u janë shkelur të drejtat e tyre, mund t’i drejtohen sistemit gjyqësor, përkatësisht gjykatave të rregullta, për të kërkuar mbrojtjen gjyqësore të të drejtave të tyre. Po ashtu, në rast se shpallet konkurs, të njëjtit nuk privohen nga e drejta që të rikandidojnë dhe, nëse i plotësojnë kriteret dhe kalojnë me sukses fazën e rekrutimit, mund të bëhen sërish prokurorë”, ka deklaruar Bajraktari.

Ai ka folur edhe për ndikimin që do të mund të kishte rikthimi i tyre në sistemin e drejtësisë, duke thënë se përfaqësimi i komuniteteve është një e drejtë e garantuar, por se për këta individë mund të ketë pasoja në besimin e publikut.

Në fund, ai ka theksuar se një marrëveshje politike nuk do të ishte e mjaftueshme për rikthimin e tyre, pasi duhet të respektohen procedurat ligjore. /KP/

You Might Also Like

Sot temperatura të larta, indeksi UV i lartë – rekomandohet kujdes i shtuar
Haradinaj: Kurti po kërkon “viktimë” për krizën politike, Aleanca do të protestojë
Pas dy vrasjeve, shoqëria civile kërkon që femicidi të trajtohet si urgjencë
Franca lehtëson rregullat e prodhimit të djathit pas thatësirës së zgjatur
Burgu i Dubravës: I akuzuari për dhunim, përfundon i dhunuar

LEXO GJITHASHTU

Kongresmenët amerikanë kërkojnë sanksione ndaj zyrtarëve serbë, akuzojnë Vuçiqin për afrimin me Rusinë, Kinën dhe Iranin
Kongresmenët amerikanë kërkojnë sanksione ndaj zyrtarëve serbë, akuzojnë Vuçiqin për afrimin me Rusinë, Kinën dhe Iranin
Lajme
Skena të turpshme në Zvornik të RS-së: Qindra njerëz ndezën qirinj dhe brohoritën “Ratko Mladiq”
Skena të turpshme në Zvornik të RS-së: Qindra njerëz ndezën qirinj dhe brohoritën “Ratko Mladiq”
Lajme
Mlladiq dhe krimet monstruoze të Kasapit të Bosnjës
Mlladiq dhe krimet monstruoze të Kasapit të Bosnjës
Lajme
Dyshime e pakënaqësi me rezultatet e negociatave mes VV-së dhe LDK-së
Dyshime e pakënaqësi me rezultatet e negociatave mes VV-së dhe LDK-së
Lajme
Rrufeja godet Kullën e Sahatit në Mekë, momenti spektakolar bëhet viral
Rrufeja godet Kullën e Sahatit në Mekë, momenti spektakolar bëhet viral
Lajme

You Might Also Like

Nga Zvërneci te kërkesat politike, protestuesit vijojnë ditën e 89-të të tubimit
TOP Momenti

Nga Zvërneci te kërkesat politike, protestuesit vijojnë ditën e 89-të të tubimit

August 28, 2026
Përpjekjet për president konsensual, Mustafa pesimist për marrëveshje
TOP Momenti

Përpjekjet për president konsensual, Mustafa pesimist për marrëveshje

August 28, 2026
“Këndi i Debatit”- 27.08.2026
TOP Momenti

“Këndi i Debatit”- 27.08.2026

August 28, 2026
Mungesa e vitaminës D në shtatzëni mund të ndikojë te foshnja
TOP Momenti

Mungesa e vitaminës D në shtatzëni mund të ndikojë te foshnja

August 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?