By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Poezia e të miturës në tubimin e LVV-së – Çka tha Nezir Kraki?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Poezia e të miturës në tubimin e LVV-së – Çka tha Nezir Kraki?
TOP Momenti

Poezia e të miturës në tubimin e LVV-së – Çka tha Nezir Kraki?

Momenti
Published: June 3, 2026

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Nezir Kraki, ka deklaruar se paraqitja e një vajze të mitur në skenë gjatë një tubimi zgjedhor të dielën, ku ishte i pranishëm kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka qenë keqkuptim dhe jo pjesë e një skenari të organizuar.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Kraki ka thënë se rasti ka ndodhur spontanisht, kur një prind ka kërkuar që vajza e tij të bënte një foto me kryeministrin, por më pas ajo ka përfunduar në skenë.

“Ajo me fëmijën ka qenë një keqkuptim. Edhe unë isha atë ditë me Kurtin në Zyrih dhe erdhi një prind me një vajzë 10-vjeçare me një vizatim dhe më tha: ‘Krak, a ka mundësi që vajza të bëjë një foto me kryeministrin?’. Unë u thashë të kalojnë nga sigurimi, dhe më pas ajo ka dalë në skenë me kryeministrin, siç e keni parë”, ka sqaruar Kraki.

Your browser does not support the video tag.

Ai ka theksuar se kryeministri nuk mund të mbahet përgjegjës për veprimet e përkrahësve në tubime, duke shtuar se deklaratat apo sjelljet individuale nuk përfaqësojnë subjektin politik apo udhëheqësit e tij.

Kraki gjithashtu ka kritikuar përmbajtjen e asaj që u prezantua si poezi nga e mitura, duke thënë se nuk është e përshtatshme që një fëmijë të përdorë gjuhë të tillë, por përsëriti se rasti nuk ka qenë i inskenuar.

“Nuk mund ta bësh përgjegjës kryeministrin Kurti. E pashë edhe tekstin e asaj që pretendohej si poezi, nuk ishte poezi dhe nuk duhet që një fëmijë të thotë ato fjalë, sepse janë tepër brutale. Ajo gjë nuk ka qenë skenar. Çfarë thotë apo deklaron një përkrahës në tubim është e atij; për 30 apo 40 mijë njerëz nuk mund të jem unë përgjegjës për të gjithë”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, të dielën, në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri, me ftesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në skenë është ngjitur një fëmijë, i cili ka recituar një poezi me përmbajtje politike dhe më pas ka nxitur brohoritjet në sallë në mbështetje të Kurtit.

Nga ky segment i tubimit janë shkëputur dhe shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale video të ndryshme, shumica prej tyre me karakter tallës.

Për tubimin e Vetëvendosjes në Vushtrri, ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kanë dërguar Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Lidhja Demokratike.

Rregullorja e KQZ-së për Fushatën Zgjedhore ndalon angazhimin dhe pjesëmarrjen në fushatë të fëmijëve nën moshën 15-vjeçare./teve1.info/

source

You Might Also Like

Zjarri në Dukat ende aktiv, drejt zonës nisen dy avionë dhe 40 trupa të Forcave të Armatosura
PDK edhe sot me aksion simbolik para Qeverisë, të pranishëm asamblistë nga Lipjani dhe deputetë të Aleancës
‘Mitralozë, mjete shpërthyese e uniforma’ – çfarë u gjet pranë varrezave masive në Zubin Potok- të gjitha nga konferenca e Policisë
Temperatura të larta, shmangni qëndrimin e gjatë në diell gjatë orëve të mesditës
Serbia kërkon ndihmën e Rusisë për luftimin e zjarreve

LEXO GJITHASHTU

Zhvarrosja e mbetjeve të tre personave në Kalludër i jep fund gërmimeve disajavore
Zhvarrosja e mbetjeve të tre personave në Kalludër i jep fund gërmimeve disajavore
Lajme
Mark Zuckerberg blen kështjellën historike në Irlandë, vlera deri në 35 mln dollarë
Mark Zuckerberg blen kështjellën historike në Irlandë, vlera deri në 35 mln dollarë
Lajme
Sulm me dronë rusë në Kharkiv, dy të vrarë dhe dy të plagosur
Sulm me dronë rusë në Kharkiv, dy të vrarë dhe dy të plagosur
Lajme
Shembet miniera e paligjshme e arit në Kolumbi: 13 viktima dhe 7 të plagosur
Shembet miniera e paligjshme e arit në Kolumbi: 13 viktima dhe 7 të plagosur
Lajme
Haradinaj: Të mobilizohet Kosova më 16 shtator për lirimin e katërshes së UÇK-së
Haradinaj: Të mobilizohet Kosova më 16 shtator për lirimin e katërshes së UÇK-së
Lajme

You Might Also Like

Kryetari i sindikatës së KEK-ut shpërthen në lot për punëtorin që vdiq sot: Nuk ka ditë me thënë jo në punë
TOP Momenti

Kryetari i sindikatës së KEK-ut shpërthen në lot për punëtorin që vdiq sot: Nuk ka ditë me thënë jo në punë

August 21, 2026
Hoxhaj publikon foton e rrallë bashkë me Thaçin kur ishin studentë: Të presim me padurim, miku im
TOP Momenti

Hoxhaj publikon foton e rrallë bashkë me Thaçin kur ishin studentë: Të presim me padurim, miku im

August 21, 2026
Thaçi: Qysh i kemi pasur punët si vend dhe popull, mrekullueshëm ia kemi dalë
TOP Momenti

Thaçi: Qysh i kemi pasur punët si vend dhe popull, mrekullueshëm ia kemi dalë

August 21, 2026
Policia heton vdekjen e Hayden Panettiere, reagon avokati i partnerit të saj
TOP Momenti

Policia heton vdekjen e Hayden Panettiere, reagon avokati i partnerit të saj

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?