Pesë kadetë nga Kosova kanë përfunduar me sukses studimet dhe kanë diplomuar në Akademinë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Turqisë.
Këtë e bëri të ditur ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve, të mbajtur në kuadër të Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë.
Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë ceremonisë ka takuar edhe Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, si dhe Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Güler, të cilëve ua ka përcjellë urimet me rastin e Ditës së Fitores.
Ai ka përgëzuar pesë kadetët nga Kosova për përkushtimin, disiplinën dhe suksesin e treguar gjatë studimeve, duke u uruar karrierë të suksesshme në shërbim të vendit.
“I përgëzova për përkushtimin, disiplinën dhe suksesin e arritur gjatë studimeve, duke u uruar një karrierë të suksesshme në shërbim të vendit. Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë në fushën e mbrojtjes janë të rëndësishme dhe bashkëpunimi ynë në edukimin dhe përgatitjen e kuadrove të reja ushtarake është një nga shembujt konkretë të këtij bashkëpunimi”, ka shkruar Maqedonci.
The post Pesë kadetë nga Kosova diplomojnë në Akademinë Ushtarake të Turqisë appeared first on Gazeta Express.

