By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Përplasja Rrustemi-Behrami: Po e fsheh që gjetja e varrezave masive në Veri s’do te ishte e mundur pa ndryshimin e situatës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Përplasja Rrustemi-Behrami: Po e fsheh që gjetja e varrezave masive në Veri s’do te ishte e mundur pa ndryshimin e situatës
Lajme

Përplasja Rrustemi-Behrami: Po e fsheh që gjetja e varrezave masive në Veri s’do te ishte e mundur pa ndryshimin e situatës

Momenti
Published: September 7, 2026

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, i është kundërpërgjigjur deputetit të PDK-së, Artan Behrami, lidhur me debatin për gjetjen e trupave të personave të zhdukur dhe varrezave masive në veri të Kosovës.

Rrustemi ka pretenduar se zbulimi i varrezave masive në Zubin-Potok nuk do të ishte i mundur pa ndryshimin e situatës së sigurisë në veri dhe largimin e strukturave të Milan Radojçiqit.

Your browser does not support the video tag.

“Deputeti i PDK-së Artan Behrami paska thënë se Policia e Kosovës zbuloi varrezat masive në Zubin Potok, por fshehë atë që nuk fshihet dot, se që të ndodhte kjo, fillimisht u dashtë me i largu strukturat e Radojçiqit nga veriu e me garantu prani të shtetit atje, të cilën e bëri të mundur Albin Kurti, pjesë të cilën ju e konsideronit dhuratë të Rankoviçit”, ka shkruar Rrustemi.

Ai ka vijuar me një skenar hipotetik se si, sipas tij, do të dukej veriu nëse nuk do të ishte Qeveria Kurti.

“Duhet ta marrim me mend se si do të ishte sot veriu po mos të ishte Qeveria Kurti”, ka shkruar ai.

Rrustemi pretendon se në një rast të tillë, në veri do të vazhdonin të funksiononin strukturat paralele të Serbisë, ndërsa ekzistenca e varrezave masive do të mbetej e panjohur.

“Veri me Radojçiqin zot shtëpie, e me dinar, banka, posta e komuna paralele të Serbisë, e me varreza masive në tokën tonë që nuk do t’i merrnim vesh asnjëherë”, ka shkruar deputeti i VV-së.

Reagimi i Rrustemit vjen pas deklaratave të Behramit, i cili e kishte akuzuar Vetëvendosjen për përvetësim politik të punës së institucioneve të Kosovës në procesin e gjetjes dhe identifikimit të personave të zhdukur.

The post Përplasja Rrustemi-Behrami: Po e fsheh që gjetja e varrezave masive në Veri s’do te ishte e mundur pa ndryshimin e situatës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Lladrovci pret në takim dhe i jep mirënjohje Edona Lekut, kampiones evropiane në futbollin amerikan
Ndalohen pesë furgonë dhe një kamion që dyshohet se po transportonin dru pa dokumentacion
Kuvendi çon njoftim për seancën e nesërme – në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve
Ellis: Aktgjykimi i Speciales mund të bëhet precedent për drejtësinë ndërkombëtare
Ndalohen punimet në dy kantiere në Drenas dhe Gjakovë, IQP: U konstatuan shkelje të rënda

LEXO GJITHASHTU

Të shtëna me armë zjarri në Haraçinë, plagoset një person
Të shtëna me armë zjarri në Haraçinë, plagoset një person
TOP Momenti
​Thellohet kriza në LDK, Bajrami-Abdixhikut: Je humbës i trefishtë i zgjedhjeve
​Thellohet kriza në LDK, Bajrami-Abdixhikut: Je humbës i trefishtë i zgjedhjeve
TOP Momenti
Nga UÇK-ja te Siria, çfarë zbulon aktgjykimi për bashkëpunimin e Hysri Selimit me BIA-n
Nga UÇK-ja te Siria, çfarë zbulon aktgjykimi për bashkëpunimin e Hysri Selimit me BIA-n
TOP Momenti
Gjëra të pazakonta në bodrumin e ish- Shkollës Teknike në Obiliq, dyshohet për kultivim të lëndëve narkotike
Gjëra të pazakonta në bodrumin e ish- Shkollës Teknike në Obiliq, dyshohet për kultivim të lëndëve narkotike
TOP Momenti
Ndalohen punimet në dy kantiere në Drenas dhe Gjakovë, Inspektorati konstaton shkelje të rënda
Ndalohen punimet në dy kantiere në Drenas dhe Gjakovë, Inspektorati konstaton shkelje të rënda
TOP Momenti

You Might Also Like

Tentoi t’i ikë policisë me vrap, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë pasi iu gjet drogë në veturë
Lajme

Tentoi t’i ikë policisë me vrap, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë pasi iu gjet drogë në veturë

September 8, 2026
‘‘Katrahurë kurtiane’’, Selimi pas rezultatet e PISA’s: A ka fjalë shqip me shpjegu përdhosjen që ka ndodh në këto 6 vite
Lajme

‘‘Katrahurë kurtiane’’, Selimi pas rezultatet e PISA’s: A ka fjalë shqip me shpjegu përdhosjen që ka ndodh në këto 6 vite

September 8, 2026
Schuebel takon përfaqësuesit e pakicave: Integrimi i Kosovës në BE kërkon angazhimin e gjithë shoqërisë
Lajme

Schuebel takon përfaqësuesit e pakicave: Integrimi i Kosovës në BE kërkon angazhimin e gjithë shoqërisë

September 8, 2026
Mali i Zi, një kriminel lufte dhe integrimi europian
Lajme

Mali i Zi, një kriminel lufte dhe integrimi europian

September 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?