By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Përgënjeshtrim publik ndaj manipulimeve, insinuatave dhe akuzave të pabaza ndaj ETMT Energy në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Përgënjeshtrim publik ndaj manipulimeve, insinuatave dhe akuzave të pabaza ndaj ETMT Energy në Kosovë
Lajme

Përgënjeshtrim publik ndaj manipulimeve, insinuatave dhe akuzave të pabaza ndaj ETMT Energy në Kosovë

Momenti
Published: May 30, 2026

ETMT Energy, përmes një komunikate, ka hedhur poshtë akuzat që i janë bërë në qëndrime publike ose artikuj të individëve, duke deklaruar se, duke mohuar çdo përfshirje në aktivitete ose praktika të paligjshme që synojnë të dëmtojnë konsumatorët ose të manipulojnë çmimet e energjisë elektrike, dhe se, pronarët e vetëm të kësaj kompanie janë  Marin Gjonaj dhe Artur Micko, dhe, mohon se ndonjë individ tjetër është i angazhuar në pronësi ose në ndonjë funksion të ngjashëm lidhur me kompaninë në fjalë.

Tutje theksohet se ETMT Energy operon në përputhje të plotë me ligjet dhe aktet në fuqi që rregullojnë tregun e energjisë.

“Kompania zhvillon biznesin e saj në përputhje me standardet profesionale, tregtare dhe rregullatore të zbatueshme në Kosovë dhe në sektorin e energjisë në rajon”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

ETMT Energy thekson se mbesin plotësisht të përgatitur të bashkëpunojnë me çdo autoritet kompetent në lidhje me çdo çështje që bie brenda mandatit ligjor të atij autoriteti.

Komunikata e plotë:

Përgënjeshtrim publik ndaj manipulimeve, insinuatave dhe akuzave të pabaza ndaj ETMT Energy në Kosovë

ETMT Energy hedh poshtë në mënyrë kategorike akuzat dhe insinuatat e përmendura në qëndrimet publike dhe artikujt e individëve dhe disa mediave tradicionale dhe online në Kosovë, të cilat janë manipuluese dhe dezinformuese. Artikujt paraqesin në mënyrë selektive fakte të pjesshme, heqin kontekstin thelbësor dhe krijojnë insinuata mashtruese që shtrembërojnë perceptimin publik, dhe pa asnjë përcaktim nga një autoritet kompetent mbi aktivitetin e biznesit që do të mbështeste këto manipulime serioze, gënjeshtra dhe etiketime shpifëse, të bëra kundër ETMT Energy dhe personave të lidhur me këtë kompani.

ETMT Energy operon në përputhje të plotë me ligjet dhe aktet në fuqi që rregullojnë tregun e energjisë. Kompania zhvillon biznesin e saj në përputhje me standardet profesionale, tregtare dhe rregullatore të zbatueshme në Kosovë dhe në sektorin e energjisë në rajon.

ETMT Energy është një kompani tregtare energjetike, jo një aktor politik. Prandaj, ajo nuk duhet të përfshihet ose të instrumentalizohet për mosmarrëveshje politike ose fushata zgjedhore. Debati publik mbi çështjet e tregut të energjisë në Kuvendin e Republikës së Kosovës është legjitim dhe i rëndësishëm, por duhet të bazohet në fakte, informacion të verifikuar dhe raportim të ekuilibruar, veçanërisht kur rrezikohet reputacioni i një kompanie që vepron ligjërisht.

Përpjekja e artikujve për ta lidhur ETMT Energy me sjellje të paligjshme, ndikim politik, manipulim të tregut ose përkatësi të papërshtatshme rajonale është tërësisht e pabazuar dhe duket se është e dizajnuar për të krijuar sensacion dhe për të dëmtuar reputacionin e kompanisë.

Në veçanti:

ETMT Energy mohon kategorikisht çdo përfshirje në aktivitete ose praktika të paligjshme që synojnë të dëmtojnë konsumatorët ose të manipulojnë çmimet e energjisë elektrike;

ETMT Energy udhëhiqet nga një filozofi me ndikim social si pjesë e misionit të saj strategjik;

Pronarët e vetëm të ETMT Energy janë bashkëthemeluesit z. Marin Gjonaj dhe z. Artur Micko dhe mohohet kategorikisht se ndonjë individ tjetër është i angazhuar në pronësi ose në ndonjë funksion të ngjashëm lidhur me ETMT Energy;

ETMT Energy në Kosovë, është në pronësi 100% të Ener Trade Shpk në Shqipëri.

Çdo marrëdhënie biznesi ose transaksion tregtar i ndërmarrë nga kompania kryhet në mënyrë të ligjshme, transparente dhe në përputhje me rregulloret e tregut;

Ener Trade Shpk në Shqipëri është e specializuar në Tregtimin me Shumicë të Energjisë Elektrike me prani në 12 vende, e licencuar në Mal të Zi dhe në Shqipëri dhe, nëpërmjet kompanive bija dhe partnerëve të saj, e licencuar për Tregti me Shumicë të Energjisë Elektrike në Hungari, Itali, Slloveni, Kroaci, Bullgari, Greqi, Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ener Trade Shpk në Shqipëri dhe kompanitë e saj bija kanë tregtuar fizikisht më shumë se 3 TWh energji elektrike në 12 vende çdo vit gjatë 5 viteve të fundit. Ener Trade Shpk në Shqipëri raportoi të ardhura të larta çdo vit, konkretisht 399 milionë euro në vitin 2022 dhe 199 milionë euro në vitin 2025.

Ener Trade Shpk në Shqipëri është pjesë e Gjonaj Group Holdings dhe ka prani globale në më shumë se 15 vende, e themeluar që nga viti 2009, me më shumë se 1000 punonjës aktivë në më shumë se 20 kompani në të gjithë botën.

ETMT Energy në Kosovë, pasi konkurroi në ankandin vjetor të KESCO-s për importet e energjisë së Kosovës për vitin 2026, e fitoi këtë ankand, duke ndjekur një procedurë shumë transparente, me procedurë ofertash të mbyllura me hapje publike të ofertave.

Artikujt nuk arrijnë të ofrojnë raportimin e plotë lidhur me të dhënat e mësipërme, verifikimin faktik nga A në Zh.

Artikujt dhe qëndrimet publike nuk i dhanë mundësi ETMT Energy të reagonte në mënyrë adekuate para publikimit, gjë që tregon qartë një qëllim dashakeq të etiketimit shpifës dhe manipulimit të perceptimit publik;

Përdorimi i gjuhës nxitëse dhe i aludimeve me ngarkesë politike përbën një sulm serioz ndaj integritetit dhe reputacionit profesional të kompanisë.

ETMT Energy mbetet plotësisht e përgatitur të bashkëpunojë me çdo autoritet kompetent në lidhje me çdo çështje që bie brenda mandatit ligjor të atij autoriteti. Kompania është e bindur se çdo shqyrtim objektiv dhe i ligjshëm i fakteve do të konfirmojë se akuzat e bëra kundër ETMT Energy janë pa baza.

Në të njëjtën kohë, ETMT Energy kërkon zyrtarisht:

Publikimi i menjëhershëm i kësaj përgjigjeje me dukshmëri dhe rëndësi të barabartë me artikullin origjinal;

Korrigjimi ose heqja e deklaratave të rreme, mashtruese dhe shpifëse në lidhje me ETMT Energy;

Ndërprerja e publikimeve të mëtejshme që përmbajnë akuza të paverifikuara që dëmtojnë reputacionin dhe pozicionin tregtar të kompanisë.

ETMT Energy ruan të gjitha të drejtat dhe mjetet juridike të disponueshme sipas ligjit në fuqi, duke përfshirë të drejtën për të ndjekur veprime ligjore, për të kërkuar dëmshpërblim, në lidhje me dëmin ndaj reputacionit dhe dëmin tregtar të shkaktuar nga publikimi dhe çdo shpërndarje e mëtejshme e akuzave të pabaza.

ETMT Energy mbetet e përkushtuar ndaj sjelljes së ligjshme të biznesit, transparencës, pajtueshmërisë rregullatore dhe angazhimit konstruktiv me institucionet, përfaqësuesit e medias dhe publikun.

Me respekt,

ETMT Energy

The post Përgënjeshtrim publik ndaj manipulimeve, insinuatave dhe akuzave të pabaza ndaj ETMT Energy në Kosovë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Makina përplas për vdekje një 64-vjeçar që udhëtonte me motor në Tiranë
Reuters raporton për urdhrin e SPAK që Vlora Hyseni të vihet në arrest shtëpiak, përmendet që është nga Kosova
Lladrovci: Liria jonë ka rrënjët në veprimtarinë atdhetare të gjeneratave të tëra!
Marrëdhëniet SHBA-Iran, Rubio: Jemi të hapur për takim në OKB, por ende nuk ka një plan
Trump e falendëron Kosovën në fjalimin e tij në OKB për kontributin me trupa ushtarake në kuadër të Bordit të Paqes

LEXO GJITHASHTU

Trump falënderon Kosovën dhe Shqipërinë për angazhimin e trupave në Gaza
Trump falënderon Kosovën dhe Shqipërinë për angazhimin e trupave në Gaza
TOP Momenti
Policia gjermane shpall në kërkim 23-vjeçarin nga Vushtrria, dyshohet për vrasjen e një 15-vjeçari
Policia gjermane shpall në kërkim 23-vjeçarin nga Vushtrria, dyshohet për vrasjen e një 15-vjeçari
TOP Momenti
Gashi në takim me Hilal: Forcimi i bashkëpunimit për barazinë gjinore dhe avancimi i pjesëmarrjes së të rinjve
Gashi në takim me Hilal: Forcimi i bashkëpunimit për barazinë gjinore dhe avancimi i pjesëmarrjes së të rinjve
TOP Momenti
Rreth 15 mijë persona përfituan nga ndihma sociale në Kosovë, sociologët kërkojnë më shumë fokus te punësimi
Rreth 15 mijë persona përfituan nga ndihma sociale në Kosovë, sociologët kërkojnë më shumë fokus te punësimi
TOP Momenti
Maqedonia ndër vendet me konsum të lartë të duhanit, 22.5% e qytetarëve mbi 16 vjeç konsumojnë duhan
Maqedonia ndër vendet me konsum të lartë të duhanit, 22.5% e qytetarëve mbi 16 vjeç konsumojnë duhan
TOP Momenti

You Might Also Like

“Nëse e ka bërë për llogari të shërbimeve të tjera…” – Gazetari Artan Hoxha: SHISH mund të jetë shndërruar në shërbim të pushtetit
Lajme

“Nëse e ka bërë për llogari të shërbimeve të tjera…” – Gazetari Artan Hoxha: SHISH mund të jetë shndërruar në shërbim të pushtetit

September 22, 2026
Arrestohet një 35-vjeçar që ishte i dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim për vjedhje, dërgohet në vuajtje të dënimit
Lajme

Arrestohet një 35-vjeçar që ishte i dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim për vjedhje, dërgohet në vuajtje të dënimit

September 22, 2026
Bordi i Paqes dhe “ndalja e luftës me Serbinë”, Trump e përmend dy herë Kosovën në Kombet e Bashkuara
Lajme

Bordi i Paqes dhe “ndalja e luftës me Serbinë”, Trump e përmend dy herë Kosovën në Kombet e Bashkuara

September 22, 2026
Edhe Elvis Hoxha i jep komentet e tij për nismën e PDK: Eksperiment, duan ta vendosin në pozitë të vështirë VV’në
Lajme

Edhe Elvis Hoxha i jep komentet e tij për nismën e PDK: Eksperiment, duan ta vendosin në pozitë të vështirë VV’në

September 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?